Mulliqi: Politika dhe mediat
Skender Mulliqi
Kur gazetaria i hynë lobimeve politike , jo vetëm që humb kuptimin , por është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj interesit të gjerë public.Secili politikan, secili gazetarë dhe secili qytetarë është i detyruar të respekton ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e vendit. Kjo do ta bënte vendin më të mirë për të jetuar , do të bënte vendin të prosperuar më standardët më të larta evropiane, si një mesazh çartë më një hapësirë të përbashkët publike …
Nga Skënder MULLIQI
Kur krijohet jo vetem rivalitet jo parimor politik , por edhe armiqësor vite më radhë , inkurajohet frika dhe qytetarët ndahen. Rezultati është një shoqëri që bëhët gjithnjë e më radikale , nervoze dhe pak tolerante.Ngjarjet u fundit më kriza politike , prodhuan gjuhën e urrejtjës , ku hapësira publike u shëndrrua në një arenë për konflikte brutale politike.Ne vend të normalizimit të marrdhënjve të partive politike dhe gjetjës së një gjuhe të përbashkët për të formuar organet e reja të shtetit, këta e rënduan edhe më shumë situatën më veprimet e tyre ne Kuvend dhe jashtë kuvendit, më gjuhën denigruese , e cila nuk i shërben stabilitetit politik dhe institucional.Natyrishtë se kur krijohet një mjedis i tillë favorizon ideologjitë ekstreme dhe dobëson më tej instutucionet demokratike .Se bashku më krizën politike , po ballafaqohemi edhe më rënjën në shkallën më të ulët të disa mediave elektronike dhe të rrjeteve të ndryshme sociale,të cilat në vend të qëtësimit të situatës , i dhanë edhe më shumë zjarr më politika destructive dhe dëmtuese për të ardhmën e vendit.Problemi i qështjës së besimit është problemi më i madh politikë , e që shumë është humbur në këtë klasë politike dhe në disa media.E kan pru vendin para një situate shumë serioze duke përjetuar krizë pas krize politike dhe institucionale , dhe së bashku më këto edhe po kemi zgjedhje të shpeshta nacionale .Rreziku më i madh vjen nga kombinimi i pushtetit politik, interesave ekonomike dhe kontrollit mbi informacionin. Njerëzit më bindje autoritare përdorin ligjet për të kufizuar qdo të drejtë të paraqitjës publike.Disa media kan hyrë në kthetrat e oligarkëve , të cilët mediat i kan kthyer në instrumente të tyre .Dhe, këta po veprojnë sipas bindjeve dhe modeleve të tyre biznisore duke marrë kontrollin mbi shpërndarjën e informacionit.Kur të gjitha këto kombinohen dobësohen jo vetëm mediat , por i gjithë sistemi, duke e dobësuar gjithnjë e më shumë vendin ekonomikisht .Të gjithë duhet të vetëdijesohen së problemet e mëdha , paraqesin rrezik të madh jo vetëm për publikun , por dobëson forcën e organizimit të gjithëmbarshem shoqëror e politikë në vend.E vetmja gjë është të flasim hapur dhe me zë të lartë për këto probleme, t'u shpjegojmë njerëzve se çfarë po ndodh dhe të mbështesim njëri-tjetrin. Rezistenca duhet të jetë kolektive dhe afatgjatë.Kur nuk ruhet gazetaria profesionale , do të dështon politika .Pronarët e disa mediave duhet të kuptojnë se autonomia editoriale është pjesë e minimumit demokratik. Gazetarët, sindikatat dhe shoqatat profesionale përfaqësojnë vijën e parë të mbrojtjes. Prandaj, të gjithë duhet të kontribuojnë për një situatë më të mirë.Kur gazetaria i hynë lobimeve politike , jo vetëm që humb kuptimin , por është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj interesit të gjerë public.Secili politikan, secili gazetarë dhe secili qytetarë është i detyruar të respekton ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e vendit. Kjo do ta bënte vendin më të mirë për të jetuar , do të bënte vendin të prosperuar më standardët më të larta evropiane, si një mesazh qartë më një hapësirë të përbashkët publike . Jo të kemi një radikalizim kaq të madh, thua së nuk bëhët fjalë për të njejtin shtet dhe për shqiptarët në rajon.Duhet të jetë e qartë se shërbimi public nuk është opsion , por është një detyrim. Dhe, duhet të dinë mirë të gjithë e më së shumti njerëzit e politikës dhe të mediave , së nuk do të lejohet ti bëhët gropa demokracisë, lirisë , shtetit dhe të drejtave të qytetarëve .Ndarja që po bëhët në “të miat dhe të tuat’’, nuk është shkruar askund në Kushtetutë.Është shkruar që të krijojmë atmosferë besimi, me mendimin e vetëm për mirëqenjën e Kosovës .Duhet të emërohen në poste të larta politike , njerëzit që do të na përfaqësojnë dënjësishtë mbrenda ,ashtu edhe në marrdhënjët ndërkombëtare të trazuara…Këto zgjedhje ishte dashur të prodhojnë këtë profil të njerëzve…
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
