Për 'Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit 'Dardani' të Prof. Eshref Ymeri
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Unë kam lindur në Shqipëri dhe me origjinë, dy prindërit e mi kanë lindur në Dardani dhe nuk mund të rrija indiferent karshi shkrimit brilant historik, patriotik, akademik dhe shkencor të Profesorit të madh Eshref Ymerit i cili për nga tematikat historike, filozofike e patriotike sidomos që shquhen, dallohen e trajtohen në shkrimet, publicistikën dhe optikën intelektuale të tij është ndër të rrallët nga Shqipëria që e ka studiuar dhe trajtuar me aq dashuri dhe shpirtërisht cështjen shqiptare në tërësi dhe sidomos atë dardano-shqiptare në vecanti.
Prof. Ymeri në të gjithë publicistikën e tij Kosovën e quan Dardani, dhe këtë shkrimin e tij me titull” “Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”, unë gjykoj se kjo është një thirrje që ai u drejtohet institucioneve të Kosovës që Republika e Kosovës të quhet me emërtesën shqiptare Dardani.
Falenderoj z. Ymeri pasi ai ka rolin e tij të merituar që tashmë rikthimi i emrit Dardani është bërë një realitet i domosdoshëm , realitet që përputhet me të vërtetën historike , me atë se trojet shqiptare të Kosovës dhe ato që janë akoma nën Serbi, janë troje të Mbretërisë së Lavdishme dardano-shqiptare, dhe Kosovë është një toponim sllav i cili u ka shëbyer ardhacakëve serbo-sllav , qëllimit të tyre për të zhdukur trashëgiminë dhe asimilimin e popullsisë dardane dhe të serbizimit të emërtesave iliro-dardane të qyteteve, fashatrave, lumenjve, kodrave, maleve, fushave etj.
Që kur isha fëmi ne vitet 1967 kur isha në klasë të parë Babai im Sadriu dhe xhaxhallarët e mi Baftjari dhe Sadiku më mësonin se emri i vërtetë i Kosovës është Dardani; ata më mësonin edhe bërjen e shqiponjës me duar dhe më thonin se kështu përshendesin shqiptarët kur takohen e me njëri-tjetrin. E mbaj mënd se Baftjari, xhaxhai im i dënur politik në Shqipëri kur isha i vogël më pyeste se cili është dallimi mes shqiptarit dhe serbit, dhe ai më thoshte se dallimi është gjuha, flamuri dhe plisi(qeleshja e bardhë).
Duke marrë shkas nga letërsia, botimet dhe nga publicistika patriotike dhe shkencore, e vërtetë dhe e mirëargumentuar e Prof. Eshref Ymeri, po u drejtohem institucioneve akademike, shkencore, politike dhe shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës që t’i marrin në konsideratë dhe të botohen ato pasi ato shërbejnë mësimit me të vërtetën historike, i shërbejnë edukimit të brezave me frymën kombëtare ,atdhetare , me atë të krenarisë dhe të zgjidhjes së problemit shqiptar në Ballkan, Bashkimit Kombëtar.
Z. Ymeri ka meritën e madhe, atë të demaskimit dhe të sfidimit të politikës, diplomacisë ,akademisë, të projekteve dhe të të gjitha komploteve serbo-sllavo-greko-ruse kundër shqiptarëve. Edhe ky apel i Z. Ymeri për rikthimin e emërtesës Dardani të Kosovës unë e vlerësoj se kjo do ishte një kontribut i madh kombëtar në shërbim të të vërtetës së madhe të asaj të autoktonisë iliro-shqiptare të Kosovës si Dardani dhe zemër e shqiptarizmit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
