Sekreti i llambave që nuk shuhen kurrë

  • 02 December 2019 - 13:57
Sekreti i llambave që nuk shuhen kurrë

F enomeni i llambave që nuk fiken kurrë, pa intervenim të njerëzve, apo thënë më saktësisht, që kanë vazhduar të digjen për një kohë të gjatë, është shumë intrigues edhe pse asnjëherë nuk është shpjeguar si duhet nga shkenca. A ekzistojnë ato me të vërtetë? Ato janë përmendur nga burime të ndryshme. Në botën antike, shkrimtari Plutark, në veprën e tij "De Defectu Oraculorum", përmend një llambë të tillë, që gjendej mbi derën e tempullit të Jupiter Ammonit në Egjipt. Priftërinjtë e tempullit i kishin thënë atij se, përkundër faktit që llamba gjendej në ambient të haptë, ajo kurrë nuk ishte fikur as nga era, e as nga shiu.

Gjatë periudhës së sundimit të mbretit anglez Henry VIII ishte raportuar për një llambë që nuk shuhej kurrë, që ishte gjetur në një varr. Por, shkenca nuk njeh ndonjë substancë, e cila mund të digjet deri në pafundësi, pa u konsumuar. Janë dhënë shpjegime të ndryshme për këtë fenomen, nga ajo se një punë e tillë është "vepër e djallit", e deri te "perënditë jashtëtokësore". Por, shpjegimi më i qëndrueshëm është se, paraardhësit tanë të lashtë, ia kishin dalë ta zbulonin mekanizmin e flakës së përjetshme, mekanizëm, i cili më pas humbi përgjatë historisë.

(Kosova Sot Online)