
Lexoni edhe:
Zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk do të përcaktohen nga mobilizimi në podiume
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Zakonisht, premtimet e politikanëve janë në mes të dëshirës dhe mashtrimit, më saktë, gënjeshtrës. Kur premtimet janë pa mbulesë lëndore e logjike, ato janë gënjeshtra të qëllimshme. Si reagim ndaj makro-premtimeve, qartazi të parealizueshme, ka lindur, me të drejtë, edhe shprehja “hajvana”.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk do të përcaktohen nga mobilizimi në podiume
Lexoni edhe:
-Në fushatën zgjedhore të 9 shkurtit 2025, subjektet politike PDK, AAK, NISMA, të koalicionuara në PAN, krerët partiakë të tyre bënë premtime enorme, “havadyze”, siç thotë populli, ashtu siç kanë filluar edhe tani me “lojën” e pensioneve dhe të veteranëve, edhe pse 45.500 prej tyre janë të rremë. Ndërsa LDK-ja, për premtimet e bëra, ka dhënë burimet që i mbulojnë ato. Kurse LVV, në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk ka dhënë asnjë premtim, sepse ende i ka pasur të papërfunduara ato që i kishte lënë në gjysmë PAN-i.
Slogani i Albin Kurtit, me premtimin për një “fitore edhe më të madhe”, është një thirrje mobilizuese për elektoratin, për ta votuar numrin 116. Ai përmban të dyja: vetëbesimin politik dhe, njëkohësisht, treguesin e frikës nga rënia e mbështetjes. Pra, është një SOS, një alarm për mobilizim urgjent të elektoratit. Kjo dëshmon për maturi dhe realizëm, sepse fitorja dhe humbja varen nga elektorati. Andaj, kërkohet mobilizim i përkushtuar.
Albin Kurti, me LVV-në e tij dhe aleatët Guxo e Alternativa, tani edhe me Partinë Demokristiane simpatike, ka treguar parimësi kur ka refuzuar bashkëqeverisjen me subjektet politike të PAN-it. Sepse Kurti dhe LVV-ja e tij nuk kanë asnjë obligim për t’i rehabilituar të kriminalizuarit. Kjo dëshmon për epërsi morale në raport me opozitën, e cila, për të arritur qëllimin, nuk po i zgjedh mjetet. Dhe kjo është shumë domethënëse, sepse është ballëhapur në kërkimin e fitores, pa e fshehur frikën e humbjes, nëse do të mungonte mbështetja e elektoratit. Duke shtuar këtu edhe bashkimin e të gjithëve kundër njëshit – LVV-së – përkrahja bëhet edhe më e domosdoshme, madje vendimtare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".