Nuk ka politika parimore më ata që nuk u punon mirë truri!?
Skender Mulliqi
Gjuha e urrejtjes dhe kultura e fanatizmit në rrjetet sociale janë padyshim një nga shkaqet - kur shikon nivelin e agresionit, mungesës së qytetërimit dhe frustrimit. Garniturat e caktuara politike nuk kuptojnë ndikimin e vendndodhjes gjeografike të Kosovës –Ballkanin Perëndimor, si një minë e gatshme për të shprëthyer nga probemet etnike ende të pa zgjidhuara.Dhe, sikur nuk e kuptojnë së jemi të rrethuar më armiqët e përhershem serbosllavë më predispozita armiqësore-agresive ndaj gjëje që frymon shqip …
Nga Skënder MULLIQI
Kriza politike dhe kriza institucionale na deskridituan shoqërinë dhe shtetin para botës demokratike.Dhe, kjo ishte një krizë e gjatë e prodhuar qëllimisht vetëm për të arritur pushtetin.Dhe, nuk ka gjë më diskredituese dhe fyese së të bësh luftë për pushtet dhe jo për shtet.Dhe, ky deskriditim solli edhe zgjedhjet e jashtazakonshme nacionale .Ishte një përformancë më idiotike që pamë nga shumë kuvendarë që aty janë pa asnjë meritë,Dhe, nese shumica prej tyre arrijnë të mbesin aty , vaj halli për qytetarë dhe për Kosovën.Po të kishin pasë pak moral politikë do të kërkonin që mos të hyjnë më në lista zgjedhore për deputet.Por, zor të ndodhë kjo, së këta politikwn e kan kuptuar si beznesin më profitabël për të marrë paga të majme pa asnjë mund, dhe për të vjedhur në anën tjetër aty ku iu jepet mundësia .Me ata që lanë mbrapa përfomanca të paimagjinueshme idiote politike, Kosova nuk do ta këtë mundësi më ecë përpara.Do të degradohemi si shetet , por edhe si komb. Këta nuk treguan moderim , përmbajtje dhe mirësjelle , si kushtet primare për dialogë , i cili është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet me të cilat përballen shtetet.Vetëm më gjuhën e dialogut ruhet dinjiteti dhe reputacioni i secilit njëri që mërret më politikë.Ruhet natyrishtë ajo qenësorja reputacioni i shtetit dhe njerëzve të cilëve u shërben.Prandaj, një politikan i menqur , e që në fakt pak po kemi të tillë shumw, shmangë shprehjen e mendimit të tij, dhe nese e shpreh atë, ai do të zgjedhë më kujdes mënyrën se si do ta komunikojë mendimin e tij, sepse mendimi i tij në diskursin public mund të keqkuptohet dhe të dëmton publikisht veten dhe shtetin . Respekti i ndërsjellë është një kusht për dialog të ndershëm. Dhe respekti është një kusht i domosdoshëm që të respektohesh. Kushdo që nuk e kupton këtë, është futur gabim në politikë.Dhe, po shihet së shumë kush gabimishtë ka zgjedhur këtë profesion fisnik, apo më mirë më thënë kan arritur më bërryla dhe me servilitete, pa përgatitje të duhura profesionale . Për muaj të tërë nuk u ndalë dhuna politike , e cila duket së veq sapo shkon në rritje , në prag të këtyre zgjedhjeve të reja të 28 dhjetorit.Në përgjithësi veq kush don më mbaru qefe apo sheh endrra në sy hapur, se gjerat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur , dhe ne po përballemi me rrezikun e humbjës se ndenjënjes së sigurisë në mjedisinë tonë . Sidoqoftë, duket se është koha që shoqëria në tërësi, ta adresojnë seriozisht këto probleme. Sigurisht, kjo situatë nuk ra nga qielli, as nuk mund të reduktohet në një shkak të vetëm, por është pasojë e gjendjes së përgjithshme të shoqërisë dhe shtetit të prodhuar nga politikanët e papërgjegjshëm. Neve na duhet zhvillimi dhe progresi i të gjitha proceseve të stopuara nga krizat.Kosova ende renditetet si njëra ndër vendet më të varfëra , më largime masive nga vendi.Tensionet e vazhdueshme dhe kriza e përhershme politike na ekspozojnë vazhdimisht ndaj të ashtuquajturit "stres politik". Gjithashtu, ekzistojnë praktika të përhapura të shënjestrimit të kundërshtarëve tw caktuar politikë .Gjuha e urrejtjes dhe kultura e fanatizmit në rrjetet sociale janë padyshim një nga shkaqet - kur shikon nivelin e agresionit, mungesës së qytetërimit dhe frustrimit. Garniturat politike nuk kuptojnë ndikimin e vendndodhjes gjeografike të Kosovës –Ballkanin Perëndimor, si një minë e gatshme për të shprëthyer nga probemet etnike ende të pa zgjidhuara.Dhe, sikur nuk e kuptojnë së jemi të rrethuar më armiqët e përhershem serbosllavë më predispozita armiqësore-agresive ndaj gjëje që frymon shqip …
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
