
Mulliqi: Mediat dhe roli i tyre në sigurinë kombëtare


Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Nëse nuk krijohet një sistem mediatik kombëtar serioz, financiarisht i qëndrueshëm dhe i menaxhuar profesionalisht, Kosova do të jetë e pushtuar përgjithmonë për sa i përket informacionit. Pikërisht për këtë arsye beteja për median kombëtare është në fund të fundit një betejë për mbijetesën e shtetit të Kosovës dhe identitetit shqiptarë
A kemi vërtetë në pluralizem apo kemi krijuar iluzion?Është shumë simptomatike së mediat janë futur thëllë në gjueti shtrigash.Dhe, disa media elektronike tashmë nuk janë rast i izoluar po është krijuar model i koordinuar.Këto media janë në pronësi të oligarkëve madje flitet edhe për futjën e ndikimit të kapitalit serb, që është e patolerusheme dhe e dënuar ligjerisht.Dikush fortë është duke e rrahur telin antikombëtriazmit si ne media ashtu edhe në politikë.Janë duke krijuar gjendje shkatërruese.Të ndodhë kjo në një vend që ka luftuar për lirinë e tij dhe e ka paguar më shumw gjak krijimin e shtetit të pavaruar, një sitautë e tillë është thellësisht katastrofike .Mediat nuk janë vetëm një hapësirë për debat public.Ata janë instrumente të rëndësishme për formësimin e vetëdijes shoqërore , mjet për formimin e qendrime politike, dhe udhëzim afatgjatë të politiës kombëtare.A jemi në si Kosovë me mediat tona në linjës e kombëtarizmit është e diskutueshme , së paraqitjët e njerëzve të profileve të ndryshme , politikanve dhe analistve nuk përkon së pari në realitetin e pastaj as më kombëtarizmen. Kur i gjithë sistemi kryesor braktiset ose në interes të njerëzve të tjerë ose në struktura ideologjike, dhe për qëllime profotereske duke anashkalur interesin e shtetit , pasojat e gjithë kësaj janë tw mwdha.Kjo është arsyeja pse çështja e mediave të forta kombëtare , nuk mund të trajtohet si luks apo si një çështje anësore.
Është çështje sigurie kombëtare. Kushdo që kontrollon hapësirën e informacionit dhe komunikimit kontrollon gjithashtu perceptimin publik, dhe kështu të ardhmen e shtetit. Prandaj, nuk është ekzagjerim të thuhet se pa media kombëtare nuk ka politikë kombëtare, sepse veprimi politik lëviz gjithmonë brenda kornizës së formuar nga diskursi mediatik. Po tentohet më çdo kusht të mbizotëron narrativa mbizotëruese mediatike , që po na shkakton dëme në informimin korrekt të opinionit të gjerë public.Këto deformime apo jo të vertata po plasohen nëpër debate të ndryshme nga njerëzit e caktuar të analistëve politikë dhe nga disa njerëz të politikës.Këta po i shikojnë interesat e ngushta individuale apo grupore, duke lënë anash interesin e përgjithshem.Ky shtrembërim i fakteve po e relativizon edhe luftën tanë çlirimtare, duke goditur thelbin e identitetit shqiptarë.Po ndëshemi në këto televizione më manifestimet e ndryshme të një karakteri jugonostaligjk, apo serbonostalgjik.Është shumë apsurde dhe e pa pritur që këto media të kënë një qasje të tillë të dëmshme për shtet dhe komb.Kjo nuk mund të jetë një rastësi , kjo është diqka e planifikuar.Sikur kan harruar disa së nuk jemi në sistemin totalitar, apo po dëshirojnë të na kthejnë aty.Të tentohet të instalohet një mentalitet i tejkaluar apo një mentalitet të modeleve të komunizmit nuk është e tolerueshme dhe është shumë e dënueshme.Nëse nuk krijohet një sistem mediatik kombëtar serioz, financiarisht i qëndrueshëm dhe i menaxhuar profesionalisht, Kosova do të jetë e pushtuar përgjithmonë për sa i përket informacionit. Pikërisht për këtë arsye beteja për median kombëtare është në fund të fundit një betejë për mbijetesën e shtetit të Kosovës dhe identitetit shqiptarë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".