SpaceX i Elon Musk dërgoi ekuipazh të ri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

  • A.P /
  • 24 prill 2021 - 20:57
SpaceX i Elon Musk dërgoi ekuipazh të ri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Anija hapësinore SpaceX dërgoi sot në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës katër astronautë nga tre vende të ndryshme të botës.

Sipas Agjencisë Hapësinore Amerikane (NASA), kapsula e SpaceX’it e cila u nis të premten nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida u ankorua të shtunën herët në mëngjes.

Ky është fluturimi i tretë me ekuipazh, një bashkëpunim mes kompanisë së sipërmarrësit Elon Musk dhe NASA’s.

Ankorimi mëngjesin e së shtunës shënon herën e parë të ripërdorimit të një rakete që ka fluturuar më parë me ekuipazh njerëzor në bord.

SpaceX dërgon astronautë në stacionin hapësinor nën një kontratë disa miliarda dollarëshe me NASA’n.

Fluturimi i raketave të ripërdorshme ndihmon në uljen e kostos së programit hapësinor.

(Kosova Sot Online)