Reflektim drejt institucionalizimit të ribashkimit kombëtar shqiptar

Reflektim drejt institucionalizimit të ribashkimit kombëtar shqiptar
Reflektim drejt institucionalizimit të ribashkimit kombëtar shqiptar

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 01 November 2025 - 15:14

Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI


- Kur kryeministri apo presidenti flasin dhe veprojnë drejt në mbrojtjen e interesave vitale dhe të përgjithshme të popullit dhe të shtetit, atëherë si gazetarët, si publicistët, si shkencëtarët, duhet t’u thonë se, - e keni mirë! Ndërkaq, nëse bëjnë të kundërtën e kemi me borxh, edhe njerëzor, edhe profesional, t’u themi se janë gabim dhe e kanë keq. Ndryshe, çdo vlerësim idiotik, shpifës, intrigues dhe diskreditues ndaj cilitdo shtetari a a lideri politik të brendshëm a të huaj, është i papranueshëm, i dënueshëm dhe jo profesional.



Ribashkimi nuk ka brirë, Drejtori i Portit të Durrësit në Shqipëri nga Kosova, është AKT NACIONAL, PATRIOTIK DHE STRATEGJIK



- I lumtë kryeministrit Edi Rama!



- Hapin e dytë konkret shumë të shpejtë ( e kërkon koha) si në rastin e Portit të Durrësit me Liburn Aliun në krye, ta bëni me një dekretligj dhe, në bazë të Kushtetutës në fuqi të Shqipërisë (1998) ribashkimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me Akademinë e Shkenacve të Kosovës dhe me Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve të Nju-Jorkut. Kjo është urgjente dhe me interes staretgjik të jashtëzakonshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar, sepse i gjithë potenciali akademik, ashtu, sikurse ai politik e diplomatik, duhet të jetë i bashkuar sa më parë të jetë e mundur, sepse koha po kërkon ribashkimin e domosdoshëm të të gjitha trojeve etnike shqiptare.



Që nga viti 1878 (shek.XIX) e deri më sot (2025, shekulli XXI), koha provoi se me “100 parti”, me “100 politika”, me “100 akademi”, me “100 platforma” dhe me “100 kushtetuta”, nuk pati ribashkim kombëtar shqiptar e as Shqipëri etnike të ribashkuar. Ndaj, koha s’po pret, patjetër duhet të njësohet i gjithë potenciali kombëtar akademik shkencor dhe politik e diplomatik. Ndryshe, do të vendnumërojmë në shekujt XIX dhe XX, pa zgjidhjen e çështje koloniale të shqiptarrëve në katër vilajetet e Shqipërisë Etnike në Ballkan.



Zgjedhja e Liburinit në krye të Portit të Durrësit të Shqipërisë assesi nuk është tradhti, as mashtrim, as mit, as utopi, as spekulim me Kosovën dhe me Shqipërinë, por është realitet faktik, institucional, moral, ligjor, demokratik dhe paqësor, që është një nga objektivat e prioriteve strategjike të politikës dhe të diplomacisë së Shqipërisë në sfondin e marrëdhënieve ndërkombëtare.



Ndryshe, do të ngelim në “mëshirën” e “botës serbe” të Serbisë së Madhe të Nikola Pashiqit, të Slobodan Milosheviqit, të Aleksandër Vuçiqit, të Aleksandër Vulinit dhe të Ivica Daçiqit…etj. Do të na përpijë djalli nga “qëllimi i përhershëm i Serbisë për zhdukjen e përhershme fizike të popullit shqiptar nga trojet e tij shekullore, duke zbatuar terror, gjencid shtetëror me përmasa shumë më të gjera, si në të kalaurën, ashtu edhe sot, kështu do të vepronte edhe në të ardhmen…” (shih: Akademik Prof.Dr. Mark Krasniqi, Kosova sot, Prishtinë, 1992, f.36 ).



Kjo vepër strategjike, politike, tregtare, ekonomike dhe diplomatike në funksion të institucionalizimit të ribashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë etnike, e kryeministrit aktual Edi Rama, pa dyshim se pasqyron ndjenjën e guximt, të patriotizmit, të përgjegjësisë ndaj aspiratës shekullore të ribashkimit kombëtar dhe të Shqiërisë Etnike.





-Bravo kryeministër Edi Rama, ky emërim i Liburn Aliut nga Prishtina në Portin e Durrësit, është patriotizëm, dëshmi se Edi Rama jo vetëm se e do bashkimin si koncept teorik, historik, kombëtar e shtetëror, por, ja me shembull konkret po e argumenton idenë, dëshirën dhe vizionin e ardhmërisë së ribashkimit të Shqipërisë Etnike.



-Ata skribomanë me mendje të ndryshkur dhe me sy të verbër, që këtë zgjedhje të Liburn Aliut e quajnë si “tradhti” të kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës, janë spiunë, agjentë dhe argatë merecenarë filorusë ose filoserbë të paguar të agjenturave propagandisike subversive të Beogradit, të Moskës, të Athinës, të Bukureshtit ose të Sofjes…etj.



Pavarësisht nga zagarët dhe klysharia poliito-propagandistike kusilinge shqipfolese kundër ribashkimit kombëtar shqiptar dhe Shhqipërisë Etnike, kryeminisri Edi Rama, duhet të vazhdojë me projekte të këtilla strategjike kombëtare dhe ndërkombëtare për realizimin e domosdoshëm institucional (de fakto dhe de jure) të ribashkimit të kombit dhe të Shqipërisë Etnike, jo me Serbinë, as me Greqinë, as me Malin e Zi , as me BeH etj., sepse ne nuk kemi opsion tjetër të ekzistncës si komb dhe si shtet në Ballkan. Së pari, ta bëjmë ribashkimin brendakombëtar shqiptar, pastaj të integrohemi dhe të bashkohemi me shtete të tjera të Bashkimit Evropian (BE).



Sa më sipër, me akt institucional patriotik gjeopolitik dhe gjeostrategjik largpamës në favorin e interesave të ribashkimit ekonomiko-financiar, tregtar dhe politik e territorial të mbarë kombit dhe Shqipërsië etnike, kryeministri Edi Rama nuk është “tradhtar”, por vetëm faqebardhë e shpresëdhënës për zhvillimin, përparimin dhe lulëzimin e gjithëmbarshëm të kombit dhe të Shqipërisë së Bashkuar Etnike në Ballkan. “Kjo do të ishte zgjidhja më e drjetë dhe më e mirë e problemit të popullit shqiptar në Ballkan”, siç thotë argumentueshëm, Akademiku ynë i paharruar Prof.Dr. Mark Krasniqi në veprën e tij “Kosova Sot”, 1992; f.31.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".