Kapiti e zbulon burimin e krizave në Kosovë
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Dështimi për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës dhe i kryeministrit dhe qeverisë janë meritë e antiperendimorit dhe e arrogancës së Albin Kurtit.Këto veprime të Kurtit krijuan një qeverisje lajkatarësh dhe servilësh ministrash dhe me administratë injorantësh që punonin për kultin e Kurtit , për interesa personale, këto shkaktuan pasoja psikologjike te opinioni kosovar por edhe dëm për imazhin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
Kjo vertetoi atë se as Kurti dhe as Vjosa Osmani nuk kanë sensinn e tolerancës, përgjegjshmërisë dhe as nuk pranojnë konsensusin demokratik për të shmangur krizën parlamentare, demokrratike dhe atë shtetërore e qeveritare autorë të të cilave janë ata të dy.
Ata mendonin që të krijojnë kriza duke shpresuar se krizat do t’u shërbejë atyre që ta rrisn imazhin te opinion publik duke akuzuar opozitën, por që po ndodh e kundërta vetëm sa ata të dy dhe Vetëvendosja po konsumohen dhe do shkojnë drejt rënies.
Pra, përgjegjësia kryesore e këtij “sui generis”të Kurtit për moskonstituimin e parlamentit dhe qeverisë bie mbi Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen , pra e shumicës e cila nuk toleron por mbetet kokëfortë dhe ngul këmbë vetëm që kryetar parlamenti të bëhet një individ i parapëlqyer nga kryetari i Partisë Albin Kurti, a thua se vetëm ajo patjetër dhe domosdoshmërisht duhet të jetë kryeparlamentare.
Mirëpo Kurti nuk e kupton se kjo për të do ketë kosto politike, dhe se ai dhe Vetëvendosje do konsumohet akoma dhe më shumë politikisht. Ndoshta Kurti tinëzisht punon që më mirë të ketë një krizë parlamentare , që të moszgjidhet Kryetari i Parlamentit, me qëllim që të mos vijë një krizë qeveritare më pastaj ku ai mund të mos zgjidhet kryeministër gjë që atij dhe karrierës së tij do t’i kushtonte shumë.
Edhe largimi i tij si kryeministër nuk është tragjedi kombëtare por do ishte një mirë kombëtare ndryshimi.
Në rrethanat kur ai nuk ndjehet aspak mirë edhe nga rënia e reputacionit dhe e besueshmërisë së tij te aleatët perendimor, ndoshta edhe ai mund të dëshirojë kalimin në opozitë dhe më pastaj është “i lirë” të dalë e të duket si patriot që vetëm ai i bën të mirën për Kosovën sic vepronte edhe më parë kur ishte në opozitë,por që në pushtet ai edhe njohu Kosovën shtet, njohu edhe simbolet e tij dhe që hoqi dorë edhe nga pseudokauza e tij për Bashkim Kombëtar.Dhe këto ai i beri vetëm për interesa pushteti dhe egoizmi.
Kurti e shikon se po konsumohet dhe nuk mundet më të prodhojë retorika e mashtrime publike.Kurti është manipulator se gjoja po mbron sovranitetin shtetëror të Kosovës në një kohë kur garant i shtetit dhe i sovranitertit të Kosovës janë SHBA-të dhe aleatët e saj perendimor të NATO-s prej të cilëve erdhi liria dhe formimi i shtetit të Kosovës.
Mos po i bien Kurtit puplat patriotike, dhe për pasojë edhe mund ta dëshirojë largimin nga pushteti, sepse në opozitë është lehtë të bëhesh e të deklarohesh patriot e kombëtar e të bësh protesta “patriotike” sic e ka bërë kur ka qenë edhe më parë në opozitë.Kurti një punë e ka bërë, ai dhe administrata e tij janë treguar tejet vigjilent në “hulumtimin” e zbulimin se mos ndonjë veteran i vërtetë punon roje, puntor lavazhi, shitës ambulant etj. në mënyrë që t’ua heqë atyre pensionin e veteranit si dhe heqjen e pensionit të veteranit veteranëve të vërtetë nga Shqipëria, ndërsa mundohet të duhet se respekton dëshmorët dhe heronjtë.
Albin pse nuk miratove nje ligj Veting për drejtësinë ,apo don që vetëm ti të identifikohesh si i drejtë dhe me drejtësinë.
Albin, koha dhe e kaluara shënojnë për të mos-harruar si dhe dhe realiteti i së tashmes e së ardhmes nxjerrin në dritë hipokrizitë, mashtrimet dhe spekulimet e politikanit sado që të pëpiqet ai të përdorë pushtetin, alibirat, retorikat, populizmën dhe të mundohet që të duket patriot e populist mashtrues. Euforia egoiste Kurtit ia errësoi arësyen deri aty sa ajo e vetëmashtroi Kurtin sikur ai na u bë lider i të gjithë shqiptarëve, kur në Shqipëri askush nuk e ka në hesap.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
