Zeqa: Dashuria primitive, vrastare për LDK-në!

Zeqa: Dashuria primitive, vrastare për LDK-në!
Zeqa: Dashuria primitive, vrastare për LDK-në!

Florim Zeqa

  • 04 November 2025 - 16:42

Shkruan: Florim Zeqa

Pa dyshim, LDK ka humbur më së shumti terren politik dhe elektorat sesa të gjitha partitë e tjera së bashku! Kur kësaj t’i shtojmë faktin se mbi 50 % e elektoratit të partive tjera ishte elektorat i LDK-së, atëherë kyë është barometër i vendnumrimit dhe jo i ngritjes së LDK-së!

Kush e do dhe kush e dëmton LDK-në?!

Në shkrimin e fundit për LDK-në, mora mbështetje të madhe nga eksponent të lartë të LDK-së (themeltar dhe veprimtar të viteve të ’90-ta), por, njëkohësisht pranova edhe kritika nga militantët partiak, të nxitur nga lidershipi aktual, të cilët më thanë, po citoj; “Po e gjuan me gurë shtëpinë tënde”!

Përgjigja ime është kjo: “Nuk po gjuaj me gurë, por, po mundohem me ia heqë gurët e zi të varur në qafën e LDK-së”!

Dikush ndër të tjera e tha, “LDK ka ngritje graduale”!

Edhe në këtë rast, përgjigja ime është kjo; “Me këte "rritje" graduale LDK i kaloj mbi dy dekada pa asnjë fitore në nivelin qëndror”!

Përderisa në dekadën e parë post-rugoviane, LDK ishte kthyer në parti humbëse në vendin e dytë, tani ka rënë edhe më poshtë, parti humbëse e nivelit qëndror në vendin e tretë!

Nëse dikujt i duket në rregull kjo “ngritje” e LDK-së, le të vazhdoj me mbështetjen ndaj lidershipit aktual!

Mirëpo kjo nuk paraqet dashuri të sinqertë për subjektin e zemrës!

Kësaj i thonë dashuri primitive dhe vrastare për LDK-në!

Unë e dua një LDK ndryshe nga militantët partiak

LDK-së nuk i mjafton rritja graduale, i duhet rritje rapide për t'u rikthyer aty ku ishte 20 vite më parë!

LDK si e vetmja parti e djathtë në Kosovë, e meriton një lidership me vizion të qartë dhe të vendosur në rrugën pro-perëndimore, largë dogmave fetare dhe kulturave aziatike!

Vullneti im politik dhe dëshira për t’i shërbyer atdheut dhe qytetarëve është para çdo interesi partiak dhe personal. Që i bie, se ambiciet e mia nuk janë pushtetore, por shtetërore, gjegjësisht të qenurit gardian i përhershëm i interesave të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve në mërgatën tonë.

LDK-ja rugoviane dhe Rugova për shqiptarët mbetën dy simbole të shenjta të historisë së lavdishme kombëtare, të papërseritshme, të paharruara dhe të pashlyerara në kujtesën historike të popullit tonë liridashës dhe paqesor.

Kjo nuk është LDK-ja që e dua unë dhe as elektorati i saj. Këto janë vetëm klane mafioze dhe grupe të interesit, pjesë e të cilave nuk kam qenë dhe as që do të bëhem ndonjëherë.

Përjetësisht mbetëm mbështetës i filozofisë politike rugoviane dhe ushtar besnik i atdheut tim.

Zoti ju bekoftë vëllezër dhe motra të vizionit rugovian!

Florim Zeqa, 04 Nëntor 2025 Treviso (Itali)

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".