Kjo opozitë po mundohet me ardhë prapë në pushtet
Ragip Mexhuani
Nga Ragip Mexhuani
Kjo opozitë po mundohet me ardhë prapë në pushtet në çdo mënyrë qoftë edhe në koalicion me VV-në për ta minuar këte nga brenda
Kështu kjo opozitë ka qëndruar në pushtet 20 vjet me premtime, në emër të luftës, me blerje-vjedhje votash (2010),etj.
VV-ja - Albini n’rastse bën koalicion me këta që e uzurpuan e shkatërruan dhe e copëtuan Kosovën 20 vjet, VV-ja - Albini do ta humb përkrahjen e votuesve. Nga kjo opozitë që kur ka fituar VV-ja - Albini ka qenë i kërcënuar, i akuzuar, i kritikuar, i fyer-i njollosur. Ditën e parë që u zgjodh Albini kryeministër më 2021 në parlament Fatmir Limaj i thotë Albinit: “Edhe po deshe ti me e shitë Kosovën dije se ne jemi këtu”.
Kadri Veseli i thotë Albinit: “Ti në kofsh gjallë ki me e kthy Serbinë në Kosovë”… Kur ishte kryeparlamentar K.Veseli e pati sharë poshtërsisht Albulena Haxhiun në parlament.
Ashtu Kujtim Shala e shan në parlament kryeministrin Kurti nënën e tradhëtarit!?”.
Këta mundohen me ardhë në pushtet edhe me gënjeshtra-shpifje,kinse policia me këpucë të dëmtuara, ushtria pa ushqim të rregullt. Ashtu u demantue gënjeshtra nga gazetari-analisti Branisllav Kërstiq që gruaja e A.Kurtit nuk punon dhe nuk jeton në Beograd. Është gënjyer nga gazetari-analisti Berat Buzhala ka qenë i mbuluar me batanije në një veturë serbe!?(A e keni fotografinë e Albin Kurtit në veturë?)
Kjo opozitë 61 herë bllokoi-nuk votoi për formimin e parlamentit dhe të qeverisë. Opozita, TV-analistët, etj e akuzojnë Albinin-VV-në bllokues të parlamentit. Qeveria Kurti i kishte 57 vota, kurse kjo opozitë-4 parti nuk ia dhanë Qeverisë Kurti nga një votë. Fatmir Limaj me tri vota e kërkonte kryeparlamentarin, ndonjë ministër-zv.ministër. Krerët opozitarë ditën e parë të mosvotimit të tyre i thanë Albinit dhe ministrave mos me hy në zyrat e qeverisë.
Hikmete Bajrami: Qeveria Kurti i ka uzurpuar zyret e qeverisë. Prokuroria ka faj, por ne do ta largojmë me votë. KTV, 31 tetor 2025.
Hikmete Bajrami kur ishte ministre e financave janë keqpërdorur 2.1 milionë euro.
Memli Krasniqi: kurrë Albini nuk ka me qenë kryeministër.
Ramush Haradinaj: rregullisht thotë Albini i Serbisë.
Sikur VV-ja-Albini ta dëgjonte Duda Baljen për formimin e 1 komune boshnjake-gorane Qeveria Kurti do të ishte krijuar. Boshnjakët-goranët janë popullatë e tretë në Kosovë pas shqiptarëve dhe serbëve në 33 vendbanime shumicë, 70.000-75.000 banorë (2003 prof.dr. Rifat Blaku).
Demaçi duhet me i përkrahë minoritetet-krijuar kushtet që të mos lidhen me Serbinë.
PDK,LDK,AAK-Nisma nuk krijuan kushte sdm. minoritetit serb prandaj u formuan komunat serbe ashtu kishat-manastiret serbe u bënë Zona të Mbrojtura me Status Special dhe Kosova u bë me 55 minishtete serbe-kishtare.
Pastaj këto 4 parti e rrezikuan edhe veriun, andej u koncentruan serbët dhe i dëbuan këndej shqiptarët.
Qeveria e Serbisë po e do opozitën por jo Albin Kurtin!?
“Më mirë 100 vjet bisedime se sa 1 ditë luftë” (Latine).
Rugova: “Për dy ditë do të mund të na shkatërronin të gjithëve… Serbët e marrin UÇK-në si pretekst për vrasjen mbi popullatën shqiptare”.
Fatmir Humolli: “Jam i sigurt se politikën e UÇK-së e ka udhëhequr Serbia… UÇK-ja nuk ka patur shtab fare madje nuk ka patur as Komandant të Përgjithshëm (komandantët e zonave kanë punuar në mënyrë të pavarur) por ka qenë një grup i njerëzëve të cilët i kanë uzurpuar pozicione-parashutistë me ndihmën e aleatëve të Serbisë dhe e kanë ndërtuar Shtabin e Përgjithshëm. Pra Shtabi i Përgjithshëm ka qenë uzurpim i luftës çlirimtare, që do të thotë se UÇK-ja nuk ka qenë pjellë e Shtabit të Përgjithshëm”.
Komandant Remi: “ Reçaku duhet të mbetet në histori që solli NATO-n në Kosovë. … Forca ime për të mbrojtur popullatën nuk ka qenë as 5%. … Forcat armike tani ishin të përqëndruara në të gjitha fshatrat. …”
Ramush Haradinaj: “Kurrë nuk kam besuar se mund të ndodh ikje e organizuar e ushtrisë. … Më kishin mbetur vetëm 50 ushtarë.”
Ramush Haradinaj: Para bombardimeve të NATO-s në Dukagjin kishte 3mijë ushtarë.
Rexhep Selimi-Grupi Ndërkombëtar i Krizave UÇK-ja kishte rreth 10,000 pjesëtarë të regjistruar (IKS, 2011).
Qemal Aliu- Agjencia e Flakëve të Luftës Kosovapress Prishtinë 2004 f.121 “Berisha mbeti vendi i vetëm i pashkelur nga forcat serbe. …” Presidenti amerikan Bill Klinton Uashington, 13 qershor (Kosova Press).
Bill Klinton ne luftën ju paqen. B. Klintoni u dërgoi një mesazh të përzemërt shqiptarëve. Ai i porositi shqiptarët që pas kthimit të mos hakmerren mbi serbët. …
Naim Maloku: “Me lojërat që Serbia i ka bërë me Rugovën, ne edhe si komb jemi poshtëruar, sepse nuk ishim të aftë ta nxirrnim Rugovën prej duarve të Serbisë, pra ose ta kishim mbrojtur ose të kishim bërë ndërrime me ndonjë serb. ….”
Halil Geci: Ku ishit ju Gjeneralët e Hashimit kur luftoi vetëm Adem Jashari!? (Bota Sot 12 shkurt 2001).
Pse nuk kanë qenë në gjendje pas vitit 1993 Jakup Nura, Sami Lushtaku, Hashim Thaçi… që të takohen me Adem Jasharin?! Intervistë me Sylejman Selimin- Sulltanin- Intervistuar nga Shkëlzen Gashi (Kosova Sot 6 janar 2005).
Më 8 nëntor 2024 Avdullah Hoti kërkon marrëveshjen Hoti-Vuçiq që ishte mbajtur në Shtëpinë e Bardhë te Trumpi-Grenelli me 4 shtator 2020. Ashtu Vuçiqi një ditë më vonë e kërkon këtë marrëveshje të Uashingtonit e cila ishte në favor të Serbisë si të gjitha marrëveshjet tjera që nga pas lufta. Në këtë marrëveshje të Uashingtonit Serbia u bë hisedare në Liqenin e Ujmanit. Kjo marrëveshje ishte festuar në Beograd së bashku me Grenellin, si marrëveshje historike për Serbinë (Halil Geci).
Grenelli me Opozitën (LDK-në) e patën rrëzuar Qeverinë Kurti. Më 9 nëntor 2024 mediat e Kosovës TV. për herë të parë pranuan që H.Thaçi me Vuçiqin janë marrë vesh për ndryshimin e kufijve në Albach të Austrisë me 25 gusht 2018.
Enver Hasani këshilltar i Thaçit ka deklaruar: “Vuçiqi organizoi takimin Thaçi-Putin për shkëmbim territoresh”.
Më 28 nëntor 2024 R.Haradinaj deklaroi:”Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin më të keq në Ohër” (më 27 shkurt 2003). Nuk është e vërtetë Aneksi i Marrëveshjes Kosovë-Serbi në Ohër nuk është nënshkruar as ratifikuar dhe si i tillë nuk ekziston.
Qeveria e Serbisë-Vuçiqi po e kërkon Asociacionin e H.Thaçit 2013 dhe të I.Mustafës 2015.
TV.21, me 27 nëntor 2024 “Opozita n’rastë se fiton do ta pranon Asociacionin. Qeveria Kurti i thotë jo draftstatusit evropian për Asociacionin”.
( Vuçiqi po e kërkon gjendjen në Kosovë para 4 viteve).
Ashtu M.Gjuriqi në KS të OKB-së e kritikoi A.Kurtin.
Prokurori-Gjykatësit: Pyetne z.H.Thaçin sa herë ka ardhë fshehtas në Gjykatën Speciale, çfarë përpiqej të fshihte për UÇK-në?!
PDK-ja : Petrit Selimi dhe Bernard Nika drejtuar BE-së mos ia hiqni sanksionet Kosovës sepse fuqizohet VV-ja-Albini.
A.Kurti gjuhet me gurë gjatë fushatës zgjedhore në Skenderaj.
Më 23 korrik 2023 PDK-ja e sulmon fizikisht në Parlament Qeverinë Kurti.
Hashim Thaçi: më 25.08.2018 në Alpbach të Austrisë ka deklaruar “Unë dhe Vuçiqi nuk jemi djemë problematikë”. Hashim Thaçi e rehabilitoi Vuçiqin. Thaçi ishte për korigjim të kufijve. Vuçiqi deklarohej: “Në Medvegjë kanë mbetur pak shqiptarë. Bujanoci është baraz sa shqiptarë aq edhe serbë”. H.Thaçi : Veriu i Kosovës (Leposaviqi) është dhuratë e Rankoviqit. Inçizimi i videos publike kur Rifat Jashari i thotë “H.Thaçit: Mos më hajde më në shtëpi”. H.Thaçi e ka quajtur VV-në organizatë terroriste.
Xhavit Haliti : Nuk mund t’ia lëmë Kosovën Kmerrëve të Kuq (dmth VV-së), Xhavit Haliti: Rasti i Banjskës nuk ka qenë terrorizëm. Enver Hoxhaj në vitin 2000 deklaron: Nëse Hashim Thaçi bëhet kryeministër unë kërkoj azil politik në Serbi ( kjo thënie është ruajtur me zërin e tij në Institutin BALCMAN në Vjenë.
25 dhjetor 2020 Bilall Sherifi nga Nisma në intervistën Gazeta N. Kosovë deklaroi: Hashim Thaçi kq thënë për Enver Hoxhaj, “nëse fiton UÇK-ja unë do të shkoj të kërkoj azil në Beograd”.
Enver Hoxhaj : “Kryeministër do të jem unë, Albini nuk mund të jetë kryeministër!”.
Hajredin Kuçi ish min. i drejtësisë: “Për krimet e luftës nuk e kisha dënuar askënd dhe e kisha fal gjenocidin serb.”
Blerta Deliu Kodra: “Të arrestuarit dhe të vrarët shqiptarë në Maqedoni në rastin Kumanova i cilësoi terroristë”.
H.Thaçi dhe K.Veseli deklaronin: Ata që nuk e votojnë Gjykatën Speciale nuk ia donë të mirën Kosovës. E vetmja VV-ja nuk e ka votuar këtë gjykatë.
Behxhet Pacolli posa u zgjodh president deklaroi: “Populli i Kosovës ta harrojnë të kaluarën dhe urrejtjen kundër serbëve dhe ta pranojnë multietnicitetin”, dhënë portalit Selssinfo.
Ramush Haradinaj: “Me Albinin do të merrna vesh për 5 minuta.
Më 21 mars 2018 në Kuvendin e Kosovës u ratifikua Demarkacioni me Malin e Zi. Karrika e R.Haradinaj kryeministër i kushtoi Kosovës humbje 8200ha”(Ali Kelmendi).
Ramush Haradinaj : “Radojçiqin e kam mik shtëpie”.
Tani R.Haradinaj disa herë i thotë Albinit shpiun i Serbisë?!
Pal Lekaj: “Pa AAK-në nuk do të ketë as qeveri dhe as president”.
Avdullah Hoti gjatë fushatës zgjedhore Kurti 2, 3 herë e ka akuzuar-kërcënuar Albinin: “Unë do të punoj që A.Kurti të mos vijë në pushtet, Albini nuk ka të drejtë të jetë kryeministër, Albini ka quar krye”.
Gazmend Muhaxheri kryetari i Pejës deklaroi:”Armatimi që e zuri policia jonë në Banjskë, armët kanë qenë të policisë sonë, ky ka qenë inskenim i policisë sonë. Albini po ua bënë serbëve si Milloshi neve shqiptarëve”.
Lumir Abdixhiku e largon fotografinë e I.Rugovës dëshmi Çim Peka.
Halil Matoshi: “Serbia nuk ka bërë gjenocid në Kosovë”.
Kontraverzi Milaim Zeka: “H.Thaçi, K.Veseli, Fatmiri,Ramushi kanë qenë e zeza e Kosovës të cilët edhe shokët e tyre i kanë likuiduar”.
Baton Haxhiu: “Mburrem që kam bashkëpunuar me Stanishiqin…”.
Msc. Muhamet Shabani Degradimi i Pavarësisë së Kosovës bot. Ferizaj 2021. “ Baba i Memli Krasniqit kryetarit të PDK-së Milazim Krasniqi deklaron:Manastiri i Deçanit është serb dhe për Betejën e Kosovës 1389 është identik me atë të Akademisë së Shkencave të Beogradit dhe kishës ortodokse serbe”. Milazim Krasniqi mohon pjesëmarrjen e shqiptarëve në Betejën e Kosovës më 28 qershor 1389. Ky akademik deklaron se është budallëk të quhet Manastiri i Deçanit shqiptar.
Akademiku Frashër Demaj pohon se nuk është e vërtet që serbët kanë bërë gjenocid ndaj shqiptarëve dhe se Masakra e Reçakut ishte incident.
Ish kryetari i Akademisë së Kosovës Hivzi Islami, i cili ishte edhe kryetar i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin, duke nënshkruar pranoi që 8.200ha ti dhurohen Malit të Zi (Muhamet Shabani). Ashtu i’u dhanë Maqedonisë të paktën 2.500ha.
Si mund të jenë edhe deputetët Besjan Mustafa, Armend Zemaj,etj., me PDK-në dhe AAK-në - Nisma kundër Qeverisë Kurti-Osmani, kur dihet që lista Guxo e V.Osmanit është besnike e LDK-së
së I.Rugovës, Xh.Mustafës,T.Zemës,E.Malokut,etj.
Kanë hartuar lista vrastare dhe kanë ekzekutuar shumë qindra shqiptarë të paktën, 1.820 të evidentuar me emër, kryesisht, kundërshtarë politikë, veprimtarë e kuadro të LDK-së dhe ushtarakë të FARK-ut të Ibrahim Rugovës. (Idriz Zeqiraj Kosova Sot 26 prill 2019).
Atentatet në Rugovën - Libri Presidenti Rugova fq. 265,275. Presidenca e Kosovës 2007.
Halil Geci: “Grupi i H.Thaçit dhe I.Mustafës janë: Agim Veliu, Haki Rugova,Lutfi Haziri,Avdullah Hoti,Bujar Bukoshi,Driton Selmanaj,Arben Gashi,Lumir Abdixhiku,Skender Hyseni,Kujtim Shala”….
Qëllimi i opozitës është të bashkohet edhe me Listën Serbe dhe me të gjitha partitë e vogla që nuk e kanë kaluar pragun me analistë dhe televizione për ti fituar zgjedhjet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
