Një parti e re, për t’i pensionuar dështakët e korruptuarit
Ali Hertica
Nga Ali Hertica
Rrënimi i shpresës, e keqja më e madhe që ia bënë vendit pushtetarët
“Partitë aktuale në Kosovë nuk e meritojnë vëmendjen e qytetarëve të zhytur në shumë biznese, korrupsion dhe paligjshmëri. Fitohet përshtypja se këta tallen me veten, bëjnë qejf me para të popullit dhe zgjidhin telashe familjare, të gjitha këto e kanë sjellë këtë gjendje. Prandaj, pa një alternativë tjetër politike shteti nuk konsolidohet,se tashmë ka ardhur koha që edhe Kosova të ketë një alternativë të re politike, duke ndërruar klasën aktuale politike dhe të lirohet nga këto fytyra të ricikluara dhe të pashpresë, të cilat që 25 vjet e degraduan përdhosën vlerën e qytetarit skajshmërisht, për qëllime dhe profiterizëm klanor e fisnor, duke shkelur mbi çdo vlerë.
Besimi te partitë, në pikën minimale
Tani o kurr Kosovës i duhet një forcë e re politike, meqë besimi te partitë ekzistuese është komprometuar keq.“Partitë aktuale në Kosovë nuk e meritojnë vëmendjen e qytetarëve të zhytur në shumë biznese e korrupsion dhe paligjshmëri. Fitohet përshtypja se këta tallen me veten, bëjnë qejf me para të popullit, zgjidhin telashe familjare, të gjithë kë e kanë sjellë këtë gjendje. Prandaj, pa një alternativë tjetër politike shteti nuk konsolidohet. Këtë klasë politike e karakterizon rivaliteti i fuqishëm politik dhe si të tillë e kanë ndarë popullin në patriotë dhe tradhtarë në keqbërës dhe korrupsionit. Nuk hezitojnë të ulen dhe të pinë kafe së bashku dhe të ndërrojnë fjalë sa herë e shohin të interesit”, u shpreh ai.“Kjo klasë është komprementuar politikisht që në këtë Republikë të Kosovës instalon sistem ekonomiko-shoqëror, që i përmbush nevojat e interesat e atyre që kanë pak e janë shumicë dhe që e ul hendekun dhe e balancon këtë padrejtësi në rishpërndarjen e pasurisë, të cilën e kemi parë të thellohet gjatë këtyre 26 viteve, prej kur Kosova është e lirë dhe 17 vjet prej kur është e pavarur. Rreziku është që bashkë me mbetjet e riciklueshme të vijnë dhe mbetje të rrezikshme. Besoj se mund të sigurojmë lidership përgjegjës në të ardhmen vetëm nëse demistifikojmë procesin e lidershipit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
