Bruqi: Patturpësia e Sokol Pajës

Bruqi: Patturpësia e Sokol Pajës
  • 14 November 2025 - 07:42

Shkruan: Akademik prof.dr.Flori Bruqi,PHD.

Prej pak ditëve gazetari  nga Shqipëria, Sokol Paja, është bërë editori i gazetës “Dielli” në U.S.A.

Miqtë e tij shkruajnë se “Një kapitull i ri, i cili duhet të ndjekë udhën e “bukurshkimit shqip” , që pishtarët e mëdhenj të dijes dhe nderit të Kombit tonë e nisën dhe qëndisën ndër vite”.

 Kush është Sokol Paja? Gazetaruci Sokol Paja 

Sokol Paja është formuar në Kolegjin Jezuit At Pjetër Meshkalla në Shkodër. Ka studiuar për Gazetari-Komunikim në Universitetin e Tiranës, Master i Shkencave në Komunikim Ndërkulturor dhe Doktoraturë në Komunikim Masiv pranë Fakultetit Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës.

 

Sokol Paja ka punuar si gazetar në shtypin e shkruar në Tiranë për 6 vjet dhe për 7 vite me radhë punoi si Pedagog i Gazetarisë në Universitetin e Elbasanit dhe Shkodrës. 

Ai ka mbajtur pozicionin e Shefit të Departamentit e Zv.Dekanit në disa universitete private në Tiranë . Më herët ka kontribuar në Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë në Tiranë.

Sokol Paja është vatran (VATRA) prej 2 vitesh dhe mban detyrën e Këshilltarit të Mediave e Marrëdhënieve Publike pranë kryetarit të “Vatra” (SHBA), shoqata më e madhe e shiqptarëve të Amerikës.

Aktualisht Paja studion pranë Lehman College në New York për Gazetari dhe Studime Mediatike. Ky gazetar poltron dhe kameleon politik  ja çfarë shkruan pedagogout univerzitar, Akademikut  tonë të mirënohur  , politikologut Prof.dr. Mehdi Hysenit nga Kosova....

Turp për gazetarucin Sokol Paja.

 

Akademik prof.dr.Flori Bruqi,PHD.

 

Ja miq, bashkepunetore, bashkidealiste dhe bashkatdhetare shqiptare, se cfare me shkruan Sokol Paja, redaktor i gazetes "Dielli" te shoqates "Vatra" ne Nju-Jork. Keso fare cenzure nuk ka pasur as ne mamediat e shteteve komuniste ne Ballkan !? KJo eshte me shume se diskriminim dhe poshterim: "shkruaj per te vdekur", por, jo edhe per te gjalle....

Nuk e di i gjori redaktor, se nuk ka politike te jashtme, pa politike te brendshme. Kete parim e kam studiuar jo me pak se 8 vjet (fakultet, magjistrature dhe doktoratur).

Shih, nje kallfe-administrator, e "meson" Profesorin se cfare temash, duhet te trajtoje per gazeten e  "akrballekut" te tyre nepotist ?! 

O tempora o mores !!!

I nderuar Profesor Hyseni

Ju mirepresim me shkrime mbi figura historike dhe kombetare, nuk merremi dhe ngaterrohemi me politike ditore, jo kurti jo osmani jo rama jo berisha etj etj.

Fokusi eshte axhenda kombetare jo ditore e politikes. 

Ju mirepresim me shkrime patriotke e kombetare.

Respekte

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".