
Lexoni edhe:
Diva Adelina Ismaili feston ditëlindjen më në formë se kurrë
Krijesa në fjalë është e madhe sa një njeri dhe është parë në fotot e bëra me kualitet të lartë. Kjo iguanë 'Godzilla' është parë duke notuar afër zhytësve, me madhësi po aq sa ta. Këto janë foto të bëra nga Steve Winkworth, në 'Cabo Marshall', një vend të zhytjes në brigjet veriore të Izabelës, në Ishujt Galapagos. Në fotografi, iguana shihet duke notuar afër shtratit të detit, duke kërkuar ushqim, para se të ngritej dhe duke iu afruar sipërfaqes së ujit, për të marrë ajër.
Diva Adelina Ismaili feston ditëlindjen më në formë se kurrëLexoni edhe:
Pasi që zhytet sërish, iguana shihet me bishtin e saj të gjatë, derisa gjymtyrët i mban të palosura për trup. Këto foto dhe incizimet janë botuar në "Reddit" me titullin "Godzilla e vogël, duke kërkuar gjësende nën ujë". Iguanat detare, sikur kjo që është filmuar këtu, janë vegjetariane dhe janë në gjendje që të zhyten në thellësi deri në 9 metra.
(Kosova Sot Online)