
Lexoni edhe:
Vesa po e shijon verën
Lavinia Heremaia nga Australia ishte vendosur në shtëpinë e re në vitin 2009. Edhe pse menjëherë kishte hetuar se diçka nuk ishte në rregull, nuk ishte larguar nga shtëpia. Tani është penduar për këtë vendim
Në shtëpi jeton me dy fëmijët, 4-vjeçarin Chase dhe 17-vjeçarin Jacob. Deri tani të gjithë anëtarët e familjes kanë pasur takime me shpirtra të këqij, të cilët thonë se "jetojnë" në shtëpinë e tyre. Me shpirtrat i pari ishte takuar Chase i vogël, i cili thoshte se luante me Babadimrin. Pasi që e kishte përcjellë me vëmendje për një kohë të caktuar, Lavinia kishte konstatuar se nuk bëhej fjalë për një person real, por ndoshta për ndonjë mik të imagjinuar të tij. Çfarë Babadimri, more...
Vesa po e shijon verënLexoni edhe:
Kjo teori e saj kishte rënë poshtë kur kishte kuptuar se "Babadimri" kërkonte dhe bënte me djalin e saj gjëra që nuk bëhen midis miqsh. Edhe pse ia kishte dalë ta pengonte fantazmën për të realizuar qëllimet e saj të pista, ajo ishte shqetësuar shumë për gjendjen në shtëpi, ku telashet ishin shtuar dukshëm kur një fuqi e panjohur e kishte paralizuar edhe vetë atë një ditë prej ditësh, e kishte hedhur në shtrat dhe ishte munduar ta shfrytëzonte, duke i fryrë gjatë tërë kohës me një frymë akull të ftohtë. Për fat, nëna ia kishte dalë që të shpëtonte dhe kishte vendosur që ta merrte vesh se për çfarë pranie bëhej fjalë dhe si mund ta heqë qafesh atë sa më parë. Kishte filluar edhe të kursente para, në mënyrë që të mund të shpërngulej. Varrezat dhe burgu famëkeq Duke hulumtuar, kishte marrë vesh se në afërsi të asaj shtëpie dikur kishte pasur disa varre, kurse në vendin ku ishte ndërtuar shtëpia ekzistonte një burg, ku të burgosurit mundoheshin dhe keqtrajtoheshin. Ajo kishte kërkuar ndihmë nga një "media" i shpirtrave, i cili i ka thënë se, në shtëpinë e saj, gjendet një "e çarë", nëpër të cilën shpirtrat mund të hyjnë lirisht në shtëpi.
Edhe pse Lavinia është e vendosur të largohet nga shtëpia, ajo thotë se vazhdimisht i ndodhin të papritura, të cilat e detyrojnë që t'i harxhojë kursimet, kështu që edhe pse kanë kaluar vitet, ajo nuk është në gjendje që ta sigurojë një shtëpi tjetër. Fotoalbumi i fantazmave Lavinia shpreson që, të paktën, do të mund të bëjë aq para, saqë ta paguajë priftin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, për t'ia bekuar shtëpinë. Në ndërkohë, ajo ka vendosur që të bëjë sa më shumë foto të fantazmave, të cilat ia kanë okupuar shtëpinë. Ajo thotë se, deri tani, ka fotografuar shpirtrat sesi rrinë pezull në ajër rreth djemve të saj, por nuk pranon t'i tregojë ato foto, nga frika e hakmarrjes së fantazmave. "Kur të dal në shtëpinë e re, do t'i publikoj të gjitha fotot", ka thënë ajo.
(Kosova Sot Online)