Vendet më të mira të "turizmit të frikshëm"

  • 05 June 2020 - 14:56
Vendet më të mira të

Shumë vetëm për të mos kaluar nëpërmjet urave të pushtuara Muzeu i Paqes në Hiroshima Më 6 gusht të vitit 1945, qyteti Hiroshima dhe Nagasaki në Japoni, ishin bërë caqe të sulmeve nukleare, duke u goditur me bomba atomike nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në Hiroshima, shpërthimi i bombës kishte shkaktuar vdekjen e mbi 70.000 njerëzve e rreth 70.000 të tjerë ishin lënduar rëndë. Të gjitha spitalet e mëdha ishin shkatërruar dhe pothuajse të gjithë doktorët e stafi mjekësor ishin vrarë. Pas viktimave fillestare, shumë të tjerë kishin vdekur si pasojë e kancerit, që ishte zhvilluar nga shpërthimi i bombave.

Të mbijetuarit e bombardimit e kishin marrë nofkën 'hibakusha', që i bie 'person i prekur nga eksplodimi'. Në vitin 1955, ishte themeluar një park memorial, për nder të viktimave. Muzeun, që është i ndërtuar aty, e që është i mbushur me gjërat, që u kanë takuar viktimave, vizitohet nga rreth 1 milion njerëz në vit. Qyteti i Pompeit Njëri nga destinacionet turistike më të njohura në Itali është qyteti kur janë vrarë mbi 20.000 njerëz. Qyteti i lashtë i Pompeit gjendet në afërsi të qytetit modern, Napoli. Në vitin 79, kishte shpërthyer një vullkan, që e kishte zhytur Pompein në 6 metra trashësi të pluhurit vullkanik, duke e fshehur qytetin për qindra vjet. Kur ishte rizbuluar në vitin 1599 dhe më pas edhe në vitin 1748, gërmimet kishin shkuar shumë ngadalë dhe pjesë e procesit të gërmimeve ishin bërë edhe inxhinierët.

Giuseppe Fiorelli, një inxhinier, kishte gjetur disa copëza të pakuptimta, për të cilat ishte bërë e ditur që ishin pjesë të mbetura nga trupat e dekompozuar. Ai më pas i kishte 'injektuar' këto copëza llaç, për t'i rikrijuar trupat e viktimave, që vizitohen nga miliona turistë brenda vitit. Republika Demokratike e Koresë Veriore Diktatura tepër e fshehtë, që udhëhiqet nga Kim Jong-un, befasisht, është vend i hapur për këdo që dëshiron ta vizitojë, përveç gazetarëve, të cilëve u është ndaluar qasja. 'Koryo Tours' është një operator turistik, me bazë në Pekin, që i dërgon turistët e interesuar për në Korenë Veriore.

Çdo vit, rreth 1.500 turistë e marrin këtë udhëtim, ndërsa celularët iu konfiskohen më të mbërritur në Kore. Turistët monitorohen në çdo hap të tyre. Raportohet që miliona njerëz vdesin për shkak të punës së rëndë dhe varfërisë në shtetin diktatorial, mirëpo turistëve ju tregohen vetëm disa gjëra për këtë shtet. Ajo që dihet sigurt është që paratë e turistëve shkojnë në qeveri dhe, në një farë mënyre, në keqtrajtimin e koreanëve veriorë. Pripjat, Ukrainë Nëse keni menduar se si duket një qytet pas apokalipsit, atëherë Pripjati në Ukrainë mund t'ju ofrojë një pjesë të një qyteti të tillë.

Në një kohë, në këtë qytet kanë banuar afro 50.000 njerëz, ndërsa, më 26 prill të vitit 1986, në këtë qytet kishte shpërthyer një fabrikë nukleare, që kishte shkaktuar vdekjen e 31 personave, mirëpo shumë të tjerë kishin vdekur nga pasojat e shpërthimit, kryesisht prej kancerit. Menjëherë pas shpërthimit, qyteti ishte evakuuar dhe banorët nuk kishin arritur të marrin asgjë nga qyteti. Sot, vizitorët mund ta shohin qytetin, që vazhdon të jetë në gjendje të njëjtë, pra i mbushur me gjësende të banorëve të dikurshëm dhe, në dalje të qytetit, turistët i nënshtrohen testit të radioaktivitetit. Nëse rezulton se ata janë prekur, ata menjenjëherë u nënshtrohen banjave kimike.

(Kosova Sot Online)