Shkencëtaret zbulojnë kohën kur ka jetuar ADAMI?!

  • 02 April 2020 - 11:54
Shkencëtaret zbulojnë kohën kur ka jetuar ADAMI?!

Pas një studimi që është bërë, nëpërmjet analizimit të të dhënave gjenetike të 2.636 islandezëve, shkencëtarët kanë bërë të ditur që njeriu, që njihet si i pari i njerëzimit, ka jetuar rreth 239.000 vite më parë. "Ajo në të cilën jemi bazuar është një sekuencë e tërë e studimeve gjenetike", ka thënë neurologu Kari Stefansson, që ka qenë pjesë e këtij studimi.

"Për më tepër, nëpërmjet këtij zbulimi ne kemi bërë një hap të madh drejt gjetjes së faktit se si dallimet mes njerëzve ndikohen nga dallimet në sekuencën e ADN-së". "Njerëzit janë shumë të interesuar ta dinë se kush është paraardhësi i tyre dhe ky studim i yni do të ndikojë në plotësimin e kësaj dëshire të tyre", ka thënë mes të tjerash, antropologu Agnar Helgason.

(Kosova Sot Online)