
Lexoni edhe:
Janë institucionet e përcaktuara me ligj që bëjnë matjen e punës së Kryetarëve të Komunave
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Dështimin e formimit të Qeverisë Kurti 3, nga LVV, opozita dhe Serbia e festuan njëherësh me krisma kallashësh. Edhe lukunia mediatike lehaqene e saj vazhdon të trumbetojë si fillim të rënies së fuqisë së LVV. Kështu kishte parashikuar edhe për zgjedhjet paraprake parlamentare, por humbja në vota e LVV ishte minimale, në krahasim me opozitën.
-Planifikimi i barrakadimit të opozitës ndaj partisë fituese, LVV, ishte paralajmëruar shumë më parë, që nga fillimi i fushatës parazgjedhore, sepse rezultatet e Kurtit në shtrirjen e sovranitetit "cep me cep" në -zonën e ndaluar- për shqiptarët në veri, e tmerroi opozitën. Çmontimi i institucioneve paralele, së bashku me bandat serbe atje, tejkalonte dëmin e vënies së sanksioneve nga BE-ja ndaj Kosovës, sa të padrejta, aq edhe të turpshme. Po të ishte vlerësuar mbrojtja territoriale, siç bëri Kurti, Kosova nuk do të humbiste mijëra hektarë tokë në Debelldë dhe as Demarkacionin me Malin e Zi, e lëre më nënshkrimin e Marrëveshjes fatale të Asociacionit nga pushtetarët e shantazhuar me dosje penalizuese.
Vënia e vijave të kuqe për dy partitë e kriminalizuara, PDK dhe AAK, nga Albin Kurti dhe LVV e tij, është vlerësuar shumë nga shqiptarët vendorë dhe të përbotshëm, sepse -me krime nëpër këmbë, nuk mund të ecet para- Kosova jonë. Me mëdyshje e dhimbje është biseduar me Fatmir Limaj për mundësinë e bërjes së numrave për formimin e Qeverisë. Por, Albini nuk denjoi t`i provokonte shqiptarët, duke e ulur në karrigen e kryekuvendarit Limajn, të akuzuar bazik për krime lufte dhe makro-hajni të pasluftës, i shpallur "non grata" nga DASH amerikan. Dhe, për ta marrë pafajësinë në Gjykatën e Gjakovës, ke Komoni dhe për të festuar "pafajësinë" me kallashë, në Banjë, me disa "kumandarë" zuzarë të shpëlarë.
"Dimal Basha nuk duhet ta ketë asnjë post politik", përrallisë i komprometuari Fatmir Limaj! Rektori i Universitetit amerikan, Joseph Dioguardi i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane dhe Revista ku u botua shkrimi studimor për Islamin Politik, nuk kishte asnjë lidhje me shkrimin që kishte shkruar agjentja Anna. Dhe, krahaso krimet faktike të Limaj dhe milionat e dhënë për blerjen e lirisë personale të tij, por kurrë "pafajësinë"! Rasti "Bojleri" nuk është përrallë, por një e vërtetë e faktuar. Flirtet me atë janë diskredituese, andaj është refuzuar edhe nga subjektet politike, simotra në krime si NISMA.
Thënë troç, Albin Kurti, përgjatë karrierës ka bërë edhe gabime, ndoshta edhe faje, në afrimin e disa kuadrove të inkriminuar. Por, nga pësimi ka mësuar dhe shmangu përsëritjen e gabimeve, fajeve. Një lugë kos e tharton një kazan qumësht. Ky është referim për rastin e Fatmir Limaj. Besoj se parimësia e Kurtit do të mirëkuptohet si një strategji e qëllimshme për të forcuar legjitimitetin në zgjedhjet e reja. Përkundër asaj që trumbetojnë kundërshtarët e tij të frustruar, si zvetënimin, deri në rënie të Albin Kurtit dhe të LVV të tij.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".