Mulliqi: Me patriotizmin, rrenat dhe manipulimet nuk kanë asgjë të përbashkët…

Mulliqi: Me patriotizmin, rrenat dhe manipulimet  nuk  kanë asgjë të  përbashkët…
Mulliqi: Me patriotizmin, rrenat dhe manipulimet  nuk  kanë asgjë të  përbashkët…

Skender Mulliqi

  • 25 October 2025 - 16:34

Për ata që duan të na sundojnë,gënjeshtrat janë të vërteta,skllavëria është liri,injoranca është forcë.Sa më shumë shoqëria bie në gënjeshtra,aq më shumë njerëzit fillojnë ti urrejnë ata që thonë të vërtetën …

Nga Skënder MULLIQI

Gjithmonë është folur për patriotizmin dhe për tradhëtinë kombëtare.Shumë kush fjalën patriotizëm e ka keqpëdorur për realizmin e interesave personale .Dhe, gjithnjë për ti bërë budallenj të tjerët.Kohët e fundit, jemi dëshmitarë në media se si patriotizmi po përdorët për përqarje –si diqka që i përketë vetëm disave , ndërsa të tjerëve u mohohet e drejta për të dashur vendin e tyre.Patriotizmi nuk matet vetëm për një periudhë të caktuar kohore , por matet çdo ditë.Ne besojmë se patriotizmi nuk duhet të jetë subjekt përqarjeje , përkundarzi subject bashkimi.Keqpërdoruesit patriotizmin , po e përdorin sa herë që kanë nevojë për te .Patriotizmi është kujdes për popullin, punë të ndershme , liri mendimi dhe shprehjeje , përgjegjësi për njerëzit dhe përgjegjësi për proceset shoqërore dhe politike në vend.Kjo nuk po vlenë nga një grup analistëve famoz, të cilët po mendojnë se janë shumë të ditur, e që po plasojnë budallakina , poshtërsia më të ulëta dhe ajo që është krysore po bien në antkombëtarizëm .Po harrojnë këta banalisitë që tashmë kan kaluar në monotoni, së Kosova është shtëpi për të gjithë njerëzit.Është dashuri që lidh.Dhe, shumë më tepër!Ata që i kontribuojnë platformës politike të bashkimit mund të na flasin për patriotizëm.Patriotizëm është kur mbrohet atdheu dhe kombi, patriotizem ishte lufta për liri dhe pavarësi nga Serbia.Patriotizëm është lufta për shtëtndërtim dhe mirëqenje pa keqpërdorime.

Ata që duan të na sundojnë i relativizojnë të gjitha këto.Për ata që duan të na sundojnë,gënjeshtrat janë të vërteta,skllavëria është liri,injoranca është forcë.Sa më shumë shoqëria bie në gënjeshtra,aq më shumë njerëzit fillojnë ti urrejnë ata që thonë të vërtetën .Zot,na çliro, nga këto rreëna dhe mashtrime që bien ndesh më të vertetën dhe më patriotizmin .Kosovës këto qasje negative të kokave të mykura politike dhe të jë pjese të analistëve politikë, janë duke i shkaktuar dëme të mëdha në secilat drejtime të jeës dhe të punës.Deomos duhet gjetur mekanizma adekuat që rrenat, manipulimet dhe antikombëtarzmi i shfaqur, të përfundojnë njëherë e mire për të mirën e Kosovës.Me patriotizmin, rrenat dhe manipulimet që po i plasohen opinionit të gjerë public, nuk kanë asgjë të përbashkët…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".