Kapiti: LDK mund të përfundojë në parti e“tre përqindëshave”
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Pse LDK -ja mbërriti në pragshpërbërje?
Lëvizja Demokratike e Kosovës me rezutatin dështak në zgjedhjet e fundit parlamentare mund të tkurret në Partinë e deputetëve dhe të tre përqidëshave, të 3%- ndëshave , në parti të nostaligjikëve të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës dhe të atyre që mlidhnin 3%- ndëshin nëpër perëndim , e që më shumë i përvetësuan financat e tij.Ose Lidhja Demokrtike e Kosovës mund të shpërbëhet si Partia Komuniste e Shqipërisë, së cilës pas diktatorit edhe ajo u shpërnda dhe kështu ndodh me partitë autoratike ku servilët dhe dështakët e tyre gjithcka ia dedikojnë kryetarit.
Kështu ndodh me reliket politike të partive autokratike , ku karrieristët politikë dhe dështakët ldk-istë mallëngjehen me të shkuarën por edhe kacafyten me njëri-tjetrin se kush i ka betur besnik rrugës së mitit Rugova dhe politkës dështake e paqësore të tij, rezultati i së cilës ishte boshatisja dhe largimi i popullit të Kosovës nga Kosova.
Tjetër se cfarë bënë LDK-istët ishte se politika e saj futi frikësimin te shqiptarët se me Serbinë nuk mund të luftohet, dhe mashtrimin se do fitonte LDK e Rugova, dhe se Serbisë mund t’ia marrim Kosovën me laps në letër.Të gjitha këto ishin dhe rezultuan një vizion dhe një përrallë politiko-kombëtare dështake dhe e pamundur. Kjo që i ka mbetur politikisht LDK-së vetëm sa do mundësojë dështimin e saj , deri sa të pensionohen dhe të shkojnë demagogët dhe hipokritët bashkë me disa mediatikorucë e intelektualë langaraqë e që nuk kanë asnjë lloj kontributi kombëtar të cilët i kanë mbetur asaj dhe të cilët akoma mundohen të mashtrojnë publikun se Rugova krijoi shtetin dhe ua solli lirinë Kosovës në “konferencat” e Selisë së LDK-së në Prishtinë, ku qëllimi i pabesë e djallëzor i tyre, i kësaj pakice, është që të godasin dhe ta shlyejnë nga kujtesa kombëtare luftën dhe sakrificat reale të luftëtarëve , patriotëve dhe herojve të Kosovës prej të cilëve u dëbua kolonizatori serb nga Kosova dhe kemi shtetin shqiptar të Kosovës sot.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
