SI U SHKATRRUA JUGOSLLAVIA E PARË E DYTË DHE E TRETË

SI U SHKATRRUA JUGOSLLAVIA E PARË  E DYTË DHE E TRETË
SI U SHKATRRUA JUGOSLLAVIA E PARË  E DYTË DHE E TRETË

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 31 March 2026 - 15:25

Nga Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

Tri Jugosllavitë sot janë shembull sikurse lopa kur ngihet sanë e detyrohët më e hangër kashtën, ashtu edhe serbianëve do t` u mbetët vetëm një shansë, të hanë kashtë, në fund të katër luftërave të humbura! Ndërsa, shqiptarët shumë patën mësuar në të tri Jugosllavitë. Por, më në fund e nxorrën rrënjën katrore se cilat ishin mjetet për çlirim. E mësuan bindshëm se ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe SHBA-NATO, askush tjetër.

Jugosllavia e Parë

Jugosllavia e Parë u krijua në koridoret e Versajit më 1919, duke i plotësuar kërkesat ideore të disa pansllavistëve dhe me iniciativë të masonerisë franceze dhe londineze. Në Versaj, pa ndihmën e rusëve u krijua shteti marionetë: Mbretëria SKS që do të thotë tri fise që përbënin një popull “Jugosllavë”. Ky shtet marionetë nga fillimi ishte për shqiptar një burg. Ndërsa kur i shtohet edhe faktori plus, me tri kampe të përqëndimit të themeluar special për t` i kalbur shqiptarët kryengritës dhe familjet e tyre, kur t` i shtohët se ai shtet e kishte përkrahjen e Ligës së Kombeve me seli në Gjenevë, atëherë kuptohet pse u themelua si mozaik. Jugosllavia e parë Ishte një perandori e sllavëve, në të cilën u koncentruan të gjithë bellogardistë që nuk u pajtuan me Revolucionin e Tetorit më 1917 në Rusi. Lidhur me këtë realitet tragjik duhet shënuar një hipokrizi pansllaviste, e cila shënohet në Londër më 1913, shfaqet në Versaj më 1919 dhe formësohet në Paris më 1946. Për çka është fjala. Më 17 dhjetor 1912 fillon Konferenca e Londrës. Më 18 dhjetor 1912 Nikolla Pashiqi u dërgonte oficerëve serbian urdhër që nga: Peja, Gjakova, Prizreni dhe Dibra të shkruajnë në emër të parisë shqiptare këtë telegram: “ Ne banorët e këtyre trevave gjithmonë kemi jetuar me serbian, serb e ndiejmë veten, serbisht flasim në familje dhe serbishten e kuptojnë të gjithë antarët, prandaj duam që të na leni me Serbinë e jo me Shqipninë Bregdetare”. Në anën tjetër, Nikolla Pashiqi do të rrefehet para Eduard Greit: “Nuk jemi ne që po duam ti okupojmë viset shqiptare, por janë shqiptarët ata që po na lusin ti okupojmë, sepse me Serbinë e shohin progresin dhe lulzimin e ekonomisë tyre”.

E vërteta, Vlladimir Iliq Lenini, posa erdhi në pushtet, urdhëroi që të botohet Marrëveshja sekrete e Londrës nga viti 1915, me të cilën Italia përfitohej për Antantën (Angli, Francë, Rusi) duke ia dhuruar disa pjesë të bregdetit kroat, malazez e sidomos duke ia dhuruar tërë Krahinën e Vlorës Italisë. Rusia u shkëput nga Antanta më 1917, ndërsa Franca dhe Anglia së bashku me SHBA si fituese të Luftës Parë Botërore, do ta pranojnë realitetin e 1 dhjetorit 1918 me krijimin e Mbretërisë SKS (Jugosllave nga viti 1918 përkatësisht 1929).Ndërsa Jugosllavia integrale e Banovinave do të shkatrrohet duke u pushtuar nga:Gjermania, Italia dhe Bullgaria më 1941.

Jugosllavia e Dytë

Jugosllavia e Dytë u krijua me luftë, sepse nga viti 1941 e deri kur kapitulloi Rajhu i Tretë, më 15 maj 1945, bëhej luftë e drejtë –çlirimtare. Por, ato vise shqiptare që i okupoi Jugosllavia e Dytë më 1945 ishin të trashëguara nga realiteti i padrejtë imperialist që ishte vendosur qysh më 1912 në Londër. Prandaj, ishte fare e vështirë të ndryshohet qëndrimi në interes të Serbisë e që e mbronin: Anglia, Franca dhe SHBA më 1919, në Versaj. Por këtij realiteti iu bashkua më 1945 edhe Rusia komuniste si fituese e luftës. Pra, sa i takon Kosovës, asnjë vlerë nuk vlente para Aleatëve në Paris më 1946 se Kosova dhe Shqipëria ishin çliruar me forca të veta dhe duhej të ndërtonin një shtet.

Historia e Jugosllavisë së Dytë është e njohur për qëndrimin në AVNOJ-in e Parë më 1942 dhe AVNOJ-in e Dytë më 1943, se: “Nuk ka coptim të vendit dhe nuk ka kthim të sistemit të vjetër kapitalist të drejtuar nga dinastia serbiane. Kjo do të thotë se në shtetin e sllavëve të jugut prap një pjesë e trojeve shqiptare mbetej e robëruar. E vërteta, Çështja e Kosovës u kuptua dhe u përcaktua se: “do t` i takojë Jugosllavisë” kuptohet me intriga “pashiqiste”, të cilat J. B. Tito i zbatoi edhe më me dinakëri se mjekrroshi serbian Nikolla Pashiq. Madje, në Vis më 26 gusht 1944 Delegacioni shqiptar: Koçi Xoxe, Ramadan Çitaku dhe Bedri Spahiu do ta arrijnë pajtimin që: “ Nëse Shqipëria ndërton sistem socialist, atëherë Kosova do t` i takojë Shqipërisë; Nëse Shqipëria ndërton sistem ekonomiko shoqëror kapitalist, atëherë Kosova do ti takojë Jugosllavisë federative”. Kur J. B. Tito u pyet nga Gjillasi dhe A. Rankoviqi se: “Çka do të thotë ky qëndrim”?, Tito do tu përgjigjet: “Ky qëndrim do të thotë se vendimi vlen deri sa të largohet Delegacioni shqiptar nga ujdhesa”. Në frymën e kësaj politike masone, madje më 24 shkurt 1945, Kryesia e AVNOJ-it e drejtuar nga kroati Ivan Ribar, Kosovën e përjashton nga përfaqësimi në Mbledhjen e Tretë të AVNOJ-it (u mbajt më 1946). Kjo do të thot se për çështjen e Kosovës përfaqsuesit politik sllavë vendosën pa e pyetur Fadil Hoxhën, e pa e konsulltuar dhe njohtuar Enver Hoxhën, të dy prijës antifashistë, të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kushtetuta e Jugosllavisë do të aprovohet më 1946. Por Kosovës qysh më 2 shtator 1945 do ti përcakton statusin e vendit të okupuar, sepse pushtetarët serbian ia caktuan një Statut me 11 nene, duke e nominuar si një qark serbian.

E vërteta, Kosova do ta fitojë një Statut më 1948, i cili ishte projektuar në zyret e Kuvendit Serbisë dhe ishte përkthyer shqip nga një grup shqiptarësh me në krye Gjeto Lekën. Meqë Jugosllavia i ndryshoi kushtetutat më 1953 dhe 1963, pozita e Kosovës nuk do të ndryshojë. Kjo trevë do të mbetet treva më e prapambetur nën okupimin serbian, ku merrej çdo gjë dhe nuk investohej asgjë.

Ndryshimi i sistemit ekonomik

Ndryshimi i sistemit ekonomiko shoqëror në Jugosllavi fillon më 1964. Ndërsa një vit më vonë (1965) tërë ndërmarrja e LKJ-ës, që të avansojë sistemin shoqëroro ekonomik në vend, do të quhet Reformë ekonomike dhe administrative (sistemi i reformuar komunal). Në këtë kohë në Jugosllavi shënohet një fenomen që nuk ishte rasti me shtetet tjera me sistem totalitar. Jashtë Jugosllavisë, ishte shënuar se punonin 400 000 punëtorë të kombësive të ndryshme, të cilët në proces do të avansohen në një transformim rrënjësor në rrafshin e arsimit, shëndetësisë, punësimit dhe ngritjes së standardit familiar. Por, do të evidentohet se: Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina kishin mbetur vende më pak të zhvilluara. Së këndejmi, Kosova në proces do të mbetet edhe më e pazhvilluar. Nga ai realitet rinia shkollore dhe populli punues-puntoria, do ta nxjerrin një aksiomë se me: “avansimin e Kosovës në Republikë, gjendja do të ndryshohej”. Kështu kjo ide do të fillojë të hulumtohet nga shumë aspekte. Por, nga qarqet serbe sidmoso, jo vetëm ideja por edhe çdo teori për avansimin e Kosovës në Republikë do të luftohet nga UDB me të gjitha mjetet e mundshme.

Në anën tjetër, duke e vërejtur pozicionin e UDB-s kreu u LKJ dhe shtetit do ta vërejë shansën se me likuidimin e UDB-ës dhe drejtuesve të saj, vendi do të lirohet nga një forcë që Jugosllavinë e projektonte si shoqëri integrale, ndërsa Serbinë si shtet homogjene. Dhe, për të arritur ndryshimin sistemor ekonomiko shoqëror byrokratik, më 16 qershor 1966 KQ LKJ do ta themelojë një Komision special: “Për hulumtimin e pengesave në decnetralizimin e vendit”. Komisioni do ta dorëzojë hulumtimin më 22 qershor 1966. Dokumenti i dorëzuar në KQ LKJ do të debatohet më 1 korrik 1966, në Plenumin e IV të KQ LKJ që u mbajt në Brione. Ky plenum u quajt historik, sepse forcat centraliste u deklasuan në “tërësi” dhe njeriu i dytë i partisë dhe shtetit u izolua. Në vend se të burgoset me të gjithë vartësit e tij, ai jetoi në përciellje deri më 1983.

Në këtë histori “pozitiviste” nga niveli i fituesve, forcat “progresive” jugoslave gjatë vitit 1967 do të karakterizohet në Kosovë sidomos, me lëshuarjen në debate politike, ku do të plasohen dy çështje: “deformimet në UDB; avansimi i Kosovës në Republikë”. Këtij realiteti do të i ndihmojë që të fitojë hapësirë politike revolucioanre demonstrimi i studentëve në Francë dhe Gjermani në pranverë të vitit 1968. Kjo lëvizje revolucionare, do të reflektohet në Jugosllavi, me ç’ rast do të organizohen demonstrata në Beograd dhe Zagreb gjatë qershorit 1968. Jehona e demonstratave do reflektohet edhe nepër qytetet e Kosovës e sidomos në Prishtinë ku më 27 nëntor 1968, do të ngritet tërë rinia shkollore (mesme dhe fakultete) duke kërkuar barazi, zhvillim ekonomik dhe Republikë. Këto lëvizje do ta shtrojnë para kreut të shtetit kërkesën që të punojë në avansimin e reformës në të gjitha poret e jetës, gjithnjë duke u demokratizuar dhe decentralizuar, për të marrë republikat dhe krahinat më tepër pushtet. Me këtë orientim, në pranverë të vitit 1969, do të mbahet Kongresi i IX-t i LKJ në Beograd. Në Kongres do të dominojë idea e mbrojtjes së përgjithshme popullore, me çka dobësohej roli politik dhe ideor i gjeneralëve të cilët në APJ ishin me shumicë absolute serbianë. Në këto rrethana, në shkurt 1969 Kosova do të fitojë Ligjin Kushtetues, kurse një vit më vonë do ta fitojë Universitetin e Prishtinës. Me këtë lirim nga ngërqi centralist, do ta forcohet pushteti në bazë, nga lartë poshtë, me ç’rast Kroacia dhe Serbia do ta keqpërdorin çështjen e liberalizimit të piramidës pushtetore. Në këto rrethana nuk mund të anashkalohet fakti se më 20 mars 1967 në Politbyro J. B. Tito do ta shtrojë çështjen e avansimit të Kosovës në Republikë. Në lidhje me këtë, kuadrot e Kosovës, një ditë më vonë (më 21 mars 1967) në Brezvicë para E. Kardelit do të deklarohen se: “Nuk duam Republikë. Na mjafton Republika e Serbisë”. Me këtë pozicionim, qarqeve rankoviqiste të cilat nuk ishin deklasuar plotësisht, iu dha sinjali se mund të veprojnë por që duhet krijuar shansën në rrethana që imponohen nga jashtë, për tërë vendin. Në dokumente të LKJ theksohet një fakt se vendosja në rend dite e avansimit të Kosovës në Republikë më 20 mars 1967, iu dha forcave të kamufluara politike në Kroaci dhe Serbi që ta forcojnë pushtetin e tyre dhe “shtetësia” në këto republika të shfaqë epërsi ndaj RSFJ-ës. Mu për këtë shkak, duke e hetuar me kohë J. B. Tito do të informohet nga shërbimi ushtrak (KOS), por edhe nga Loza masone e Londrës ku ishte antar, që ti “disiplinojë pushtetarët e Zagrebit dhe Beogradit”.

Diciplinimi i majeve komuniste në Kroaci dhe Serbi më 1971

Duke u friguar nga forcimi i pushtetit në republika J. B. Tito do të marrë masa politike ndaj udhëheqësisë LK të Kroacisë. Do ta largohen nga funksionet Savka Dapçeviq-Kuçar, Kryetare e LKK, Mika Tripallo Sekretar ekzekutiv i KQ të LKK-ës si dhe funksionari i lartë partiak Pera Pirekr. Do të kritikohet edhe puna ncionaliste e ‘Matica Hrvaytska’, me ç’ rast do të fillojë një fushatë e përjashtimeve nga LKJ të 741 anëtarëve në funksione të ndryshme. Ndërsa 131 funksionarë të lartë do të largohen nga pozitat. Kurse 280 funksionarë japin me obligim dorëheqje.

Fushata e spastrimeve të teknokratëve politikë do të reflektohet edhe në Beograd. Në këtë fushatë antibyrokratike të LKJ-ës nga 9 deri më 12 tetor 1972, nga pozita e Kryetarit LKS do të largohet Marko Nikeziq. Ndërsa, nga pozita e Sekretrait ekzekutiv të LKS do të largohet Llatinka Peroviq. Ndërsa, nga pozita e Kryetarit të LKS të qytetit Beogradit, do të largohet Bora Pavlloviq.

Me këto ndryshime do të konstatohet në nivelin më të lartë politik dhe shtetëror se duhet të përgatitet ndryshimi i Kushtetutës RSFJ-ës. Nryshimi i kushtetutës do të ndodhë me moton “trasformim ekonomiko shoqëror dhe federim i federatës”. Me këtë filozofi politike do të shënohet në krahina një lirim i energjisë që të lirohën nga tutela serbiane, prandaj lufta do të zhvillohet në rrafshin që krahinat të marrin të drejtë të kenë Kushtetutë dhe Gjykatë kushtetuese. Së këndejmi, me aprovimin e Kushtetutës RSFJ më 1974 dhe duke u forcuar në këtë dialektikë, më 16 maj 1974 Kuvendi Federativ do të vendosë, që Kryesia e Jugosllavisë (shtetit) ti ketë 9 antarë, ndërsa J. B. Tito zgjidhet Kryetar i përhershëm i RSFJ-ës. Antarë të Kryesisë në këtë mbledhje do të zgjidhen: 1. Vlladimir Bakariq, 2. Fadil Hoxha, 3. Stevan Doronski, 4. Vidoje Zharkoviq, 5. Petar Stambolliq, 6.Lazar Kolishevski, 7. Cvijetin Mijatoviq, 8. Eduard Kardel. 9.J. B. Tito.

Si me inercion në krye të LKJ-ës në Kongresin e X-të të mbajtur në Beograd më 27-30 maj 1974 J. B. Tito do të zgjidhet Kryetar i përjetshëm i LKJ-ës, me çka po tregohej se ai po avansohej në një despot prej mbretit pa “kuror”, natyrisht, që pushtetin absolut e kishte, por që tash e tutje atë ia garantonte Kushtetuta dhe Programi i LKJ-ës në përgjithësi. Me këtë rast, në nivel të vendit do të zgjidhen edhe antarët e Kryesisë si: 1. V. Bakariq, 2. S. Dollanc, 3. Stevan Doronski, 4. Dushan Dragosavac, 5. Veselin Gjuranoviq, 6. Aleksandër Gërliçkov, 7. Fadil Hoxha, 8. Nikolla Lubiçiq, 9. E. Kardel, 10. Llazar Kolishevski, 11. Cvijetin Mijatoviq, 12. Branko Mikuliq, 13.Millosh Miniq, 14. Petar Stambolliq, 15Vidoje Zharkoviq, 16. Dushan Alimpiq, 17. Mahmut Bakalli, 18. Angel Çemerski, 19. Milka Pllaninc, 20. Franc Popit, 21. Vojisllav Serznetiq, 22. Nikolla Stanojeviq, 23 Tihomir Vllashkalliq. Por, përkundër këtij transformimi kadrovik, Kosova do të mbetet prap koloni e dyfishtë: e Jugosllavisë dhe e Serbisë.

Së këndejmi, vetëm më 1974 Kosova do të lëvizë nga pozita që nuk pyetet për asgjë, dhe do ta fitojë një status të “elementit konstitutiv të federatës”, pa pasë të drejtë të ketë plan hapsinor stabil sepse atë në fund e përcaktonte Kuvendi i Serbisë. Madje në janar 1974 kur aprovohet çdo kaptinë e kushtetutës Jugosllave, çështje mbi çështjet do të plasohet Kosova. Aty delegacioni serb do ta shtrojë barierën nëpërmes Rajko Vidaçiçit dhe Drazha Markoviqit,të cilët më 1966 ishin përjashtuar si të deformuar nga puna. E vërteta, si i deformuar Drazha Markoviq kishte qëndruar vetëm dy ditë e një natë, sepse ishte rehabilitur si denim i ngutshëm. Ndërsa mënyra se si kishte arritur ai të infiltrohet në Komisionin Kushtetues, nuk do të dihet kurrë. Aty ai do të klithë një fjalë “historike”: “Doklje sunce cvita, za Kosovo Serbia se pita” (Deri sa dielli të nxen, për Kosovën pyetet Serbia). Me këtë artikulim të ish udbashit, do të zbulohët se A. Rankoviqi punonte në “hije”, dhe konsultohej nga kreu politik dhe shtetëror i Serbisë, i cili në “ilegalitet” do ta përgatit dokumentin për ta revokuar Kushtetutën e Kosovës 1974, me emrin “Libri i Kaltërt”. Ky libër gjatë vitit 1975 do të qarkullojë nepër koluare politike, ndërsa më 1976 do të “legalizohet” për përdorim në majet e pushtetit serb. Por, dokumentin do ta zbulojnë qarqet e sekretariatit të Punëve të brendshme të Sllovenisë.

Kushtetuta e vitit 1974 i copton shtizat në mes blloqeve politike jugosllave

Një fakt epokal duhet shënuar kur është në pyetje Kushtetuta e 1974-it. Me këtë akt juridik iu dha fund mundësisë së serbizimit të Jugosllavisë. Lidhur me këtë më 1934 një politikan shqiptar (Ferat Draga) do të klithë në një tubim: “Nëse Jugosllavia i ka ngulur në themelin e saj tre gurë (serbët, kroatët, sllovenët) dhe më 1929, është “ngulur në një guri”, duke promovuar “kombin jugosllav (serbina), atëherë pas kësaj date lajmërohet hapur se ky shtet po shkon jo kah promovimi i një barazie në mes popujve, por kah krijimi i kombit “jugosllav-serbian”, atëherë kisha serbe do të jetë ajo që termin Jugosllav, do të provojë ta konvertojë në Serbian. E nëse kjo ide provohet të zyrtarizohet, e asaj rruge politikanët serbë janë nisur, atëherë duhët të dihet se sllavët do të humbin të dy synimet, as nuk do të jugosllavizohet Jugosllavia e aq më pak do të ketë shansë që të serbizohet”.

Në Jugosllavin e Dytë, me kohë ishin polarizuar dy grupe jo kundërshtare, por armiqësore. Me një anë ishte blloku për Jugosllavi centraliste-integrale, ndërsa në anën tjetër (Sllovenia dhe Kroacia) ishin për Jugosllavi të decentralizuar. Pra, ky qëndrim e dekonspironte synimin serb që të homogjenizohet në rend të parë Serbia e në proces edhe popujt tjerë do të gjunjëzoheshin në atë “vrimë”. Por, aprovimi i Kushtetutës më 1974, dëshmoi se fitimtar ishin përkrahësit e decentralizimit. Lidhur me këtë synim më 1960 Koça Popoviq ishte prononcuar: “Nëse drejtuesit politik shqiptar në Jugosllavi kanë pranuar për shkak të karierizimit të quhën “jugosllav’, ata me asnjë rrethanë nuk duhet të provojmë për ti detyruar të quhën “serbianë”, sepse ne së bashku me ta, do t` i humbim të dy shansat e konvertimit. Së këndejmi, Kushtetuta e vitit 1974 ishte një fitore revolucionare, sepse i plasoi të gjithë popujt që të quhen me emrin e vërtetë, ose thënë ndryshe ua zbuloi mundësinë që të quhen natyrshëm ata që janë, secili i nacionalitetit vet. E këtë barierë nacionalistët dhe shovinistët serbian nuk do t` ua falin shqiptarëve, sllovenëve dhe kroatëve kurrë refuzimin që të serbizohën, të paktën nominalisht për fillim, siç u pajtuan më 6 janar 1929.

Beogradi serbian del me “Librin e Kaltërt” përball Titistëve

Dokumenti zyrtar serbian i quajtur “Libri i Kaltërt”, ishte një provë e fundit që Jugosllavia integrale të kthehët në rend dite, si ide të paktën. Por, ky dokument e ka edhe një argument regresiv se provon që: “Serbia të promovohet si republikë integrale”. Pra, ky dokument është në esencë tentim grushteti, që provonte ta zhvlerësojë Kushtetutën e RSFJ-ës të vitit 1974, dhe de jure ta kthejë A.Rankoviqin në funksion. Mjerisht ky libër u fut në “frigorifer” për një kohë të caktuar dhe mbajtja e tij në atë pozitë të “ujit të turbullt që ujin nuk e kthjell”, do të “ngritë kokë” më 1981, me tërë arsenalin politik,ushtrak dhe religjioz pansllavisit- ose panortodoks. Lidhur me këtë, opinioni nuk e dinte se më 24 maj 1965 ishte zhvilluar një bisedë shumë delikate për fatin e Jugosllavisë, në mes Titos dhe A. Rankoviqit në Karagjorgjevë (Beograd). I pari, J. B. Tito, kishte ngulur qëndrim se mund ta kemi partinë dhe shtetin e përbashkët . I dyti, A. Rankoviq, kishte marrë pozicion se: “mund ta kemi edhe partinë edhe shtetin perspektiv të sllavëve të jugut, vetëm si unitar (Jedinstvenu partiju i drzhavu- Jugoslaviju). Por, Tito e kishte këputur mendimin se: “zajedniçku partiju i drzhavu-Da; Jedinstvenu partiju i drzhavu-Ne, nikada”! Nga ky pozicion, në tërë vendin (Jugosllavinë, sidomos oficerët serbianë), do të shpërthejnë kundërthëniet që janë mbajtur “nën tepih” për një vit. Por gjatë qershorit kundërthënia do të nxirret nga “nën tepihu”, dhe armiqësia do të shpërthejë në Brione më 1 korrik 1966, në Plenumin e IV-të të KQ LKJ-ës.

Së këndejmi, “Libri i Kaltërt’, i vitit 1976 vente në qarkullim shumë çështje që me dekada ishin maskuar si kundërthënie në mes sllavëve katolikë (sllovenë dhe kroatë) dhe sllavëve ortodoks (serbianë, malazezë, maqedonë), një vit pasi që denohet për të tretën herë Adem Demaçi, më 1975, pa asnjë argument. E vërteta, tërë skenarin e kishte përgatitur kreu i Lidhjes Komuniste të Kososvës, të cilit në fillim të vitit 1975, Beogradi serbian i kishte premtuar pozitën e Ministrit Punëve të Jashtme të RSFJ. Madje, atij i ishte thënë se: “Ky skenar është me leje të J. B. Titos, sepse Adem Demaçi është për shkatërrimin e Jugosllavisë”. E vërteta, “Libri i Kaltërt” ishte skenar për ta kthyer centralizmin në RSFJ në funksion, që do të thot se ishte për ta devalvuar Vendimin e Plenumit Brioneve, dhe për ta kthyer Jugosllavinë integrale dhe Serbinë homogjene në perspektivë, që njëherit e largonte Titon nga aspiratat për “Çmimin Nobel për kontribut në Botën e tretë”-në mosinkuadrim.

Çka sollën demonstratat e studentëve shqiptar në mars-prill 1981

E vërteta, Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë do ta shënojnë kulmin e prishjes së të gjitha planeve pansllaviste, që me një anë Tito të mos avansohet në “Nobelist”, post mortum(!). Në anën tjetër sistemi në Jugosllavi të mos konvertohet në sistem reaksionar- udbesk. Lidhur me këtë, më 11 mars 1981 kishin shpërthyer Demonstratat patriotike të studentëve revolucionar në Prishtinë. Por, Kisha serbe që qëndronte “heshtazi” pas A. Rankoviqit, më 16 mars 1981, do ta djeg Konakun e Patrikanës Pejës, diegije ajo që përmes propagandës do të tentohet t` iu mvishet “nacionalistë dhe iridentistëve shqiptar”. (Gjenerali Nikolla Lubiçiq dhe Gjenrali Petar Graçanin. Po, edhe udbashi Svetisllav Stefanoviq do të provojë që në rast se A. Rankoviqi nuk aktivizohet, atëherë ai do ti “prijë valles serbiane”. Prej këtyre shovinistëve policor dhe ushtarak, do të ideohet dhe do të shkruhet: “Platforma politike për Kosovën”, në të cilët ide bartëse ishte: “Rikolinizimi i Kosovës me serbë dhe malazezë”, ide ajo që promovohet me kërkesën politike që “serbët dhe malazezët e shpërngulur nga dhuna shqiptare të kthehen sërish në Kosovë”, për ta plotësuar kërkesën e kishës për përmirësim të strukturës popullsisë në favor të sllavëve .Për këtë realitet, në një mbledhje të mbyllur të Kryesisë shtetit dhe të Partisë, Fadil Hoxha do të reagojë se: “Në Serbi në një kilometër katror jetojnë 99 banorë; në Kosovën e varfër në një kilometër katror jetojnë 143 banorë. Ne i kemi të dhënat në kryesi të shtetit, se kush është shpërngulur nga Kosova gjatë viteve 1971-1981. Dokumentin e ka përpiluar Sigurimi shtetëror i Serbisë. Pra, asnjë kuadër shqiptar nuk ka lidhje me atë dokument”. E për këtë reagim Fadil Hoxha do të fyhet shumë rëndë politikisht dhe fizikisht nga Nikolla Lubiçiqi. Ndërsa nepër Beograd dhe sidomos në institutet shkencore do të flitet se: “Fadil Hoxha është sulmuar politikisht dhe fizikisht nga Gjeneral Nikolla Lubiçiq”, fakt ai që: “Edhe Fadili kishte reaguar me tak-tuke duhani, por që gjenerali ishte strukur nën tavolinë dhe nuk ishte ardhur deri te lëndimi”. Madje sipas akademikëve të Zagrebit “pajtimin” pastaj e kishte bërë një kroat, emri i të cilit nuk dihet. E vërteta, numri i serbëve dhe malazezëve të shpërngulur nga Kosova 1966-1981 ishte 28 215 persona, të gjithë nga familjet e ish udbashëve. Pra nuk ishte e mundur të janë shpërngulur 200 000 persona siç uluronin politikanët serbian dhe malazezë, nëpër tërë vendin. Ata u shpërngulën sepse nuk mundëshin të trajtohën si të barabartë me shqiptarë.

Testamenti i Aleksandër Rankoviqit nga viti 1973

Lidhur me këtë planifikim serbian për rikolonizimin e Kosovës, gjatë gjithë vitit 1981 dhe 1982 politikanët e Beogradit do të planifikojnë dhe do ta kryejnë militarizimin e LKJ në Kosovë, me ç’ rast më 1983, do ti formojnë shtatë (7) brigada që bënin 21 batalone në Kosovë, për ta luftuar: “nacionalizmin dhe iridentizmin shqiptar”. Në proces të luftimit të Lëvizjës patriotike shqiptare përmes demonstrimit jo rastësisht Gjenerali Graçanin do ta nxjerr në mbledhje të aktivit politik në Beograd, më 4 korrik 1983 “Testamentin e A. Rankoviqit nga viti 1973”. Në atë dokument thekoshet: “Po svaku cenu moramo trasformisati Partiju u jedinstvenom frontu izgradnje drzhave. U suprotnome, Jugoslaviji se blizhi kraj i to posle smrti Starog -Tita”(Me çdo çmim duhet ta trasformojmë Partinë në frontin unik të ndërtimit të shtetit. Në të kundërtën, Jugosllavisë po i afrohet fundi, dhe ai fund pas vdekjes së Plakut -Titos). Në këtë rrafsh serbët dhe malazezët edhe në Kosovë do ta pranojnë “kthimin e serbëve dhe malazezëve në Kosovë, duke u krijuar atyre vende pune dhe banim pa asnjë taksë.

Mbi këto informata të nëntokës politike serbiane do të lind idea më 1985, që populli serbian të kulaifikohet si “popull i nënshtruar, e jo si nënshtrues”. Kjo ide do të përpunohët dhe në vijim do t’ ia lëshojë rrugën: “Memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave”më 1986. Ky dokument lansohej në 100 vjetorin e Memorandumit të Millutin Garashaninit, Proshirenje Srbije na Kosovu i u Makedoniju 1886- Zgjerimi i Serbisë në Kosovë dhe Maqedoni 1886). Ai dokument Memorandumi 1986, do të kritikohet provizorisht nga kreu republikan serbian, në rend të parë sa për ti maskuar gjurmët dhe idenë. Por, gjithnjë në bazë të këtij Memorandumi (1986) do të ideohet dhe programohet: “Programi Jugosllav për Kosovën”, i cili më 1988 do të aprovohet si obligim i Kuvendit Federattiv, me çka politika neofashite serbiane u legalizua zyrtarisht, se Kosova më në fund duhet të ‘promovohet si koloni serbe” dhe për këtë rikolonizim përkujdeset e tërë Jugosllavia. Në lidhje me këtë Program…. 1988, që ishte krijuar në zyrtët e ish UDB-ës jugosllave, do të përgatitet festimi i Luftës Kosovës 1389-1989, me ç’rast S. Millosheviq, do të promovohet se është flamurtar i sëndërtimit të: “Testamenti i A. Rankoviiqit”, nga viti 1973, për krijimin e Serbisë homogjene dhe Jugosllavisë integrale. Me atë dokument legalizohej se serbët nuk kishin marrë pjesë rastësisht afro 1 000 000 vetë në varrim të A. Rankoviqit, më 1983.

Pse Sllovenia dhe Kroacia qëndronin ‘anash’ para terrorit shtetëror serb në Kosovë

Mjerisht, në shembullin e ndjekjes së rinisë dhe popullit shqiptar në Kosovë, as Sllovenia, e as Kroacia si flamurtare të ndërtimit të federatës decentraliste, po thuhej se me një strategji perfide do të shtihen se nuk kuptojnë asgjë, se çka po ndodhë në Kosovë. Madje, asgjë nuk do të kuptojnë edhe punonjësit shekncorë sllovenë dhe kroatë, sa që, me 15 maj 1985 “shkenca” serbiane do të dali me tezën në simpoziumin ndërkombëtar: “Ugnjetena i ugnjetaçka nacija” (Kombi i nënshtruar dhe nënshtrues), nga dy autorë “anonim”. Në atë simpozium (15 maj 1985) shkenctarët shqiptar do të shpërthejnë se: “I vetmi popull në Jugosllavi që është i nënshtruar janë shqiptarët, të cilët për nga numri janë populli i tretë në vend. Kurse, për nga numri i rekrutëve (ushtarëve) në RSFJ e zënë vendin e dytë. Por për kah zhvillimi ekonomik dhe kulturor e kanë të garantuar vendin e fundit në Jugosllavi dhe Evropë”! Në simpozium kroatët vetëm qeshnin, ndërsa sllovenët i ferkonin duart. Kurse boshnjakët zgërdhiheshin duke provuar t` u bëjnë argatin shovinistëve të zbuluar serbo-malazezë.Ai simpozium për Ivan Stambolliqin ishte një tregues se: “Me shqiptarë nuk luhet si është menduarderi me tash. Shqiptarët kan krijuar intelektual shumë të informuar dhe të guximshëm”.

Fillimi i mbarimit të kundërthënjeve që futëshin në “frigorifer”!

Viti 1989 “frigoriferi” politik në Jugosllavi do të shndërrohet në punëtor me “meditje partiatike”, me shpalim të “letrave”, prej të cilave serbët dhe malazezët, do të frigohen, kurse sllovenët dhe kroatët do të vetdijësohen se: “Me shqiptarë Serbia, kreu punë duke e shuar autonominë e Kosovës, duke i mbushur burgjet me të ri e të reja shqiptar dhe pas kësaj drame: “e kemi rendin ne sllovenët dhe kroatët, sepse në këtë rrafsh na ndan nga serbët kultura dhe religjioni”. Pra, Jugosllavia federative e decentralizuar (Kushtetuta 1974), më 1989 po i tregonte shenjat e para të shpërbërjës së shpejtë të RSFJ-ës vetqeverisjës dhe të mosinkuadrimit. Kështu nga titizmi masonist, nuk kishte mebtur po thuaj se asgjë për t` i shërbyer kamuflimit: “vllazërim bashkim”. Lidhur me këtë, shumë shpejt do të vjen deri te shpartallimi i PKJ-LKJ, e cila kishte një përvojë politike më 1919-1989 solide, dhe ishte krekosur gati për një shekull se ka: “politikë të drejtë nacionale”. Ndërsa, fundi i saj do të vjen më 1990 me largimin e komunistëve slloven demonstrativisht nga Kongresi i XIV i LKJ-ës në Beograd i mbajtur më 23 janar 1990. Pra, PKJ në kongres ishte themeluar: në Beograd më 1919-1952, dhe si LKJ 1952- në kongres po shpartallohej, më 23 janar 1990 në Beograd, pas 71 vite jetë politike dhe ushtarake!. De fakto me themelimin e partive politike nëpër tërë vendin më 1989, de fakto RSFJ po “bankrotonte” politikisht në të gjitha fushat.

me shkatërrimin e Jugosllavisë më së miri mësohen të gjitha ndërskamcat serbe, jo vetëm, të planifikuara më 1983 me rastin e vdekjës së A. Rankoviqit, e të nxjerrura në publik më 1985 dhe 1987 me librin: “Zaduzhbine Kosova”, publikim ai që provonte “t` ua tregojnë dhëmbët republikave tjera”, gjithnjë duke mësuar nga pësimet që po i përjetonte populli shqiptar, në Kosovë dhe Maqedoni.Prandaj, qysh më 1987 sllovenët do ta publikojnë një “Program”, për largim nga fedrata, dokument ai që në Zagreb do të debatohet me dyer të mbyllura tri herë (në Matica Hrvatska).

Promovimi i militarizmit serbian me rastin e grevës së minatorëve në Trepçë. Greva e minatorëve në Trepçë do ti tregojë opinionit jugosllav se shqiptarët e kanë kaluar me sukses provimin e avansimit të Kosovës në Republikë të shtatë. Për fat të keq, këtë “avansim” do të provojnë ta shfrytëzojnë tre kuadro shqiptar si: Ali Shukriu, Rrahman Morina dhe Sherafedin Ajeti. Që të tre, sipas dokumenteve sekrete të Sigurimit shtetëror do të interesohen që Azem Vllasi të burgoset, gjithnjë duke u fshehur pas emrit të S. Millosheviqit dhe gjeneralit Pera Graçanin. E në këtë drejtim kanë hise edhe disa ish udbashë shqiptarë, të cilët ishin të bindur se Jugosllavia do të shpëtojë, sepse LKJ do të konsolidohet me “garancion nga Kremlini dhe Pekini”.

Lufta vllavrasëse në Jugosllavi filloi më 1991 në Slloveni

Lufta në Slloveni nuk ishte luftë qytetare, por vlerësohej se ishte e turpshme për oficerët serbian, të cilët me urdhër të Kryesisë së RSFJ-ës ishin detyruar ta konfiskojnë armatimin e Mbrojtjes teritoriale të Sllovenisë dhe Kroacisë. E vërteta, më 23 janar 1990 në Beograd ishte shpërbërë LKJ në Kongresin e XIV-të duke u larguar përfaqësuesit sllovenë. Lidhur me këtë më 20 shkurt 1990 Kryesia e RSFJ do të konstatojë se: “janë dy opcione që do ta shkatërrojnë Jugosllavinë. E para është paraqitja e vullnetarëve, të cilët do t` i dalin përballë ushtrisë -APJ-ës. Me këtë konkludohej se përdorimi i APJ për shuarjen e shkatrrimit të shtetit, do të shkaktonte vrasje masive të atyre që e kundërshtojnë ushtrinë. Së dyti, përdorimi i ushtrisë në këtë konflikt, do të thotë se në Jugosllavi lufta qytetare ka filluar me fajin e Serbisë, e cila në Kosovë po përdorte: orën policore, gjendjen e jashtëzakonshme dhe burgime e izolime të intelektualëve patriotë, duke i shuar edhe të gjitha institucionet e shtetit dhe duke e okupuar Kosovën me mjete ushtrake dhe policore. Mjerisht, Sllovenia dhe Kroacia nuk po pajtohen me dhunën serbe në Kosovës, por në rend të parë ato e dinin se e kanë radhën të shtypen me tanke një ditë në forma të ngjajshme.

Një faktor shtesë që tregonte se Jugosllavia më nuk ekziston është aprovimi i Kushtetutës Serbisë më 28 mars 1990. Me këtë kushtetutë autonomia e Kosovës shuhet tërësisht. Për këtë realitet shërbimet informative angleze kishin konkluduar më 26 prill 1990 se: “Në Jugosllavi do të shpërthejë lufta qytetare, luftë ajo që do ta dëshmojë tërë egërsinë, profeci ajo që u tregua e saktë, sepse lufta mbaroi me gjenocid në Bosnje më 1995 dhe në Kosovë më 1999.

Një hap më afër shkatërrimit plotë të RSFJ—s ishte themelimi i ushtrisë Kroate nga Franjo Tuxhmani. Lidhur me këtë realitet duhet shënuar edhe një “detal” se Jugosllvia e kishte humbur çdo respekt në popull, fakt që u tregua në ndeshjën futbollistike në mes Jugosllavisë dhe Holandës në Zagreb. Aty në vend të Hymnit jugosllav (Hej sloveni) do të dominojë hymni kroat “Lepa nasha” ( E bukura jonë). Edhe më konkret, po dëshmohej se RSFJ nuk ka më, sidomos me rastin e themelimit të: Partisë Socialiste të Serbisë më 8 qershor 1990, ku kryetar u zgjodh neofashisti S. Millosheviq. Për këtë parti kreu ushtrak (Kadijeviq), do të deklarohen kundër, sepse u promovua që ta drejtonte krimineli S. Millosheviq. Në lidhje me këtë themelimi i LDK-ës në Kosovë në fund të dhjetorit 1989, themelimi i HDZ-ës në Kroaci etj. e promovuan sistemin shumëpartiak në Jugosllavi, sepse deri më 4 korrik 1992 de jure Jugosllavi “kishte”!

Më 10 korrik 1990 Kryesia e RSFJ-ës do ta shtrojë pyetjen: A është antikushtetuese ndërhyrja e Kuvendit Serbisë në Kosovë nga 23 marsi 1989 dhe ndërhyrjet tjera; a është antikushtetues shuarja e Këshillit Ekzekutiv të KSAK-ës si dhe ndërhyrja në sistemin monetar qëndror nga ana e Serbisë. Në realitet në këto rrethana, kreu ushtark jugosllav (gjeneralët:Kadieviq dhe Haxhiq) do të shkojë në Moskë për konsultime, me prapavi që të vendoset diktatura ushtarake në tërë RSFJ-ën, ku gjeneralët serbë do ta kishin fjalën e parë dhe të fundit në mbeturinat e shtetit të mbetur. Madje në Kryesi të RSFJ përfaqsuesi serb (B. Joviq), do të shprehet se: “shkatërruesit kryesorë të Jugosllavisë (20 shkurt 1990) janë Fadil Hoxha dhe Adem Demaçi”. Këtë konstatim ai e lëshonte për t` ua mbuluar synimet slloveno –kroatëve, se “ende nuk e kanë ndarjën për njëmend”.

Pra, pas shumë tubimeve nepër përfaqësitë e Bashkimit Evropian dhe Komisioni i Badinterit, më 4 korrik 1992, më në fund do ta shpallin lajmin historik se: Jugosllavia është e vdekur si shtet federativ, ku republikat kanë të drejtë sovrane të shkëputën. Por, Kosovës i mbetej që me fuqinë e armës të shkëputet nga Jugosllavia dhe Serbia (DFJ-Serbia dhe Mali i Zi-Jugosllavia e Zhablakut), të cilat konsideroheshin si vende fashiste.

E vërteta, lufta guerile do të fillojë në Kosovë nga viti 1993, por më 10 qershor 1998 Kosova do t` i shpallë luftë totale Serbisë dhe Malit Zi (DFJ), e cila do tu përgjigjet shqiptarëve me tri programe: 1. Toka e djegur, nga 1038 katunde dhe lokalitete u bombarduan 1008; 2. Koridoret përplasëse, nga 2 000 000 shqiptarë, 985000 u deportuan jashtë Kosovës. 3. Patkoi, kishte për qëllim shkatrrimin e UÇK-ës. E vërteta, këto programe, u zbuluan nga shërbimet e shteteve që ishin në NATO dhe natyrisht më 24 mars 1999, do të fillojnë bombardimet masive të RFJ-ës, të cilat bombardime do të përfundojnë më 10 qershor 1999, duke shënuar kapitullimin e Ushtrisë serbe (jugosllave-Serbi-Mali i Zi) në Kumanovë. Së këndejmi, u dëshmua se në Kumanovë serbët kishin proklamuar se kanë fituar mbi ushtrinë turke, në fund të tetorit 1912. Por, çuditërisht oficerët e NATO-s do ta zgjedhin Kumanovën për ta shënuar kapitullimin e shtetit Serbi-Mali i Zi, më 10 qershor 1999, mu në Kumanovë. Kështu, 10 qershori do të avansohet në simbol të shembjes definitive të idesë- Jugosllavia integrale dhe Serbia homogjene,sidomos me largimin e Malit Zi nga federata e re, me çka bota e civilizuar mësoi se, kur me serbianë: “nuk mund të jetojnë në një shtet-sllovenët, kroatët, boshnjakët, maqedonët, malazezët, atëherë si mund të jetojnë shqiptarët, ndaj të cilëve janë bërë padrejtësi nëpër kongrese e konferenca të ashtuquajtura paqësore. Prandaj më 10 qershor 2007 në Tiranë Xhorxh Bushi nuk do të thotë rastësisht: Çka është mjaft, mjaft është, Kosova duhet ta shpallë pavarësinë.

Dhe pas një përgatitje intensive më 17 shkurt 2008 në Prishtinë legalisht nga Kuvendi i Kosovës, Hashim Thaçi do ta shpallë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Me këtë akt demokratik do ti jipet fund aventurës për krijimin e Parandorisë së shtetit që u quajt Mbretëria SKS 1918-1929; Mbretëria Jugosllavve 1929-1941; .Jugosllavia Federative Demokratike 1946; Republika Popullore Socialsite e Jugosllavisë 1953; Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë 1974-1992. Sot në atë trevë janë ndërtuar shtatë shtete sovrane dhe Serbia me çdo mjet po lufton përmes programit “Bota serbiane” të kthejë historinë mbrapa. Por: “Dielli nuk lind më ku praron hana”.Kombet janë vetëdijësuar, informatika po tregon se latinët kishin të drejtë, kur thanë: “per aspera, ad astra”.

Shkatërrimi i Jugosllavisë së Tretë (e Zhablakut) Serbi-Mali i Zi

Jugosllavia e Tretë doli në skenë si rrezultat i kundërthënjeve në mes ides së decentralizimit dhe idesë së centralizimit. Këto synime të gjithë i kishin të njohura që nga viti 1962. Por ato herë hapur e herë ilegalisht shfaqeshin si kundërthënje të brandëshme. Në taborrin e decentralizimit ishin Sllovenia dhe Kroacia. Kosova me kundërshtimet e veta politike dhe ideologjike ishte në anën e këtij taborri, prej të cilit ekonomikishtë nuk u ndihmua që të shkëputët nga varfëria.Në taborrin e dytë centralist ishte Serbia dhe Mali i Zi me Maqedonin. Bosna dhe Hercegovina u dilte në krah herë njërit e herë taborrit tjetër.Kjo Republikë ka qenë në anën slloveno-kroate deri sa Tito ishte gjallë.Pastaj pesha e saj mbatej prej kualitetit diplomatik dhe finansiar të vendve islame.Shqiptarët, sidomos pas vitit 1981 luftoheshin prej të dy taborreve, por nga taborri centralist luftoheshin hapur duke ua mveshë edhe animin kah Shqipëria.Me gjithë atë trusti politikë shqiptar deri më 1986 në Kosovë ka vuajtur nga identiteti i pakornizuar politik, sepse deri në këtë kohë Kosova e kishte krijuar një identitet moral politik në Prenendim, në saje të aktivitetit të azilantëve shqiptarë në Gjermani, Zvicër dhe deri në një masë në SHBA.

Faktori i Dytë që ndikoi në shkatrrimin e Jugosllavisë Dytë dhe ideve për krijimin e Jugosllavisë Tretë ishte kryekput qëndrimi i SHBA që hapur, por me diplomaci të dobësojë komunizmin por ta ruaj Jugosllavinë, madje duke ia premtuar se do ia shlyej borqet (81 miliardë dollarë), fakt ky që borqet nga ekonomia e vendeve islame gjeti mbështetje, por Gjermania dhe Turqia shfaqen dilema të hapura në koluarët diplomatike në OKB.Në faktorin e dytë hynte edhe vlera politike e Apelit të intelektualëve 215, me të cilin më tepër duhej të ishte një Memorandum sepse okupatorit duhej bërë me dije se nuk do durohët mëtej dhuna shtetërore serbiane. Ndërsa dokumenti historik u quajtë Apel sepse tingllonte më butë,më lutës, me “civilizues”(?). Dhe kur të mirret para sysh kush e shkroi tekstin nuk mund të anashkalohet dyshimi se në te ka gishtë garnitura e vjetër politike e cila ende kishte dymendësi se “Jugosllavia do të mbijetojë”.Për këtë arsye ka pasur edhe hezitime që disa intelektualë që e njohin drejtësinë ndërkombëtare të hezitojnë e ta nënshkruajnë. Por e nënshkruan dhe të parët ata u intervistuan në komitetin e partisë që po rrënohej.

Shkëputja e shpresave që të mbijeojë RSFJ u shfaqën hapur në Kongresin e fundit të LKJ-ës, po edhe më vonë nga Komisioni i Badinterin më 1992, i cili si advokat me përvojë shkroi një dokuemnt historik dhe politikisht rentabil sipas Perendimorëve. Rusia ndaj këtij dokumenti reagoi me gjysëm zëri sepse i kishte epidemitë separatiste brenda, po edhe ekonomia e saj qëndronte në këmbët e ampututra me Perestrojkën amorale, dhe UJDI-n miop.

Kosova në këto rrethana sidomos në Konferencën e Londrës më 1992, mbeti si një arterje nepërmes së cilës nuk rrjedh gjaku, sepse LDK propogandonte politikë fluviale paqesore, përballë agresionit politik të Beogrdait, i cili tani nën firmën e Zhablakut synonte një Jugosllavi por që një ditë do të quhej Serbia e Madhe. Mu ashtu si e kishte vizatuar me fjalë Memornadumi i Akademisë Serbe më 1986. Kuptohet se ky synim ishte qysh në lindje një invalid në karrocë sepse LKJ ishte shpërndarë dhe shkatrruar në Kongresin e XIII më 1991, me largimin e Sllovenisë dhe Kroacisë, nga salla.E vërteta pas këtij akti moral rrevolucionar ishte hapur rruga që republikat njëra pas tjetrës t`i shpallin shkëputjet nga Beogrdi dhe të deklarohën për repubilka sovrane.Në këtë shkatrrim nga republikat më së vështiri e kishte Maqdonia, e cila ishte në dilemë a të orientohet kah Sofja, apo kah Beogradi. Dhe dominoi mendimi i L. Kolishevskit se Beogrdai është fitues në Luftën antifashite, kurse Sofjës i është imponuar fitorja nga Armata e Kuqe e Stalinit. Shqiptarët në Maqedoni ishin gjithëashtu në dielmë a të orientohën kah Prishtina që i kishte plagët e veta, apo kah Tirana e cila vuante nga izolimi dhe e kishte shumë të vështirë të shkputet prej asaj gjendje pasive.

Politika e dymendësisë në Kosovë 1992/99

Jugosllavin në sinkron, me disa bura shteti Perendimor,do i varin shpresat dhe do të investojnë shumë në Ante Markoviqin. Por fatin e tij do ta psojë edhe Millan Paniq, i cili në takimin e parë me Millosheviqit do t` i thot:”E vetmja gjë që do të pelqej është se në Kosovë nuk do të investoj asgjë. Madje “Trepçën” do ta japim në koncesion ashtu si veproi Kral Aleksandi më 1927”. Sigurt i tha kështu për ta marrur pelqimin e tij. Pas një kohë Millan Paniqin do ta “mbytë” inflacioni dhe bandat e fajdexhive që punonin për separatizmin serbian, me bankat e tyre të pista.Të kuptohemi, në Kosovë në këtë kohë LDK ishte në kulmin e organzimit, por Partia UJDI po e kryente punën e zotërisë e jo politikën nacionale, do të përshpëritë një antar i Partisë Demokristiane, si filialë e LDK. Këtu diku lëvizte edhe Partia Fshatare, e cila e mbante kokën lartë si “trust” kadrovik.

Në këto rrethana disa individë që kishin dituri dhe ishin të përkushtuar në nxierrjën e Kosovës nga “varri” do të mednojnë dhe fillojnë të flasin me gjuhën e pushkës.Ky realitet në Kosovë pothuej se e ktheu gjendjën në pozitën e pasigurtë për okupatorin. Prandaj, lufta e LDK që Kosova mos të hyn në luftë ishte politikë vizioni.Lidhur me këtë, dikush mund të thot se Serbia nuk kishte kapacitete për një front të katërt, por për këtë front shumë shpejtë mercneantër evropian e sidomos ata rus u ofruan pa dilema se “Frontin e Jugut serb” do ta mbajmë me shumë lehtësi duke kombinuar politikën me strategji ushtarake.

Kundërthënjet e para do t` i shënon si serioze UÇK, e cila ende nuk kishte adresë, por qarqet informative Perendimore, do ta nominojnë si organizatë “Enveriste e pastaj terroriste”.Ky nominim në kreun e LDK-ës pelqehej dhe nxitohej që lufta në Kosovë të paralizohet edhe si ide. Madje me këto nominime do të broqkullojnë edhe disa individ të UJD-it, për çka SPS serbian do të shpreh simpati për t` i afruar për reklamë, as më shumë e as më pak.

Jugosllavia e Tretë do të prishet me çarjet politike në mes Beogrdait dhe Podgoricës, atëherë kur vozhdi serbian ishte siellë buzë varrin.Dhe, “vullkani” i ndarjeve do të vazhdojë deri më 2006 kur shpërtheu, për t` i treguar Amerikës se as që duhet menduar më në Jugosllavi. Kështu analiza filozofiko politike tregoi se kur: me serbianët, nuk mund të bashkjetojë askush prej popujve sllavë, atëherë si mundën shqiptarët e robërur të qëndrojnë nën robërinë serbe; kur shqiptarët ishin populli i tretë për kah numri në RSFJ. Dhe, vizioni që pulsi i kësaj filozofie të perceptohej më afër ishte vizita e Presidenti Bush i Riu në Tiranë. Ai, jo nga emocionet, por nga planet që i kishte analizuar do të shpërthej:”Çka është mjaftë, është majftë, Kosova duhët ta shpallë mvehtësinë”(Tiranë,10 VI 2007).

Shpallja e pavarësisë Kosovës nuk ndodhi menjëherë, por do të ndodhin shumë përgatitje. Dhe kulmi i përgatitjeve u shënua më 17 shkurt 2008.Në këtë aktë Beogrdai do të reagoi përmes OKB në GJND. Kështu Sekretari i OKB do ta dergoi ankesën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila verdiktin e dha më 2010. Por këtu politika Kosovare nuk dijti të menaxhojë situatën e disajdit dhe ruso –serbët do ta nxisin themelimin e një Gjykate “Speciale për Kosovën”, jo në OKB por në Evropë.

Gjykatën pas shumë debateve diplomatike në OKB dhe në Bruksel do ta drejtojnë që ta themelojë Kuvendi i Kosovës, por që nuk do të ketë kurrfar kompetencash në mbikqyrjën e punës saj.

Tani jemi më 2026,Gjykata Speciale po vepron herë me rrezolutën 1244 të KS OKB nga 11 qershori 1999, herë “me leje të Voren Cimermanit”, sillu si të duash, vetëm Serbia të nxirret nga gjiri rus, por ajo nxierrje nuk do të ndodhë kurrë, sepse populli serbian ka “kulturë militariste të panësllavizmit”.

Shkrimi i kushtphët: Akademik Prof Dr Ali Hadrit, Akademik Kristo Frashërit,Akademik Prof Dr Skender Rizës, Akademik Selami Pulahës, Akademik Kristaç Priftit!