Pse u vodhën votat mbrenda subjekteve politike?!

Pse u vodhën votat mbrenda subjekteve politike?!
Pse u vodhën votat mbrenda subjekteve politike?!

Skender Mulliqi

  • 24 January 2026 - 15:41

Kjo njëherit është  edhe provë  së në këto zgjedhje mbrenda partive politike votat u vodhën.Zgjedhjet u portretizuan  më të drejtë si të suksesshme, por kjo çka ndodhi  e ndryshon gjendjen për të keq në politikë.Këto hajni  janë një mesazh   që duhet të funksionon  përgjegjësia dhe të veprohet në përputhje me ligjin…

 Nga Skënder MULLIQI

 Zgjedhjet nacionale në Republikën e Kosovëss sipas KQZ –së u vodhën rëndë mbrenda partive.Dhe, për mua kjo nuk është gje e re , se krejtë pas luftën kemi pasur vjedhje të tilla votash, madje duke u bërë deputet pa i pasuar votat e kërkuara.Sigurisht se ka pasur edhe hajni tjera që kan përcektuar fituesin e zgjedhjeve, dhe janë konsideruar demokratike, se askush nuk është marrë më punën e hajnive .Por, mbrenda subjekteve politike janë bërë hajni krejtë pas luftën jo vetëm tash.Pse shtrohet pyetja logjike? Sepse  nuk është bërë kurrë reforma zgjedhore duke shkuar më një zonë zgjedhore për qka edhe shpesh kam shkruar, e jo më shumë zona zgjedhore.Me shumë zona zgjedhore mendoj unë do të kishim pasur më pakë mundësi  të tilla për vjedhje.Zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të shpeshta të pas luftës,  janë mbajtur edhe për faktin , për ti ikur reformës zgjedhore, se kjo ju ka hy në funksion më shumë krerëve të partive politike .Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka qenë shumë më shumë i vemendshem kësaj radhe për ti qitur të palarat ne shesh.

Dhe, rinumerimi siq është kërkuar do të rivendos besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor në ato qendra votimi ku edhe kemi pasur manipulime votash.Këto nuk janë parregulllësi sporadike ose raste te izoluara, por vjedhje më përmasa të mëdha .KQZ më të drejtë po ushtron presion mbi këto parregullësi dhe pamë arrestime masive nga policia në rajonin e Prizrenit.Kështu duhet të veprohet në secilin qytet nese kan ndodhur hajni .Kjo çka ndodhi u ka qitur hije të zezë zgjedhjeve që u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe demokratike .Gjithqka të funksionon sipas ligjit, nese vërtetë dëshirojmë shtet ligjir dhe funksional, dhe mendoj se  dëshirojmë.Nuk ka asnjë arsyetim kur numri i votave për një kandidat rritet apo zvoglohet në mënyrë drastike  më hajni.Ky është shëmbulli më i keq i mundshem.Kjo njëherit është provë  së në këto zgjedhje mbrenda partive politike votat u vodhën.Kjo qka ndodhi  e ndryshon gjendjen për të keq në politikë.Këto hajni  janë një mesazh   që duhet të funksionon  përgjegjësia dhe të veprohet në përputhje me ligjin…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".