Astronautët e NASA-s kanë raportuar për pamje të UFO-ve

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 14:26
Astronautët e NASA-s kanë raportuar për pamje të UFO-ve

Të gjitha informatat, që vijnë nga stacionet e ndryshme hapësinore, mbesin shumë diskrete. Një uebfaqe anonime ka zbuluar dokumentet, që tregojnë raportimet e astronautëve të ndryshëm, të cilët pretendonin që kishin parë jashtëtokësorë. Në mesin e shumë astronautëve, të cilët kishin raportuar për objekte të çuditshme, kanë qenë edhe Neil Armstrong dhe Edwin Aldrin.

 

Dokumenti që është publikuar në uebfaqen (syti.net) paraqet bisedën që është zhvilluar mes tyre. NASA: Çka ka atje? Kontrolli i misionit thërret 'Apollo 11' 'Apollo 11': Këto 'bebe' janë shumë të mëdha, zotëri! Madhështore. Nuk mund të besoj! Këtu ka edhe anije të tjera kozmike, të cilat qëndrojnë në radhë dhe duket që na shikojnë neve. Ato kanë mbërritur në Hënë para nesh.


(Kosova Sot Online)