Hyseni: Xhafer Tahiri, shembull UNITETI!
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI
-Ndërkaq, përçarësit dhe kundërshtarët e Unitetit , dyshohet se janë duke “bërë roje” në llogoret e “Srpska listës”, duke pritur ndonjë “tender të majshëm” në vendkalimet kufitare në Jarinje apo në Zubin Potok (!)
-Mirëpo, “drama” të tilla nuk do të shfaqen më në territorin verior të Kosovës, sepse Qeveria e tandemit Kurti dhe Osmani kanë nën kontrollin e tyre të plotë sovranitetin territorial dhe shtetëror, edhe në pjesën Veriore të Kosovës.
- Hyrja e LDK-së së Vushtrrisë në aleancë me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, pa dyshim se është një potez racional dhe realist politik i kryetarit të saj, Xhafer Tahiraj për të zgjidhur krizën politike rreth formimit të Qeverisë 3 së Albin Kurtit. Veç kësaj, kjo marrëveshje LDK-Vetëvendosje, para së gjithash vë në dukje ngritjen e vteëdijes së edukimit dhe të arsimimit të drejtë politik (se pa dialog paqësor, pa kompromis, pa bashëpunim ndërpartiak nuk bëhet kurrfarë politike në favorin e mbrojtjes së interesit të përgjithshëm të qytetarit e as të shoqërisë, në tërësi) dhe ngritjen e vetëdijes së lartë kombëtare,pa të cilën çdo politikë, është vetëm një zero në akull asgjë më shumë!
Esenca dhe rëndësia e kësaj marrëveshjeje mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, qëndron në faktin, dhe, për më tepër, është argument i parrëzueshëm, se politika nuk është kategori statike, por tejet e ndryshueshme ( si shpejtësia e dritës… etj.), që nuk duron “mite fosilesh” të epokave, të shekujve apo të dekadave të perënduara. Nuk jetohet me mite, me historicizëm, me gënjeshtra dhe me përralla të Zhan dë La Fontenit dhe me përrallëza të Ezopit, por me fakte, argumente dhe me realizëm të kohës në të cilën jetojmë.
Me një fjalë ((bashibozukëve politikë dhe naivë), lideri i hollë politik Xhafer Tahiri iu tregoi të vërtetën e argumentuar konkrete se, pa kompromis, pa marrëveshje dhe pa unitet, nuk ka as politikë e as filozofi të jetës së njëmendtë realiste, demokratike dhe paqësore.
-Ata që marrin vesh në poliitikë; ata që kanë ndjenja dhe vetëdije kombëtare shqiptare , duhet falënderuar dhe përqafuar lidhjen e koalicionit LDK-Vetëvendosje, të nënshkruar nga Xhafer Tahiri dhe Sylejman Meholli.
Çdo kritikë subjektive dhe e njëanshme me recidiva mitologjike të fosileve të kohëve të kaluara, është e papranueshme, edhe politikisht, edhe kombëtraisht, edhe demokratikisht, sepse ky koalicion nuk rrezikon interesat e askujt qoftë nga pozita, qoftë nga opozita, por është shprehje e vullnetit të mirë, që çon drejt zgjidhjes së krizës politike momentale, si dhe para së gjithash është vision tejet premtues dhe shpresëdhënës , që përligj UNITETIN jo vetëm politiko-ndërpartiak, por edhe të mbarë kombt shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, jo të QEVERIVE MULATE-HIBRIDE me “srpska lista” anti-UÇK dhe anti-ADEM JASHARARI , që kanë flijuar jetët e tyre për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës, jo për ministrant e qeverisë dhe për deputetët e “Srpska listës” !!!
Së fundi, me kënaqësi, një përshëndetje nga zemra, faleminderit Xhafer Tahiri dhe Sylejman Mehollli, që dëshmuat, se duhet të ecim me kohën,me të sotmen me përparimin, me pajtimin dhe me bashkimin edhe politik, edhe kombëtar shqiptar, sepse pa këtë strategji largpamëse dhe të domosdoshme, sërish do të ngelnim hyzmeqarë dhe robër të çizmeve të huaja kolonialiste dhe hegjemoniste sllavo-bizantine.
-Thjesht, me koncepte të vjetra të konsumuara dhe të falmentuara, nuk mund të bëhet asnjë politikë e protagonistëve të rinj të sotëm me koncepte të reja, që përkojnë me kohën moderne të këtij fillimshekulli (XXI).
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
