A kemi nivel cilësor të arsimit në Kosovë?
Skender Mulliqi
Shkruan: Skënder MULLIQI
Të gjitha këto defekte të mëdha e tw vogla shoqërore dhe politike sigurisht së lidhen më nivelin e arsimit tw mirw apo të dobët.Ne jemi duke prodhuar kuadro të dobëta .Menduam së pas përfundimit të luftës të përparojmë pikwrisht në këtw segment shumë të rëqndësishëm shoqëror, e koha tregoj të kundërtën.Duke kaluar vitwt gjithnjë po jemi dëshmitarë të proceseve tw kundërta , ku themelet e arsimit po shëmbën gradualisht.Dihet së pa kuadro të forta të përgatitura profesionalisht , e ardhmja jonë shoqërore dhe politike nuk do të jëtë aspak e mirë.Arsimi është lënë në plan të dytë apo të tretë të zhvillimit, siq janë lënë edhe shumë sisteme të tjera.Me gjithë sfidat e paraqitura arsimin nuk kemi guxuar tw lejojmw në bjen në nivel të tillë, duke prodhuar analfabet potencial, të cilët nuk jane të zotët.
Pavarëssisht themeleve të mira qw I kemi , arsimi në Republikën e Kosovës po ka rënjë rtë vazhdueshme .Duket se as mësuesit, as nxënësit dhe as prindërit nuk janë të kënaqur më situatën aktuale , por që apo ja bëjnë hyzmëtin të gjithë se bashku për të qenë situata e keqe , sigurishtë se po.Kjo tregon së duhet bërë reformat e nevojshme shumë të thella, nese dëshirojmë përparimin e shoqërisë dhe shtetit tonë.Sogurisht së për një gjendje tw keqe në sistemin e arsimit e shoh në ndikimin e politikës .Çdo punësim kryesisht po bëhët më kritere të dyshimta , po emërohen nga strukturat e caktuara politike njerwz tw papergatitur nw procesin mwsimor, madje janw ngjitur lartw edhe nw pushtet.Nuk kemi profilizim të kuadrove sipas nevojave ekonomike siq e bëjnë këtë punë shtetet e zhvilluara të Evropës.Shumica po drejtohen për të mbaruar një fakultet të shprehm ashtu më të lehtë dhe duke gjetur lidhje të prifesoret, që njw pjesw e tyre shihet që janë të korruptuar duke dhwnw nota bllanko.Kjo është pjesa më tragjike dhe më e turpshmja e sistemit të arsimit.Nuk dua të thëmë se nuk ka ndonjw shëmbull pozitiv, por ato janë raste mw të rralla.Kur mësusesit nuk janë në nivel dhe as prindërit në shtwpi, as nxënësit nuk kan motivim, që nuk i liron fare edhe ata nga fajësimi pwr rezultate tw dobwra nw procesin mwsimor.Ka nxenës dhe studentw , që pavarësisht rrethanave të dobëta më kuadro jo të mira në të gjitha nivelet e arsimit, po mësojnë më shumë në formë autodidakte.Edhe nga ky kënd duhet shikuar dështimet e ndryshme politike më njerwz tw pa pregatitur sa duhet profesionalisht , të cilët I kan marrë fakultetet me lidhjet qe i kanë.Me njerëz të tillë , natyrisht jo të gjithë , nuk kemi mundësi të ecjës tonë krahas vendeve të zhvilluara demokratike.Kur nga përsoneli arsimor zhvendoset qëllimishtë fokusi në formë , jo në përmbajtje , edhe dëshimet janë të gatshme.Mesuseit, profesoret duhet të jenë empatik, konsistent dhe të gatshëm të kërkojnë njohuri nga nxenësit-studentet.Shkollat duhet të kenë njerëz që duan të mësojnë , që janë të hopur ndaj ideve të reja , dhe që vertetw përsoneli arsimor e ka dëshirën të punojë më nxënës e student.Përveç kësaj, kurrikulat kërkojnë reformë dhe mësuesit janë të mbingarkuar me administratë. Shpenzohet shumë kohë me punë dokumentare, në vend që të punohet me nxënësit, të mbështeten fëmijët e talentuar ose të ndihmohen ata që përballen me vështirësi. Puna e një nxënësi nuk duhet të jetë kurrë më e rëndësishme se vetë nxënësi. Kjo qasje në Kosovë po mungon deri më tani.Poqese nuk lidhet çdo lwndw teorike më praktikën , nuk arrihen sukseset e dëshiruara.
Është një praktikë e mrekullueshme që promovon një sistem vlerash dhe frymëzon të rinjtë. Megjithatë, është e rrallë të shohësh një mësues midis këtyre modeleve, gjë që është për të ardhur keq. Në një shoqëri që vlerëson kryesisht arritjet materiale, mësuesit rrallë të mirë perceptohen si njerëz të suksesshem.Njerëzi të suksesshem po përceptohen që është apsurditeti i kohws, ata njerëz që nuk janw të nivelit të duhur profesional.Investimi në arsim nuk do të thotë vetëm investim në infrastrukturë, por kryesisht investim në njerëz, në edukatorë që mbajnë të gjithë sistemin dhe formësojnë të ardhmen e shoqërisë me punën e tyre. Në fund të fundit, arsimi duhet të vendoset nga njerëz që kanë përvojë të vërtetë . Meqenëse çdo brez i ri sjellë sfida të reja, vetëm në këtë mënyrë ata mund të mbanin kontakt me nevojat e përditshme të shkollave.Nxënësve duhet t'u mësohet të pranojnë diversitetin, të jenë kozmopolitë dhe qytetarë të botës, por kjo nuk do të thotë që ata duhet të harrojnë vlerat dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme kulturore dhe historike të popullit të tyre! Në këtë kontekst, historia është shumë më tepër sesa një lëndë - është një shkencë e jetës. Thelbi i saj është t'u mësojë të rinjve të mendojnë në mënyrë kritike, të jenë qytetarë të përgjegjshëm.Historia është një lëndë që zhvillon tolerancën, empatinë dhe moralin. Brezat e rinj, të cilët nuk kanë përjetuar luftëra, duhet të mësohen të mos e marrin paqen si të mirëqenë dhe të jenë të vetëdijshëm për vlerën e saj…
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
