Shpirtrat, realë, apo pjellë e mendjes

  • 16 April 2019 - 11:40
Shpirtrat, realë, apo pjellë e mendjes

Në Tibet mendojnë se shpirtrat që paraqiten në vende të caktuara, në fakt janë forma të mendimeve, të krijuara nga proceset mendore që zhvillohen në trurin e ndonjë njeriu që i ka ndodhur ndonjë gjë e keqe

Këto forma mendimesh, të ngujuara në kohë dhe hapësirë, do të ishin shpjegime për raportet e shumta të njerëzve nga e mbarë bota, të cilët shohin zhvillimin e betejave dhe vrasjen makabre të njerëzve gjatë betejave.

Mistikët nga Tibeti thonë se bëhet fjalë për të ashtuquajturin tulp, një formë e fuqishme mendore, e cila dallon nga ajo e rëndomta për faktin se nuk është krijuar rastësisht, por si rezultat i një veprimi të qëllimshëm të vullnetit njerëzor, pasojat e të të cilit janë frika dhe urrejtja. 

(Kosova Sot)