Zeqa: Saktësia e një analize politike!

Zeqa: Saktësia e një analize politike!
Zeqa: Saktësia e një analize politike!

Florim Zeqa

  • 28 March 2026 - 16:07

Shkruan: Florim Zeqa

Kosova duhet t’i kthehet realitetit të krijuar politik dhe gjeostrategjik. Të vetmin shpëtim e kemi në tolerancë dhe unitet, në bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve të spektrit politik, ngase ndodhemi para sprovave të mëdha në planin ndërkombëtar. Edhe pse ne po mundohemi që ta harrojmë, BE-ja nuk e ka harruar Asociacionin e Komunave Serbe në veri, të arritur me marrëveshje ndërkombëtare dhe të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës!

Lakmia nuk ti vërbon vetëm sytë, ta bllokon edhe trurin

Analiza politike duhet të jetë e bazuar në fakte dhe paanshmëri ndaj zhvillimeve politike dhe shoqërore, në të kundërtën krijon mjegull dhe pasiguri tek qytetarët.

Nuk është e thënë rastësisht se e vërteta vret më shumë se plumbi!

Sa e vështirë është për të qënë objektiv në trajtimin e temave!?

E aq më tepër kur je i paanshëm dhe i pavaur në aspektin politik!

Kjo të krijon armiqësi të paimagjinueshme me militantët partiakë!

Vështirë të thuhet e vërteta në mesin e shumë gënjeshtrave dhe spekulimeve!

Sa herë që e analizojë një temë të nxehtë politike, militantët dhe naivët politik më rreshtojnë në një parti politike!

Sikurse në çdo lojë që del vetëm një fitues, në secilin zhvillim politik ekziston një e vërtetë e vetme, e jo dy apo më shumë!

Sado e kthjellët të jetë e vërteta, dikush mundohet që ta justifikojë të pavërtetën duke e vendosur të keqën para të mirës!

Madje, në disa raste, siq ishte parashikimi im rreth verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për ‘Dekretin e Presidentes’, i cili doli të jetë plotësisht i vërtetë, prodhoj reagime të fuqishme dhe hipotetike nga një pjesë e opinionit vendor!

Më thanë: “Po ia mban anën Albinit e po e sulmon Vjosën për inati të LDK-së”!

Deri në këtë nivel bien paragjykimet e njerëzve!

Por unë nuk e kam problem!

Madje, ndjehem mirë që iu paraprijë ngjarjeve dhe nuk ju shkojë atyre pas!

Unë jamë nga më të zëshmit që e kam kundërshtuar përafrimin e Vjosës me Albinin gjashtë vite më parë!

Sepse kam qenë i bindur, se kjo lidhje politike nuk ishte krijuar mbi bazën parimeve të shëndosha politike, por krejtësisht ishte e mbështetur në interesa grupore për të kënaqur egot personale!

Sjellja përverse e Vjosa Osmanit e vërtetoj katërçipërisht shqtësimin tim të logjikshëm të gjashtë viteve më parë!

Përversiteti i Vjosa Osmanit e ka futur vendin në kriza të vazhdueshme politike dhe institucionale, duke shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe dëme të pariprueshme politike për shtetin.

Politikanët paragjykues dhe pa vizion të qartë gjithnjë i fajësojnë të tjerët për gabimet dhe dështimet e tyre kur nxiten nga lakmia për pushtet dhe përfitime përsonale.

Kritika e shëndoshë dhe vetëkritika të çojnë drejt të mirës, kurse, inatet dhe vetëkënaqësia të dërgojnë drejt humnerës së pakthim!

Vjosa Osmani nuk e pranoi kritikën dhe sugjerimin tim të sinqertë dhe ia ku përfundoj!

Për të qenë objektiv, të gjitha këshillat Vjosës asokohe ia kam dërguar në privat burrit të saj-Prindon Sadriut!

E ftoj që t’i bëjë publike të gjitha!

“Ata që nuk i dëgjojnë këshillat e mikut, i përjetojnë prapaskenat e armikut”!

Lakmia nuk ti vërbon vetëm sytë, ta bllokon edhe trurin!

Kur e fillova shkrimin nuk e mendova që do t’a personalizoj kaq thellë, por ia që fjala e nxjerrë fjalën dhe e vërteta del në shesh herët apo vonë! Edhe pse u hapë rruga të shkojë edhe më thellë për LDK-në, nuk do ta shkeli betimin e dhënë publikisht ditë më parë në shkrimin lamtumirës për këtë subjekt politik!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".