Dom Kelmend Spaçi - prifti i atdhetarizmës shkoi në përjetësi

Dom Kelmend Spaçi - prifti i atdhetarizmës shkoi në përjetësi
Dom Kelmend Spaçi - prifti i atdhetarizmës shkoi në përjetësi

Nue Oroshi

  • 06 April 2026 - 08:06

Nga Nue Oroshi

Djemtë e familjeve atdhetare shqiptare pavarësishtë se çfarë profesioni dhe drejtimi kanë ata në zemër,në shpirt dhe në gjen gjithmonë e kanë shqiptarizmën. E kanë në gjakë,në gjen dhe në shpirt sepse rritën nëpër familje që flitet e shkruhet vetëm për

shqiptarizëm. 

Vetëm 6 vite pasi kishte kryer burgun në vitin 1956 atdhetari Gjokë Spaçi,vëllaut të tij Nrecës i lind një djalë. Në këtë rastë Gjokë Spaçi e pagzon me emrin Kelmend për t’i ngjarë Papa Klementit XI me emrin Shën Franqesk Albani që ishte Papë në Vatikan në vitin 1700-1721 dhe ku e ndihmoj pa masë çështjen shqiptare. E Kelmendi i ri u rrit me veprimtarinë e axhës Gjokë dhe babës Nrec.Ai edhe pse e mori rrugën e meshtarisë asnëjherë nuk u ndal së punuari  e vepruari për çështjën 

kombëtare.Që në vitet e nëntëdhjeta organizoj t’iu del në ndihmë shumë familjeve shqiptare në aksionin: “Familja ndihmon familjen”, që ishte udhëhequr nga Abas Fejzullahi. Dom Kelmendi në periudhën më te vështirë historike të viteve 1998-1990 tërë çënien e tij kombëtare edhe jetën e vuri në shërbim të Pavarsisë së Republikës së Kosovës.Kishën ku shërbente në Gllogjan në këtë periudhë kohore e mbushi me plot shqiptarë dhe e vuri jetën e tij në rrezikë për të shpëtuar qindra e mijëra shqiptarë. E dikund në arkivin e kishës Dom Kelmendi ruante edhe Ditarin e axhës së tij Gjokës që e kishte shkruar me makinë të shkrimit në vitet e shtatëdhjeta. Ndërsa orgjinalin me shkrim të dorës e ruaja unë në Gjermani, dhe që i shpëtoi flakëve të luftës se vitit

1999. Dom Kelmendi veproj e punoj siç i pat hije një pinjolli të një familje atdhetare e nacionaliste.Ai  përherë ishte në sherbim të kombit dhe fesë.Shkoj në amshim në moshë relativishtë të re por u bë shëmbull se si duhet te punohet për ta mbrojtur popullin dhe kombin shqiptarë kur ai është  në rrezik. E  si çdo herë veprimtarët dhe atdhetarët nacionalistë që ju takojnë familjeve atdhetare ata nuk marrin shpërblime nga institucionet shqiptare ose kujtohen për ata pasi të ndrrojnë jetë.Por Don Kelmendi Moto të punës kombtare e kishte betimin e Grupit të Lidhjes së Prizrenit :Shqipëria e shqiptarve që shumë mirë i shkruan në ditarin e tij axha i tij Gjoka me moton:”Në paqa shtu ose madhzu ndonjë fjalë, mos e gzofsha idealin tim kombëtar.”