Fotografohet fantazma e një burri të vdekur nga murtaja?

  • 08 June 2020 - 14:58
Fotografohet  fantazma e një burri të vdekur nga murtaja?

Ndjekësit e fantazmave e kanë fotografuar figurën e një burri, që është kapur në brendësinë e një kishe të vjetër, që ishte ndërtuar mbi një varrezë masive, të viktimave që kishin vdekur si pasojë e murtajës. Jodie Carman, e cila 'trofeun' e saj e ka publikuar në internet, ka thënë që përkundër faktit se askush nuk ishte ulur në ulëset përpara saj në Kishë, në momentin kur ajo e ka bërë fotografinë, në fotografi mund të shihet që në ulëset e përparme gjendet një fantazmë njeriu, të cilit mund t'i shihet vetëm koka dhe krahët.

E tmerruar nga ajo që kishte parë, ajo, bashkë me Chris Hudson, kishin ndezur një dritë në drejtim të fantazmës, mirëpo nuk kishin parë njeri. "Vazhdimisht patëm dëgjuar zhurma në atë sallë dhe e ndjenim prezencën e shpirtrave, mirëpo ne nuk kemi mundur të bindemi deri në momentin kur e kemi fotografuar fantazmën. Nuk ka ndonjë shpjegim tjetër", ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)