
Mulliqi: Zot, mbroje Kosovën…


Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Pak më ftoftë këto ditë të tetorit.Ka edhe disa muaj deri në fund të vitit.Gjithnjë e më pak që po jetojnë mirë.Kur jemi të koha sigurishtë se rënja e temperaturave nuk do të pritet mirë nga ata që nuk i kan kushtet e mira për jetës.Sikur shteti që shumë kohë I ka harruar këtë kategori më gojë të uritur.Ndërkohë, ne po ushqehemi me informacion dhe dezinformim, me një bollëk të tillë sa është e vështirë të kuptohet. Dhe, kjo është e keqja jonë që po vjene nga politika .
Disave nga jeta politike dhe jeta publike ka filluar tu duket Kosova si kabare.Vendi është mbushur më budallallëk që veq nuk po pelcët.Po shohim një garë politike të ndytë, po shohim njerëz të politikës dhe të mediave që janë përfishirë në gjera shumë të dëmshme për vendin.Po shfaqet dhunë kundër krahut tjetër politikë, me britma banditësh që mundohen të fshihen nga frika.Shumë kan hy në një terren të rreshqitshem që vëshitrë e kan të mbahen gjatë në këmbë pa rënë përtoke.Çdo gjë është bërë shfaqje teatrore.Edhe një shfaqjeje të dobët i thonë shfaqje , por kjo çka po ndodhë në skenën tonë politike lirisht nund të quhet cirkus.Këto aktivitete politike më shumë po ngjajnë në bandë të organizuar mirë. Artikulli sigurishtë që ka një ton serioz, pa asnjë pretendim, por që njerëzit e politikës nuk marrin asgjë seriozisht, hapësira e tyre politike është bërë hapsirë që publiku po qesh më ta.Këta nga lakmia për pushtet dhe para është dro që të pijnë edhe urinën e vet.Sepse këta fjalë për fjalë i referohen një organizmi të jashtligjshem ,por të organizuar mirë.Referencat e tyre politike janë bizare,janë referime jashtëinstitucionale.Të rinjët në politikë kan rënë në hall së si të reagojnë , kurse Rugova ka shkuar moti në botën tjetër.Shumë nga këto garnitura politike mund të portretizohen si figura tragjikomike.Shakatë e tyre janë të pakripura , por që zemrojnë , demoralizojnë dhe finalizojnë të keqen për qytetarët.
Disa kan arritur në kufijtë e çmendurisë publike.Të pa mbushur mend të cilët po vjellin plotë urrejtje ndaj të tjerëve.Përditshmëria ka marrë për fat të keq një kthesë të rrezikshme për shtet.Dihet së ka njerëz të politikës dhe të gazetarisë , që ruajnë nderin e politikës dhe të gazetarisë shqiptare .Rreshtimi i keq i disave dhe madje edhe më motive antikombëtare , nuk duhet të tolerohet.Budallalleqët janë duke na shkaktuar dëme të mëdha.Budadallëku që nuk më pelqën fare kjo fjalë, ka ngjashmëri më stallë derrash. Kjo po thuaj së është bërë gjuha e përditshme, por edhe e gerditshme , që po shohim dhe po ndëgjojmë në disa televizione, por edhe media të tjera.
Zot, mbroje Kosovën…
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".