Kosova një tokë ku të gjithë janë të pafajshem!!

Kosova një tokë ku të gjithë janë të pafajshem!!
Kosova një tokë ku të gjithë janë të pafajshem!!

Skender Mulliqi

  • 20 November 2025 - 07:39

Nga Skënder MULLIQI

 Zgjati më muaj të tërë kjo maskaradë idioteske  politike, deri sa sot ra përdja e turpit , të atyre që nuk gjeten forcë më ecë përpara , duke votua një qeveri kalimtare deri në zgjedhjet e pranverës , kur mbahën zgjedhjet presidenciale.I përcolla me vemendje  ngjarjët në Kuvendin e Kosovës , ku mbretëroj një atmoferë e zymtë, atmosferë vdekje.Pamë disa folës opozitar që nuk kishin ditë më keq që të paraqiten në foltore .Thua së po bëhët fjalë për mos votim të Qeverisë të ndonjë vendi armik , e jo që është në pyetje votimi I një qeveria të shtetit shqiptarë .U vërtetua edhe një herë që gjysma e kësaj klase politike , mos më shumë  janë aq të pa ndërgjegjshem , aq të pacip, aq të padije , aq materjalista , aq mizor, që moti nuk  kemi pa në Kuvendin e Kosovës.Asnjë paraqitje domëthënese .

Fjalime që kan shkuar deri  në kalbëzim moral të kësaj shoqërie , si një kufomë në  diell.Humben nderi dhe morali politikë për të mbrojtur gjakun e lirisë , për të mbrojtur të shënjtën shqiptare.Pamë dy anë të një monedhe të quditshme , pamë së shumica aty nuk janë përfaqësues të popullit,  të cilët po mendojnë se Kosova është vilajet I tyre .Gjithqka dukej si një lojë më një skenar mirë të përgatitur .Kjo çka pamë ishte një komplot me gjykime morale tallëse , dhe pastaj heshtje.Asgjë për askënd që ne nuk ecim përpara, që humbim milionat nga mos votimi I buxhetit dhe lëmë pa paga njerëzit në pragë të një dimri të madh që duket që do të jetë! Kjo është më shumë se turpëruese , kjo është diqka e pa imagjinueshme për njeriun normal.Një stuhi ku nuk ndryshon asgjë !Gjithqka mbetet e pandryshuar , se këta burreca të kuvendit nuk kam mundësi ti tejkalojnë ndasitë politike , për interesa madhore të shtetit dhe të kombit.Dikush as që po mërzitet sikur Kosova të përfundon në arkivol.Dikujt do ti duket e rëndë kjo , por është e vertëtë. Është më e lehtë të gërmosh në mesazhet e saj, sesa të përballesh me faktin se kemi rritur breza burrash që besojnë se kanë të drejtë të kontrollojnë, rrahin, monitorojnë dhe, kur dështojnë, të gjuajnë çdo gjë në humnerë. Ky moral i ulët , kjo përzierje kërcënimesh , rregullash fshatare kan krijuar një kulturë kur edhe rrënimi i shtetit , nuk është tragjedi .Është kjo përzgjedhje groteske,  është një nga sportet intelektuale më të çoroditura të vetëdijës ballkanike .Pamjet e sotme në Kuvendin e Kosovës , ishin shkasi më i mire për armiqët tanë serb së shqiptarët, nuk bëhën bashkë edhe në ditët më të vështira .Ky ishte një tundim , një rrezik moral i pakontrolluar dhe i pa menduar nga këta kuvendarë hazardera , së shoqëria po shëmbet.E vërteta është brutale dhe e dhimbshme.  Dhe, kur shoqëria normalizon  abnormalën thjesht  është vetëvrasje morale kolektive.Meqenëse dëgjohet shpesh se populli ka pushtetin që i takon, se ai është fajtor për gjithçka, edhe ka të vërteta këtu.Pse ata po i votojnë  njerëzit të tillë të padijshem , lakmitarë apsolut për pushtet vite më radhë.Një pjesë jo e vogël e tyre  janë mësuar të jetojnë më hajni.Këta po sundojnë më gënjeshtra dhe manipulime duke u dukur të mirë para opinionit të gjerë public…Zgjedhjet e radhës nacionale  dashtë Zoti që të largojnë nga politika , ata që moti janë bërë pengesë e madhe e ecjës tonë përpara, dhe janë bërë të rrezikshem për të ardhmën e shtetit, të cilin e fituam më gjak kunder Serbisë në vitin 1999….

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".