Baza sekrete nënujore e UFO-ve

  • A.P /
  • 22 July 2021 - 14:00
Baza sekrete nënujore e UFO-ve

Sri Lanka është njëri nga vendet që njihet për aktivitetin më të madh të jashtëtokësorëve, pasi vetëm gjatë viteve të fundit është raportuar për një sërë objektesh të paidentifikuara, që janë parë duke u sorollatur nëpër këtë zonë. Fillimisht, në vitin 1990, anëtarët e ekuipazhit të një anijeje kishin parë një UFO që kishte dalë nga uji dhe kishte qëndruar pezull për një kohë.

Gjatë kësaj periudhe anëtarët e ekuipazhit nuk kishin pasur mundësi të përdornin asnjërin prej pajisjeve të tyre të komunikimit, pasi ë, siç duket, UFO kishte ndërhyrë në valët përreth tyre. Megjithatë, UFO-ja pas pak kohe ishte zhdukur, duke u zhytur përsëri në ujë. Në afërsi të atij vendi janë parë edhe disa dhjetëra objekte të ngjashme, që ose dalin ose zhyten në ujë, ndonëse askush nuk ka arritur të gjejë shenja UFO-sh në hapësirën nënujore. Gjithsesi, rastet e shpeshta që kanë qenë relativisht të ngjashme kanë bërë që shumë njerëz të besojnë që në këtë zonë gjendet një bazë nënujore e UFO-ve.

(Kosova Sot Online)