Shkencëtarët: Ja origjina e ‘fytyrës’ në sipërfaqen e hënës
Hulumtuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur ta përcaktojnë origjinën e njërit prej kratereve më të mëdha në sipërfaqen e hënës.
Me një gjerësi prej 1200 kilometrash, ky krater, që për vjet të tëra është cilësuar si pamja e një fytyre në sipërfaqes së hënës, tani besohet se ka pasur origjinë prej para 3.8 miliardë vjetësh, kur një asteroid i madh, me një gjerësi prej 240 kilometrash, ishte përplasur në sipërfaqen e Hënës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ky objekt qiellor ka qenë dukshëm më i madh sesa që kishin menduar shkencëtarët më herët, madje aq i madh saqë mund të cilësohet si protoplanet – një trup që ka potencial të formohet dhe të zhvillohet në planet.
(Kosova Sot)