Astronautëve u kërcënohet rreziku që të bëhen sterilë

  • 16 September 2019 - 08:56
Astronautëve u kërcënohet rreziku që të bëhen sterilë

Një studim i ri ka treguar se qëndrimi në hapësirë mund të ndikojë si te meshkujt, po ashtu edhe te femrat, në aftësinë e riprodhimit. Kërkimi, i cili është bërë nga NASA, ka treguar se kafshët të ekspozuara ndaj gjendjes me gravitacion zero dhe ndaj niveleve të rrezatimit që hasen në gjithësi, në fund janë bërë sterile.

Agjencia hapësinore tanimë ka filluar që t’i inkurajojë astronautët që ta deponojnë spermën dhe qelizat e tyre vezë para se të shkojnë në misione hapësinore. Ky studim më i ri vetëm sa mund ta bëjë këtë kërkesë më bindëse.

“Ne nuk kemi të dhëna nga njerëzit për ta përcaktuar me të vërtetë se ajo që është parë te kafshët, a vlen edhe për njerëzit, apo jo”, ka thënë Dr. Joseph Tash. Rrezatimi kozmik dihet se ndikon edhe në pjesët e tjera të trupit, sidomos në sy. Deri në 80% të astronautëve raportojnë një formë të çrregullimit në shikim pas qëndrimit prej vetëm disa javëve në hapësirë dhe shumica prej tyre, kur të kthehen, fillojnë që të bartin syze.

(Kosova Sot Online)