Gropa misterioze gëlltit kamionin-cisternë në Turqi
Përmes një video të postuar në internet do të shikoni momentin e tmerrshëm kur një cisternë e madhe nafte përpihet nga një gropë e mistershme që hapet befasisht midis një rruge gurore.
Nga pamjet do të shikoni se si shoferi i kamionit cisternë mundohet me çdo kusht t’i shpëtoj më të keqes, por gropamisterioze brenda pak sekondave e gëlltit sikur të mos kishte ekzistuar në ato momente asgjë në atë vend.
Ngjarja e tmerrshme raportohet se ka ndodhur në provincën Tunceli, në pjesën lindore të Turqisë.
Ndërsa është interesant fakti se si shumica e kolegëve të shoferit fillojnë të ikin nga vendi i ngjarjes, përveç njërit i cili me qetësi filmon gjithë ngjarjen me telefon.
(Kosova Sot)