Oliver Jens Schmitt dhe 'batudat' e tij për historinë tonë

Oliver Jens Schmitt dhe 'batudat' e tij për historinë tonë
Oliver Jens Schmitt dhe 'batudat' e tij për historinë tonë

Zef Prenka

  • 19 November 2025 - 15:47

hkruan: Zef Prenka

J. Schmitt… kush është ky?

Një interpretues i rremë, një manipulues i fakteve historike, një figurë që më shumë se sa historian, të kujton një mercenar të narrativave të paguara, një zë që shfaqet gjithnjë atëherë kur dikush kërkon të zbusë të vërtetat më të errëta të pushtimeve dhe robërive.

Ai nuk meriton as hapësirë, as besim. Qëndrimet e tij nuk burojnë nga kërkimi shkencor, por nga një agjendë e porositur. Kushdo që lexon ftohtë “argumentet” e tij e kupton se ato nuk ndërtohen mbi burime, por mbi insinuata, manipulime dhe relativizime të qëllimshme.

Ai është i njëanshëm deri në ekstrem:

kundër së vërtetës së dokumentuar historike, kundër sakrificave shekullore të të krishterëve shqiptarë, kundër identitetit tonë shpirtëror që mbijetoi përmes dhunës osmane – një periudhë terrori që nuk njihte liri, dinjitet, as të drejtë njerëzore, por vetëm haraç, jeniçeri, shfarosje të elitës, varfërim të popullsisë dhe goditje të vazhdueshme ndaj kishave, shkollave dhe kulturës së të parëve tanë.

Robëria osmane ishte brutalisht e qartë:

Ose nënshtrim, ose shfarosje.

Çdo gjë tjetër është mashtrim, është histori e rremë, është propagandë me pagesë.

Schmit nuk është problem vetëm për faktin se manipulon.

Ai është problem sepse ne lejojmë që ai të manipulojë.

Shfaqet në skenë si një lloj “eksperti i gatshëm për t’u cituar”, ndërkohë që krijon përshtypjen se është pjesë e një narrativi të financuar, ku historinë e shqiptarëve kërkojnë ta zbukurojnë për t’ua shërbyer interesave të dikujt tjetër.

Dhe për sa kohë institucionet tona reagojnë vetëm sa për ta përmendur, ai do të vazhdojë të flasë sikur është autoritet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".