Askush nuk di asgjë, misteri që mbulon “Liqenin e kockave” në Himalaje

  • 22 August 2019 - 13:09
Askush nuk di asgjë, misteri që mbulon “Liqenin e kockave” në Himalaje

Për më shumë se një mijë vjet, një liqen 5,000 metra mbi nivelin e detit në Himalajet Indiane ka qenë shtëpia e qindra skeleteve njerëzorë.

Askush nuk e di si apo pse arritën atje.

Më parë mendohej se të gjithë  njeëzit aty kanë vdekur nga ndonjë ngjarje katastrofike. Por në fakt pas analizës së ADN-së së skeleteve u vu re se ato i përkasin racave të ndryshme dhe se kanë një diferencë vdekje me mijëra vjet larg nga njëri-tjetrit.

Kjo e bën situatën edhe më të mistershme, pasi studiuesit kanë ngritur pyetjen se çfarë i ka bashkuar të gjithë këto njerëz të ndryshëm, nga epoka të ndryshme në të njëjtin vend kaq larg zhvillimit të jetës.

“Liqeni i skeleteve” përmban me qindra mbetje kockore njerëzore dhe disa pre j tyre vijnë deri nga Greqia.

Autori i studimit, Doktor Niraj Rai tha se ‘Liqeni Roopkund prej kohësh është bërë subjekt i spekulimeve se kush ishin këta individë, çfarë i solli ata në këtë liqen dhe si vdiqën ata.’

Studiuesit thonë se analiza e ADN-së e marrë nga skeletet zbulon se ato rrjedhin nga të paktën tre grupe gjenetike ‘të dallueshme’.

Shkrirja e akullit zbuloi edhe më shumë mbetje skeletore, duke lundruar në ujë dhe shtrirë rreth skajeve të liqenit. Supozimi i parë ishte se ata ishin mbetjet e ushtarëve japonezë që kishin vdekur nga ekspozimi ndërsa përpiqeshin të pushtonin Indinë Britanike. Por shpejt u bë e qartë se kockat ishin shumë më të vjetra.

Që prej zbulimit dhe deri sot nga banorët e zonës qarkullojnë shumë teori konspirative lidhur me mënyrën e vdekjes së tyre.

 

(Kosova Sot Online)