Kapiti: Presidente, pse 'Guxo'-ve për të vepruar gabim?

Kapiti: Presidente, pse 'Guxo'-ve për të vepruar gabim?
Kapiti: Presidente, pse 'Guxo'-ve për të vepruar gabim?

Skender Kapiti

  • 24 March 2026 - 15:23

Nga Skënder Sadri KAPITI

Dikur Vjosa formoi Partinë “GUXO” që kishte simbolikën e guximit politik e intelektual për të kundërshtuar ishpushtetin e atëhershëm të korrupsionit si dhe për reformimin e LDK-së.

 

Mirëpo kur u fuqizua me pushtet Presidentja Osmani tani GUXON  për të bërë gabime prej të cilave ajo kurrë më nuk bëhet Presidente por edhe do skualifikohet e ndëshkohet politikisht. Sot në kohët moderne të teknologjisë dhe informacionit asnjë pushtetar nuk mund të fshihet në “pallatin” perandorak, as mbretëror, as diktatorial  dhe as demokratik sado që pushteti mundohet të përpiqet që të fshihet , maskohet dhe të përdorë artin e mashtrimeve.

 

Sot as mashtrimet  dhe as imazhi mashtrues i pushtetit dhe i autoritetit të pushtetarit nuk zgjat shumë sepse ato zbulohen shpejt.Presidenja Osmani, megallomane pushteti me akrobacitë politike të saja  dhe me qëllimin egoist të saj, atë të etjes për pushtet dhe të dëshirimit të realizimit me cdo kusht të postit dhe të kolltukut të Presidentes  e shtynë atë që të nxjerrë dekretin për shpërdarjen e Parlamentet vetëm pse Parlamenti nuk e rikandidoi atë për një mandate tjetër për President të Kosovës. Në ditët e sotme kur Serbia armatoset deri në dhëmbë kundër Kosovës, kur bota dhe paqja globale është në paqëndrushmëri për shkak të konfliktit ruso-ukrainas dhe në  Lindjen e Mesme mes SHBA dhe Izraelit me Iranin, Presidentja e Kosovës  dektreton shpërrndajen e Parlamentit duke shkaktuar kështu një krizë krejtësisht të panevojshme dhe të dëmshme për Kosovën.Këtë tashmë e ka shënuar historia, dhe koha do të nxjerrë në dritë të vertetën se përse ndodhi kështu, një aleancë partiko-opozitare me Presidenten e Kosovës kundër zgjedhjeve parlamentare e demokratike të 28 Dhjetorit 2025, kundër verdiktit dhe vullnetit demokratik të votuesve në Kosovë?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".