BOTA NË UDHËKRYQ DREJTË APOKALIPSËS TOTALE

BOTA NË UDHËKRYQ DREJTË APOKALIPSËS TOTALE
BOTA NË UDHËKRYQ DREJTË APOKALIPSËS TOTALE

Prof. dr. Hakif Bajrami

  • 06 April 2026 - 08:07

Nga Hakif Bajrami

“Nuk di çka të ju them për Luftën e Tretë Botërore. Por, nëse ndodhë e Katërta, njerëzit do të luftojnë me shigjeta”! Albert Ajnshtajn

Njeriu ka arrutur në nivele kulmore të diturisë dhe urtisë, por njëherit ka arritur edhe nuk kulmet e rrënmeve të jetës që vet i ka krijuar.I shënuam këto profeci të njohura sepse për çdo ditë po flitët e shkruhët për mundësin e shpërthimit të Luftës Tretë Botërore.E shënuam këtë rrezik, sepse Lufta e Parë dh e Dytë do të duken në fund të Tretës si lodra fëmijësh.Dhe askush nuk e di se a do të ketë jetë njerëzore fare.E vërteta kjo fantazmë po zhvillohët sot si “dramë provuese” me luftëra lokale, para syve tanë në: Ukrainë, në Gazë dhe në luftën Iran-Izrael. Lufta Izraelito-Iraniane deri me tash është më e egra në shekullin XXI në glob. Kjo për faktin se pas të dy palëve në luftë, qëndrojnë superfuqitë që kanë arsenal nuklear dhe hidrogjenik e biologjik, sa që ekzistenca e njeriut mbi tokë ka ardhur në pikën kritike. E, duhët të besojmë se do të ngadhnjejë arsyeja,do të dalë një burr shteti dhe do ta sjellë gjendjen e sotit në pikën e mardhënjeve normale në mes shteteve. Fakti se Presidenti Tramp po shpreson ta marrë çmimin “NOBEL” për paqë është vetëm një ëndërr e filantropëve. Por, shtrohet pyetja dëmët ku po mbesin, sespe ato janë të pa kompenzuara nëse shpërthen lufta.Sepse nuk do të ketë fitues; sepse nuk do të ketë humbës klasik.E vërteta në ditën e dielë SHBA i sulmuan në shkallë speciale galeritë e Iranit në tri lokacione ku dihet se përgatitët prodhimi i bombave atomike, prej të cilave nuk ka kurrfar dobie as ai që i përdorë. Pra, përdorimi i arsenalit berthamor për qëllime ushtarake është deri me tash investimi më apsurd që ka ndërmarrur njeriu.E themi këtë sepse lufta nukleare është shkatrrim total, shfarosje e njeriut dhe vdekje totale e abientit.

Gjatë qershorit vitit 2025, lufta në mes Izraelit dhe Iranit në realitet është një konjunkturë e luftës që e mshef realitetin në mes Izraelit dhe Palstinës. E pse mos ta themi, se pas Izraelit mshifet tërë bota e cilivilizimit “nuklear” Perendimor.Ndërsa pas Palestinës dhe Iranit mshifet bota “islamike” e kulturës Lindore. I përdorëm fjalët civilizim dhe kultuarë, jo për ta lakuriquar dallimin por për ta kuptuar se të dy taborret janë në luftë speciale me dekada, të cilat në stilin “sot për neser”, janë kah e mashtrojnë jo vetëm sistemin por edhe rrënjët e tij-demokracinë, kuptohet pas shembjës së një pjese të totalitarizmit-komunizmit, të cilin e propogandonin se: “nuk ka konkurecë, se është shpikur, jeta e jetuar e ardhmërisë”. Të dy konstatimet, në esencë janë rrelative, sepse çdo gjë është politikë agresive nën tepih dhe diplomaci e dështuar në tavolinë, me qëllim dhe pa dorëza, sepse pas tërë këtij incidenti të mjegullueshëm maskohët një forcë e civilizimit që është kah e finanson tërë “shfaqjën” teatrale.Në fakt, për ata që “shfaqjën” e këtillë e përciellin me kujdes dhe pa dioprti, nuk e kanë të vështirë për ta kuptuar se sa kushtojnë plumbat dhe kush i paguan biletat në këtë “teatër”. Natyrisht, se për të shtruar pyetje është fare lehtë. Por për të lëshuar përgjegje faktike, mbetët përgjegjësi që so të thot se edhe kur njeriu e dinë përgjegjën, nuk është profitabile që të jipet, ndonjë meritë separate; sepse e dëmton një hapsirë jetësore shumë më të gjërë,sepse i dëmton miqët; sepse tregon pabesi në miqësi. Por një fakt dihët, se skenarsitë në këtë luftë “përgatitore” janë të gjitha ata që kanë mëkate nga e kaluara, që nuk dallon shumë nga e sotmja. Pra, e tashmja është shartuar në të kaluarën sipas tyr, prandaj ky soj njeroi nuk e din se neser jeta bërët më e pasigurtë për njeriun e lirë dhe të paanshëm, Dhe, tash ish fajtorët investojnë që të dëmtohen popujtë dhe shtetët e konfliktuara në shkallë të padiktuar, madje tinzisht, në mënyrë që fajet e tyre të mbesin të dikurshme, të mbesin në hie, të harrohën fare. E hebrenjët që ishin për dhimbësuri gjatë viteve 1933-1945 sidomos në Evropë, tani po shndërrohën në një realitet që po e shlyejnë dhimbsurinë në zemrat e filantropëve, dhe po kalojnë në një shfaqje krejtë tjetër, sa që ka zëra serioz që po artikulojnë se: “po i jipet e drejta terthorazi”(!) edhe Hitlerit, sepse po përkrahet Benjamin Natanjahu, “varrëmihsi i Gazës”, për të cilin është lëshuar arrest ndërkombëtar nga një gjykatë franceze.

Pra, Benjamin Natanjahu është shpallur nën hetime në BE, për “sielljët e tij ndaj palestinezëve në Gazë”. Në anën tjetër palestinezët nuk e mshefin se ëndërrojnë shfarosjën e Izraleit. Pra, shtrohet pyetja lakuiriq: Për kënd punon sot politika gjermane, turke, frenge, ruse, britanike, spanjolle, italiane, arabe,kineze dhe amerikane, nëse lejohet një hollokaust i dytë ndaj Hebrenjëve, si mendojnë palestinezët. Kjo do të thot se të dy palët nuk kanë mësuar asgjë nga historia. Në plan të parë: “askush nuk e din me saktësi, pse po ndodhë lufta në Gaza dhe bombardimet e dyanshme Izrale-Iran”. E do të thoja se çdo gjë dihet dhe asgjë nuk është dëshira ideologjike e mbrapsht të dihet, sepse arabët flasin hapur se: “Izraelin duhet shkatrruar”; ndersa Izraeli flet hapur se Palestina duhet të shfaroset. Madje, flitet hapur për deportim të palestinezëve diku jashtë Lindjës Mesme. Dhe shtrohet payetja: mos vallë Rusia po i fërkon duartë për aspiratat e saj territoriale në Ukrainë dhe po e përkrah Iranin, që krimet në Ukrainë të mbesin nën hie. Këtu diku pushon “dreqi” i mallkuar.Ngjajshëm Rusia e nxitë në luftë Serbinë, në mënyrë që përgjegjësia e saj për krimet në Ukrainë të mbesin si “dukuri” që buron nga e drejta në forcë.Dhe këtë njeriut i kurthohet logjika dhe sikur e shtron pyetjën: Nëse Zoti e ka krijuar njeriun, atëherë çka iu desht ta krijojë edhe “dreqin”.

Një fakt po dihët se disa shtete të fuqishme sot po punojnë për t` u harruar e djeshmja, dhe nuk i kontribojnë fare të sotmes, sepse nuk mendojnë sa duhët punuar për të vazhduar jeta edhe nesër. E vërteta, gjeneratat duhët respektohën, por më tepër duhët të investohët në ardhmëri të civilizuar.

Çka po ndodhë në mes Izraelit dhe Palestinës

Po mbushët gati një shekull që kombi Izraleit e ndërtoi një çati, për të cilën kishte fakte se po ndertohët në themelet që i kishte dikur. E kombi hebre (Izraelit), është populli që ka vuajtur më së shumti në historinë e njerëzimit. Po, ka popuj që janë zhdukur, diku me fajin e tyre, e diku me fajin e të tjerëve. Por, në atë avanturë që kur u krijua shteti Hebre (1948), fqinjët arab hapur e kundërshtuan dhe thanë: “Do ta luftojmë deri në shfarosje të tij, dhe, kurrë nuk do ta pranojmë si fqinjë që e kishim dikur”!Thënje me çmim shumë të shtrenjët dhe e parealizueshme,sepse Arabët nuk mund ta fitojnë luftën, por nuk “guxojnë nga ideologjia e tyre rreligjioze dhe politike” as ta humbin. Dhe kështu lufta vazhdon, me humbje te dy palëve.

Në realitet, hebrejët janë popull i ndiekur dhe i persekutuar gjatë historisë, nga trojet e tij dhe kudo nepër disa vende të Europës, ku shkeli këmba e tyre, ku shpresonin se do të gjejnë strehim dhe një trohë bukë për mbijetesë. E, as ata vetë (Hebrenjët) nuk e dijnë si kanë shpetuar gjatë hollokaustit mbi ta. Lidhur me këtë, nëse e lexojmë historinë e tyre (dëbimi nga Spanja, bje fjala. hb), edhe ashtu të shkaperderdhur, mësojmë se ky popull, kanë nxierr nga gjiri i vet mendje të ndritura dhe të respetuara, për qytetrimin.Pra nga aspketi civilizues hebrenjët më shumë i kanë dhuruar njerëzimit, se sa që kanë marrë prej tij.E qysh në gjimnaz kisha mësuar se:Filozofi Baruh De Spinoza (një panteist i drejtimit filozofik racionalist), pati thënë nja dhjetë vjet para vdeksjës se: “Bota pa hebrej do të dukej më e varfur, sepse kudo që kanë shkeluar kanë siellë dituri dhe virtyte të punës, në stilin e bletës, për zbulime të reja, të cilat kur gjejnë aplikacion në jetë, njeriu mendon se me ato zbulime ka jetuar prej se ekziston jeta”. Por ato zbulime nuk i japin sot të drejtë askujtë, pra as Izraelit, që të sillet ndaj tjetrit sikurse janë siellur të tjerët ndaj tijë!

E, Arabët që ishin, janë dhe do të mbesin fqinjë të Hebrejëve, hapur patën folë e janë përbetuar më 1948 se: “Do t`i luftojmë Hebrenjët deri në shfarosje”. Kuptohet se ky “tregim”, ka rriedhur pas kasaphanës që ushtroi mbi ta Adollf Hitleri më 1933-1945. Disi në atë stil është renditur “testamenti” tragjik i fqinjëve të Tel Avivivit.Po prej këtij konstatimi, mund ta nxjerr konkuldimin nga lufta në mes kulturave (Fukujama) dhe lufta në me s civilizimeve (Hantingtoni) se sot është në fillim të mbarimit kapitalizmi i “kurorzuar” si klasik, duke u maskuar me socializëm totalitar në stilin: “merre ose lere”, sepse po mendohët se: “pushteti im është pa konkurencë”. Në realitet u vërtetua se asnjeri sistem nuk siguron paqe dhe lumturi për njeriun aktiv dhe diturinë hebreje dhe besën shqiptare, si kulm të civilizimit. Së këndejmi, as Ditura hebreje e as Besa shqiptare, nuk janë bërë ende koncepete me të cilat arrihet drejtë kulmit të lumturisë në glob, gjithnjë duke peshur me të dy këmbët në themel.Pra, tradita kurrë nuk guxon të nënçmohet, sepse është ligj i natyrës, i përsosmërisë. Enëse i bashkdyzojmë diturinë hebreje dhe besën shqiptare, e nxierrim aksiomën se as nuk mundën hebrejnët, me çfardo përkrahje që kanë, ta shfarosin botën arabe, e as bota arabe ta fshijnë nga faqja e dheur popullin hebre, që ka dhuruar civilizimit shejtëror (Profetë-Pejgamerë), e nobelistë, më shumë se çdo popull tjetër në glob. Po, edhe një fakt nuk duhët harruar se: Bota arabe dje dhe sot, ka një gjuhë shumë të pasur që arrinë në miljona fjalë. Pra asnjë gjuhë në botë nuk mundet t`ia grabitë vendin e parë gjuhës arabe përkah shumësia e fjalëve; pra, asnjë civilizim nuk mundet për t` ia grabitë vendin e parë për dituri botës hebreje, asnjë popull nuk mundet për t` ia grabitë shqiptarisë Besën që është e arritur në shkallën më të lartë morale për sinqeritet dhe siguri njerëzore. E në këtë akt human shqiptarët kanë dëshmuar besë e sakrificë me hebrejë gjatë Luftës Dytë Botërore. Po, kanë dëshmuar edhe humanizëm me Nënë TEREZËN famëlartë, që ka mbetë shembull unikat.

Për fat të mirë, falë përkushtimit të SHBA-s shqiptarët e Kosovës më 1999 u shpëtuan nga një hollokaust i dytë në Evropë, edhe pse kampet e përqëndrimit për shqiptarë në: Bllacë, Stankovec, Çegran dhe Kukës paralajmëronin se gjenocidi po ndodhë para syve të civilizimit, para kamerave televizive. Por gjenocidi ndodhi se ndodhi, por lindi shteti shqiptar në Kosovë, i cili do të përkryhet me njëqind pengesa të nivelit më të lartë gjatë kohës që vjen. E këtë rrezik shqiptarët duhet të mendojnë se nuk janë Izrael, por nuk duhet lejuar që të trajtohën edhe si pakestinezë.

Çka nxierrim nga ky konkluzion i saktësisë. Nzierrim se do të ishte mirë që tërë atë dituri hebreje dhe atë pasuri gjuhësore arabe ta shfrytëzojë njerëzimi dhe ta përshkojë me një humanizëm të Shën NËNË Terezës, dhe të jetojmë në paqe dhe harmoni, duke nxierr mësime nga historia, duke ndërtuar infrastrukturë, që i sherben njeriut dhe për abinetin, dhe njeriut të dobishëm, pa asnjë shansë që të kthehemi parpa.Në këtë drejtim edhe shqiptarët dhe serbët duhet ta respektojnë njëri tjetrin dhe Ballkani të jetojë në paqe. Serbët e kanë shtetin e vet, shqiptarët tani i kanë dy shtete, të cilat sipas ligjit të vevtëvendosjës një ditë mund të bëhën një federatë. Formën e atij shteti do ta zgjedhin vet shqiptarët pa asnjë imponim.

Konflikti Izrael-Iranë a mund të ndalet po kush është ajo forcë që e ndal?

Në shqim të parë duket se nuk mund të nxirret asgjë nga kjo luftë pa u ditur fituesi. E fitues klasik nuk do të ketë, sikurse nuk do të ketë fitues klasik në luftën Ukrainë-Rusi. Logjika ajnshatajniane, dhe besa shqiptare, përkundër e nxierrin në shesh aksiomën se në luftërat e padrejta nuk ka fitues, por do të ketë shkatrrime të pariparueshme, nëse lufta (hasmëria) vazhdon.

Tani mizoritë e nazizmit ndaj hebrejëve me sulmet izraelite ndaj palstinezëve civilë në Gazë, e kanë siellë buzë kompromitimit tërë atë dhimbsuri që ka pasë njerëzimi ndaj jetës “jetuar nepër kampe të Hebrenjëve fatmjerë”, destinuar enkas për ta, nga një politikë që synonte se pas shkatrrimit hebrejëve,Hitleri do i shfarosi edhe ca popuj të tjerë. Në fund, “pas fitorës naziste”, propogandohej se do të mbesin vetëm Arianët, ata që janë “gjak i pastër”, me nofkën “kullturbund”! Këtë konstatim mund ta kuptojnë vetëm ata që e kanë vizituar Aushvicin, Dahaon, apo ndonjë kamp më të vogël, krejtë një pamje e dhimshme se si njeriu ndaj njeriut, mund të sillët.

Në këto pozicione politikanët mendjemdhenjë, qofshin ata: nazistë, serbianë, apo dikush tjetër duhët ta pyesin mendjën: ku është sot Pernadoria e Faraonëve; Pernadoria e Persianëve, Perandoria Romake, Pernadoria Bizantine, Pernadoria arabe, Perandoria mongole, Perandoria Osmane, Pernadoria komuniste ruse, e shumë perandori anë e mbë anë globit, të njohura e të panjohura. Shumë prej këtyre perandorive ndërtuan strehimore sa ishin në jetë, duke menduar se do të jetojnë gjithëmonë në to, por pikërisht në atë strehimore (kala -bunker) i dhanë fund jetës,sikurse është rasti i Hitlerit. Prandaj, lufta në mes Iranit dhe Izraleit dhe në mes Izraelit dhe Palestinës, është sot një luftë e kotë. Kjo do të thot, se jeta e jetuar kërkon më shumë se kurrë urti dhe respekt ndaj tjetrit.

Me këto synime e nisën luftën edhe S. Millosheviqi dhe V. Shesheli më 1998/99 , me nënçmim dhe me mendjemadhësi se: “luftën ndaj shqiptarëve do ta fitojmë me Shoqatën e gjuetarëve”. E ku mbeti tërë ai kërcnim dhe ato mizori për të cilat në plotëni kurrë nuk do të dihet tërë e vërteta kriminale. Pra, njeriu ndaj njeriut nuk duhët të sillët si ukju ndaj deleve, sepse një ditë duke u plakur (e pleqëria nuk është smundje-hb), ujkut do t` i mbesin dhëmbët në mishin e delës, nuk do të ekzistojë më fare, por çingjat e delës do jetojnë si fitimtarë. Këtë shembull njerëzor ose e ka mësuar historia, ose nuk ka kurrfar dobie prej saj sepse luftërat e përgjkëshme nuk po ndalën.

Ku është Kosova në këtë kaos botëror sot?

Në bazë të fakteve që lexohën sot, Kosova është para një “autogoli”, që nuk vjen nga të huajtë, por vjen nga soji i palngprishurve politikanë si gjithëherë. Këta që janë sot aktiv, janë pozicionuar për ta zhdukur tjetrin, që nuk mendon njësoj. Kuptohet se ky soj plangprishur nuk mendon fare se me veprimin e vet antikombëtar po e ndihmon ish okupatorin e Kosovës.Për çka është fjala. Sot mund të lexoish por edhe të ndëgjoish bje fjala se: “UÇK është vënë përball një fushata denigruese, e që vegëz të sulmit e ka Çështjën e veteranëve të pambulesë”! E këta të pambulesë në tru paskanë “dëshmi” të nënshkruara. E kush i ka nënshkruar ato dëshmi, pse duhet dhe duhet të dihet, por duhet të dihet e hetohet çdo shkrolagji që e përgojon ato dokuemnte. Së këndejmi në Kosovë është realitet një dhjetëshe “gazatarshë ganster”,të cilët rrejnë se kanë dokumente sekrete e emrat e tyre nuk figurojnë se kanë hulumtuar në asnjë arkivë shtetëror.Shtrohet pyetja mos i kanë fabrikuar vet. Por duhet të dijnë se fabrikimi mund të ndodhë, por zbulimi i falsittit është i mundur dhe nuk kushton, sepse atë e nxjerr aparati. Këta pra zbulues po pati hulumtime të sakta një ditë, dhe rrenës do t`i nxirret ‘rënja katrore’. Po është edhe një soj gazatarshës shqiptar që thon se nepër Evropë jemi marrë me gazatari dhe atje e paskan mësar zanatin, prandaj “dijmë çdo gjë”. E këtë refren e përserisin për të “treguar” se kanë empërsi ndaj gazatarëve të “pashkollë” të Kosovës, ndaj informatës virgjër të çdo vedndi. Dhe për çudi prokuroria ndaj kësaj zejtarie heshtë. Tash ai (ata) soji i tyre po viellin, sepse zanati i heksisë nuk harrohet. Ky konstatim vetëm sa për faktin se mos të kujtojnë se ne të luftës jemi konvertuar në dele-kaq dij t` iu them tani!

Bota në udhëkryq sot

Më 1999 kriteriumi me u promovua veteranë ishte fare realist për ata që kishin luftuar. Por ishte numri shumë i madhë i atyre që e urrenin UÇK-ën. Madje këtyre u erdhi një faktor në ndihmë sepse e larguan nga fjalori (nga shkrimet), nga shkrimet denigruese për UÇK-n dhe në total merita për çlirim të Kosovës iu përshtat LDK-ës sabotuese- evolutivisht. E këtë politikë e ka nxitur edhe UNMIK edhe ca agjentura ruse që shembullin e UÇK nuk e lejonin të mbetët si model çlirimi, për popujtë e robëruar. Mu për këtë, u ideua Gjykata Speciale, të cilën ia përplasën për ta “themeluar” Kuvendi i Kosovës. Por ‘Themeluesin” sot nuk e pyet askush për asgjë.Në vijim drejtuesit e LDK-ës filluan t` ia atribuojnë çlirimin e Kosovës vetëm NATO-s, krejtë me prapavi që të fshihet UÇK, “sepse kjo nuk figurron në Marrëveshjën e Kumanovës”. E këtu flen dreqi, sepse në disa zona vërtetë numri i veteranëve nuk dihet me saktësi. Por që përfituesit kanë “mbulesë zyrtare”, sepse i kanë nënshkrimet e disa drejtuesëve të luftës. Dhe, pse mos ta themi, se më së shumti të tillë ka në Dukagjin, sepse aty është siellë e pshtiell edhe FARK-u inekzistent, sepse FARK nuk kishte në fronte fare. E fushata e këtyre ditëve anti UÇK, është nepër portale, ku defilojnë shumë papërgjegjësi të llojeve të ndryshme, nga ato politike deri te ato fisnore e klanore, duke i përzier edhe rreligjionet.

Po askush nuk po e çmon një fenomen se ka pasë shumë raste që vullnetarët për UÇK janë kthyer sepse nuk ka pasë armë, sepse okupatori kishte për strategji luftën frontale, e UÇK nuk e kishte atë mundësi, jo vetëm për shkak të mungesës së armatimit.Së këndejmi, mund të themi me përgjegjësi morale se Divizioni i Kuksit, bje fjala de fakto, ishte i tëri UÇK, por është filozofi në veti, se si furnizohej tërë Kosova me armatim nga kjo zonë, falë oficerëve drejtues patriotë të saj.

Së këndejmi kur luftohej në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje (1991-19950, Kosova nuk hyri fare në atë luftë, sepse ka ekzistuar rreziku që të humbët lufta zyrtarisht. Por nëse Shqipëria nuk ka hy në luftë zyrtarisht më 1998/99, është mençuri strategjike. E kapitullimi i ushtrisë serbe në Kumanovë, shkencorisht është kapitullim ushtrak, e pastaj nepër faza ka gja kapitullimi shtetëror deri më 17 shkurt 2008.Por, ka raste që oficerët nga Shqipëria edhe de jure ishin në UÇK. Madje, mbanin funksione dhe atyre u është ndaluar çdo beneficion i “ligjësuar” pensional!!!. Pse, sepse kanë vëndosur të papërgjegjëshmit dhe klosharët e llozës së pacifizmit dhe urrejtjës “fisnore” për heronjët e luftës vërtetë. Madje, ata që po shkruajnë ‘historinë”, kanë marrë edhe poza të atilla, sa që po kanë hapsirë edhe të moralizojnë dhe të ndajnë “merita”, sot. E kjo rrethanë vjen edhe nga kreu i OVL UÇK-ës, që nuk i pastron hesapet duke i paditur intrigantët dhe mercenarët e ish okupatorit, sepse UÇK është projekti më sublim kombëtar gjatë gjithë historisë; është zëri dhe realiteti i çlirimit; është ndërgjegje;është formim i shtetit Kosovës.

Të përfundojmë

Irani dhe Izraeli sot, po i provojnë armet e luftës me kritere të zbulimit gradual. Ky fakt tregon se njeriu shumë më tepër po investon në vetëshkatrrim se sa në harmoninë e tij me natyrën dhe njerëzit që nuk janë si ai. E vërteta, rroli i BE-s në këtë luftë po vrehet se është fare i vogël, fakt ky që tregon se BE është një superfuqi ekonomike dhe diplomatike, por që ka mbetur prapa në arsenalin e organizimit të ndonjë lufte “lokale” ushtarake, sepse demokracia ka mbetur fjala e fundit e një sistemi kapitalist, në të cilin të varfurit po bëhën gjithnjë e më të varfur, ndërsa të pasurit gjithnjë e më të pangopshëm në pasuri. Së këndejmi, as Kosova si shtet, nga Evropa nuk duhet të pres angazhim të sinqertë nga jshtë. Sepse shiqoni çka po veprojnë partitë brenda, shiqone Parlamentin vetëm një herë, sepse bëri e shiquat dy herë,patriotët, sidomos duhet të shkojnë te psikiatri. E kundërta, shqiptarët duhet besuar vetëm-vetëm në Shtetet e Vashkuara të Amerikës.

E vërteta, vetëm kur të ftofën gjakrat, do të dihët se sa naive ka qenë kjo luftë në Gaza (2025/6), dhe në mes Iranit dhe Izraelit (2026). Pra shtrohet pyetja, çka do të jetë urtësi në proces që të gjëndet rruga e prosperitetit, sepse rruga e luftës është mësuar përtej nevojave kolektive popullore.

Nëse SHBA hyjnë në luftë në anën e Izraelit dhe kanë hy, a do të thot në anën tjetër se do të hyjnë në luftë në anën e Iranit: Rusia, Kina, Turqia, Pakistani, dhe kush mbetët për të siellur pajtim pastaj. BE nuk ka kapaciete për pajtim të nivelit tillë. Po, mbetët që Brazili për të shitur mish peshku të kontaminuar, si dhe India e Indonezia për të shitur banane të “kalbura”, sepse atje nuk i hanë lopët kur bën tepër vapë.Prandaj, me këtë retorikë më ngat jemi kah lufta se sa kah paqa. Demokracia, si duket ka ra në provim. Teokratët dhe despotët sot janë në kulmin e fuqisë finansiare, të cilën ua jep populli, e ata ia kthejnë me taksa të dyfishta, për t` u armatosur dhe për t` u dukuar më të fuqishëm, por jo edhe më të urtë, më filantrop. Propozoj që shqiptarët kudo që janë të punojnë për paqe, dhe në perspektivë t` i zhvillojnë shtetet e veta,drejtë federatës.

Shkrimi i kushtohët:Myderriz Ymer Prizrenit, Shën NËNË TEREZËS!