Mulliqi: Republika e Kosovës, të mbrojë vlerat themelore të luftës çlirimtare

Mulliqi: Republika e Kosovës, të mbrojë vlerat themelore të luftës çlirimtare
Mulliqi: Republika e Kosovës, të mbrojë vlerat themelore të luftës çlirimtare

Skender Mulliqi

  • 04 November 2025 - 15:12

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Mos të lejojmë të shkatërrohen vlerat tona themelore, familjet tona dhe shteti ynë. Ata që duan të zëvendësojnë këto vlera më diqka imagjinare në kokat e tyre, nuk i duhen Kosovës…

Nëse nuk ke dashuri, duke prodhuar urrejtje tërheq vëmendjen ndaj vetes, me shpresën se kjo do të shpërblehet politikisht dhe materialisht.Vlera themelore e luftës për çlirim nga Serbia , ishte formimi i shtetit sovran dhe të pavarur të Republikës të Kosovës.Republika krijoj parakushtet për zhvillimin e sundimit të ligjit , si dhe funksionimin e ligjshem të institucionve shtetërore , si mënyra më e mirë për të afirmuar më tej dinjitetin e luftës për shtet.Ne përputhje me parimert themelore të drejtësisë dhe solidaritetit , Republika e Kosovës mbrenda mundësive të lejuara materjale u ofron të gjithëve mbrotje të barabartë para ligjeve në fuqi.Dhe, në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës , secili shkëles i tyre është i detyruar të përgjigjet para tyre , duke filluar nga delikti më i vogël deri të vepra penale.Çdo gjë që bëhët kunder kësaj është kunder shtetit ligjor dhe kushtetutës .Shtrohet pyetja a patem shkelje të ligjeve në vendin tonë?Sigurishtë së patem .U shkelen ligjet dhe kushtetuta nga ata që u ngritën lartë në pushtet.Secili duhet të japë përgjegjesi individuale për secilin faj.Për fat të keq formimi i shtetit dhe ligjeve të saja , nuk u kuptuan seriozisht nga shumë njerëz të politikës .U shkelë shumë dinjiteti për çka u luftua, u shkelën vlerat e demokracisë dhe të lirisë, madje u shkëlen edhe të drejtat elementare njerëzore.Ata të cilët u ngritën mbi ligjet shfrytëzuan ngritjën e tyre politike dhe pushtetare, dhe kjo është e keqja më e madhe që na ka goditur pas përfundimit të luftës çlirimtare.Shkeljet e ligjit sikur u bënë rregull , duke iu lëshuar kështu rrugë krimit të organizuar dhe korrupcionit enorm etj.Jo barabarësia para organeve të drejtësisë bëri, që të kemi një pakicë të fuqishme pushtetare edhe në pikëpamje materjale , ndërsa në anën tjetër u krijua një shumicë , të cilët u bënë rrogëtar të parëve.Tjetër.U krijuan dallime të mëdha shoqërore dhe politike , duke krijuar paknaqësi tek të rinjët tanë, të cilët masivisht u larguan nga vendlindjët e tyre.Kjo është shqetësuese për të ardhmën tonë si shtet dhe si komb .Rinia janë bazamenti më i fortë për mbajtjën gjallë të shtetit.Kosova po mbetet në pleqë dhe plaka, që është mjerimi ynë.Pa barazitë sociale dhe ekonomike krijuan një kategori shoqërore të cilët po jetojnë dobët, jashtë çdo logjike për këtë fillim shekull.Republika e Kosovës, të mbrojë vlerat themelore të luftës çlirimtare .Në këtë mënyrë, ne ruajmë dinjitetin, moralin e popullit, mbrojmë nderin, reputacionin dhe dinjitetin e të gjithë atyre që ranë në fushën e nderit për lirinë të cilën e gëzojmë të gjithë ne sot.Mos të lejojmë të shkatërrohen vlerat tona themelore, familjet tona dhe shteti ynë. Ata që duan të zëvendësojnë këto vlera më diqka imagjinare në kokat e tyre, nuk i duhen Kosovës.Është plotësisht e çartë se janë keqësuar mardhënjet ndërnjerëzore dhe ndërpartiake , sa tashmë janë bërë të rrezikshme .Liria dhe pavarësia mund të mbrohen vetëm duke forcuar unitetin patriotik…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".