Analisti e deshifron veprimtarinë e rrjetit shqipfolës serbo-rus në Kosovën e pasluftës

Analisti e deshifron veprimtarinë e rrjetit shqipfolës serbo-rus në Kosovën e pasluftës
Analisti e deshifron veprimtarinë e rrjetit shqipfolës serbo-rus në Kosovën e pasluftës

Xhevat Meha

  • 09 April 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Para disa ditësh u vendos dhe më pas u tërhoq një ekspozitë nga Shkëlzen Gashi për masakrat në Kosovë, e cila kishte shumë pasaktësi. Jam një individ që për shumë vite ka përcjellë, hulumtuar dhe analizuar veprimtarinë e rrjetit shqipfolës serbo-rus në Kosovën e pasluftës së fundit. Këto i kam të përmbledhura në një libër të publikuar në vitin 2016.

 

-Vlerësoj se kjo ekspozitë nuk ishte rastësi, por ishte një nga aksionet e shumta që ky rrjet i kryen në Kosovë. Të gjitha pasaktësitë, pa përjashtim, përmbushnin programin e Serbisë për narrativën e luftës në Kosovë. Nuk është vetëm Shkëlzeni i përfshirë në këtë aksion. Ky aksion është kryer nga ky rrjet, me shumë të tjerë të përfshirë.

Duhet që Albulena Haxhiu, në emër të Kuvendit si institucion, të kërkojë nga AKI dhe hetuesia që të vërtetojnë këtë aksion. Duhet që Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Donika Gërvalla dhe Ramush Haradinaj, si kryetarë të partive politike parlamentare, të kërkojnë nga AKI dhe hetuesia që të vërtetojnë këtë aksion. Duhet që deputetët e Kuvendit të Kosovës, secili individualisht, të kërkojnë nga AKI dhe hetuesia që të vërtetojnë këtë aksion. Enver Dugolli e ka kryer detyrimin. Nëse këta nuk e bëjnë këtë kërkesë, bëhen bashkëpunëtorë në kryerjen e këtij aksioni. Heshtja është miratim, por edhe më tepër, heshtja është relativizim dhe futje nën dhe. Nuk bën të lejohet kjo.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".