Incizohet një fantazmë duke ecur shkallëve

  • 24 June 2019 - 08:58
Incizohet një fantazmë duke ecur shkallëve

Një grup studiuesish të fenomeneve paranormale, kanë incizuar me kamerat e tyre një figurë të çuditshme në Pallatin "Chester Stanley". Ata ishin duke e hulumtuar këtë pallat të shekullit XVI rreth një muaji më parë, kur derisa ishin duke shikuar incizimet që kishin bërë, hetuan një figurë të çuditshme e cila shihej prapa, në shkallë, midis dy pjesëtarëve të grupit. Fantazma dukej se shikonte kamerën, e më pas zhdukej. 

Asnjëri nga pjesëtarët e ekipit nuk kishte vërejtur asgjë të çuditshme derisa kishin parë video incizimet. Ata më pas morën vesh se, në ato shkallë, disa vjet më parë e kishte humbur jetën një njeri. Studiuesit paranormalë kishin thirrur shpirtrat, por nuk kishin hetuar të ndodhte asgjë. Vetëm kur kishin shikuar incizimet, kishin parë se thirrjet e tyre megjithatë nuk kishin hasur në veshë të shurdhër.

(Kosova Sot Online)