Mexhuani: Duhet votuar Vjosa Osmani për presidente

Mexhuani: Duhet votuar Vjosa Osmani për presidente
Mexhuani: Duhet votuar Vjosa Osmani për presidente

Ragip Mexhuani

  • 06 February 2026 - 08:40

Nga Ragip Mexhuani 

Duhet votuar Vjosa Osmani për presidente, me kusht që të angazhohet maksimalisht edhe ndërkombëtarisht për kthimin e mbi 8.000 ha që iu dhanë Malit të Zi më 2018 nga 80 deputetë me Vjosa Osmanin. 

Përderisa Vjosa e ka këtë gabim, kundruall të tjerëve që kanë shumë gabime, duke përjashtuar kryeministrin Albin Kurti, i cili e shtriu sovranitetin në Veri, presidentes i mbetet kthimi i mbi 8.000 ha nga Mali i Zi. 

 

Deputeti është përfaqësues i popullit në Kuvendin e R. së Kosovës. Deputeti nuk i nënshtrohet asnjë mandati detyrues… i nënshtrohet vetëm ndërgjegjjes së tij (Dr. Arsim Bajrami Kushtetuta e Kosovës). Mënyrën e votimit e përcakton Kuvendi jo Kushtetuta. Kushtetutën e miraton dhe e ndryshon parlamenti (Dr. Rizah Smaka). Ashtu perëndimi më shumë e praktikon Votimin e fshehtë. Kancelari i Gjermanisë në raundin e parë në votim të hapur nuk fitoi, në raundin e dytë në votimin e fshehtë fitoi 9 vota më shumë se shumica e nevojshme (shkurt 2025). Nga 15 prilli 2025- seancën e parë për konstituimin e parlamentit, opozita 60 herë nuk votoi-bllokoi formimin e Kuvendit për 4 vota. 

4 partitë opozitare nuk ia dhanë nga 1 votë Q.Kurti. Gjykata Kushtetuese kurrë nuk reagoi për mos konstituimin e Kuvendit nga Opozita. Përkundrazi kjo gjykatë e ndaloi votimin e fshehtë për konstituimin e Kuvendit. Sigurisht me votim të fshehtë parlamenti do të formohej nga disa deputetë sdm. të LDK-së. Kushtetutën e shkelën partitë opozitare, të gjithë deputetët opozitarë, madje edhe gjyqtarët e Kushtetutës. Kundër Opozitës dhe Gj. Kushtetuese nuk reagoi as Akademia e Shkencave, madje asnjë institucion tjetër?! Shih për çudi e kritikonin qeverinë Kurti si bllokues. … Por reagoi populli dhe i dënoi Verdikti i Kombit, në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Siç thotë fjala e urtë popullore : Zëri i popullit - Zëri i Zotit. 

Por reagoi populli dhe i dënoi partitë opozitare me votë. Deputetët e partive opozitare, n’rastëse dojn me mbet deputetë me fytyrë dhe kombëtarë e votojn Vjosa Osmanin për presidente. Në rastëse nuk e votojn nuk i’a duan të mirën Kosovës dhe prapë populli do i dëno me votë dhe nuk do të jenë me as deputetë. Fjalë popullore : Edhe i fikur edhe i koritur!. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".