Kapiti: Presidentja e Kosovës i humbi të gjitha

Kapiti: Presidentja e Kosovës i humbi të gjitha
Kapiti: Presidentja e Kosovës i humbi të gjitha

Skender Kapiti

  • 03 April 2026 - 16:34

Nga Skënder Sadri KAPITI

Osmani i humbi të gjitha: humbi poblikun, votuesit, humbi dhe politikisht. Kjo për faktin se si politikën , pushtetin dhe autoritetin publik e shtetëror ajo i përdori për interesin  egoist dhe personal të saj, duke arritur deri aty se provokoi rëndë një krizë presidenciale për ta cuar Kosovën në zgjedhje të reja duke ndermarrë një akt anti Kushtetutës së Republikes vetëm për faktin se politika në Kosovë nuk e propozoi atë për të rikandiduar si Presidente për herë të dytë.

Ajo përdori statusin e Presidentit edhe në kërkesën tjetër dërguar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me antarët e KQZ-së , kërkesë të cilën Gjykata Kushtetuese e shpalli të papranueshme.Këto dy rrëzimet kushtetuese të Presidentes tregojnë se ajo nuk paska pasur qëllim tjetër politik ,përvec interesave dhe të egos së sëmurë personale të saj, duke bërë veprime të hapura por edhe tinëzare, spekulime dhe akrobacira politike mashtruese duke lobuar e promovuar veten e saj si në opinionin e brëndshëm ashtu dhe në atë ndërkombëtar. Rezultati tashmë dihet: ajo ka humbur politikisht, ka humbur besimin publik dhe atë të votuesve në Kosovë, ajo do pensionohet politikisht.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".