
Lexoni edhe:
Rezervat shtetërore janë garancia e shtetit për ditën më të vështirë
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Përpos në Kosovë dhe Shqipëri, kudo në shtetet e rajonit dhe më gjërë, në momentin që një zyrtari të lartë i ngrihet aktakuza, tërhiqet nga posti ose lirohet nga posti për aq kohë sa është nën hetime apo aktakuzë! Odiseadën e një aktakuze pa epilog të qartë për Ministren e Tregëtisë në detyrë, e bën akoma më të paqartë dhe konfuze mospërgjigja e ftesës së kryeministrit në detyrë për të dëshmuar në Prokurori për rastin në fjalë!
Rezervat shtetërore janë garancia e shtetit për ditën më të vështirë
Lexoni edhe:
Ka më shumë se një arsye të fshehtë pse mnistrja Hajdari nuk dëshiron të komentojë nëse Albin Kurti do ta ndihmonte si dëshmitar!
Andaj, në asnjë rrethanë, ministrja Hajdari nuk duhet të ndjehet krenare për “menaxhimin e rezervave shtetërore” teksa është nën aktakuzë!
Deklaratat e ministres Hajdari, se kinse “lëvizjet financiare i ka bërë sigurinë e popullit” janë vetëm një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga akuzat ndaj saj!
Nuk e kam të qartë si populli mund të ndjehet i sigurt me rezervat e shtetit pa asnjë transparencë dhe llogaridhënje shtetërore.
Këtë situatë e bën akoma më të paqartë dhe dhe të pabesueshme për popullin, kur i akuzuari i bën bisht drejtësisë, kurse kryeminstri refuzon ftesën e prokuorisë për të dëshmuar të vërtetën e rezervave shtetërore, një ndër aspektet më të përfolura të qeverisjes ‘Kurti 2’!
Logjika e të menduarit të thjeshtë të dërgon në konstatimin, se ai që i ikë drejtësisë është duke fshehur diçka!
Kurse ai ose ajo që i ka duart e pastra nuk i frikohet drejtësisë, e aq më pak nuk e akuzon Prokurorinë Speciale se “ka ngritur aktakuzë me të pavërteta”!
Gjithçka duhet të thuhet dhe dëshmohet në Sallën e Gjyqit e jo në konferenca shtypi para mediumeve televizive!
E vërteta dhe e pavërteta edhe pse lëvizin në të njëtët binarë, kahet i kanë të kundërta!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".