
Lexoni edhe:
Monika Salihu: Aq shumë kemi këngëtarë, saqë një pjesë të madhe të tyre nuk i njoh
Në Arizona të SHBA-së tanimë ka filluar konferenca e 23-të ndërkombëtare vjetore rreth UFOve. Gjatë disa ditëve në vijim, studiues, kërkues, shkencëtarë dhe entuziastë të tjerë do të diskutojnë çështje të shumta, duke filluar nga rrathët misteriozë të arave, e deri te udhëtimet ndërgalaktike, nga rrëmbimet e njerëzve nga alienët, e deri te fshehja e këtyre ngjarjeve nga qeveritë e ndryshme.
Monika Salihu: Aq shumë kemi këngëtarë, saqë një pjesë të madhe të tyre nuk i njohLexoni edhe:
Do të flasin disa akademikë, shkrimtarë, gazetarë dhe regjisorë. Në kuadër të kësaj konference do të mbahet edhe një festival i filmave me UFO. "Ky nuk është ndonjë takim i njerëzve ekscentrikë. Me mijëra njerëz nga e mbarë bota deklarojnë vazhdimisht se shohin UFO, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Pa marrë parasysh a kemi të bëjmë me jashtëtokësorë apo me diçka tjetër, ky është një fenomen botëror, për të cilin ia vlen të diskutohet", thotë organizatori i konferencës. Maureen Elsberry. Konferenca do të zgjasë deri më 16 shkurt.
(Kosova Sot Online)