Historia e princit 14-vjeçar i cili u mbyt pasi u rebelua ndaj të atit

  • A.P /
  • 04 May 2023 - 14:06
Historia e princit 14-vjeçar i cili u mbyt pasi u rebelua ndaj të atit

Një nga djemtë e Murat Beut, Savcı Beu ishte një njeri shumë i dashur për publikun, madje me mbështetjen që kishte, kishte filluar të ëndërronte për fronin kur ishte fëmijë, por planet e tij nuk shkuan ashtu siç donte dhe përfundimisht u verbua.

Şehzade Savcı Beu lindi më 1362-n, si njëri nga tre djemtë e Murat Beut, duke u bërë një nga Princat më të dashur nga populli në krye të sanxhakut të Bursës.

 

Një nga vëllezërit e tij, Şehzade Beyazid ishte në Kutahya, ndërsa vëllai tjetër, Yakup Çelebi Karesi ishte në një pjesë tjetër të Bursës.

Megjithatë, princi, i cili ishte ende fëmijë, kishte plane të tjera. Beu i riu bashkëpunoi me Andronikos, djalin e madh të Joani V, i cili ishte kreu i Perandorisë Bizantine në atë kohë dhe të dy donin të njëjtën gjë: të kishin pushtet.

 

Şehzade e dinte se nuk do të vinte radha e tij për shkak të vëllezërve të tij. Dy princat, duke marrë forcë nga njëri-tjetri, filluan një rebelim kundër babait të tyre, por Princi ishte shumë i ri për këtë kryengritje, vetëm 14 vjeç! Megjithatë, kjo nuk e pengoi dhe ai u vetëshpall sulltan dhe mbajti një predikim në emër të tij.

Kur Murat Beu dëgjoi për revoltën, ai kaloi Bosforin dhe erdhi në Bigë, ku thirri të birin. Ky i fundit, duke refuzuar ftesën e të atit, u përball me ushtarët osmanë dhe ushtarët e Andronikos bizantin dhe babait të tij Murat i I-rë, por u mund. 

Princi arriti të arratisej me ushtarët e tij gjatë luftës dhe u strehua në Dimetoka, por u kap atje. Murati i kërkoi djalit të tij të rrëfente krimin e tij dhe të kërkonte falje. Megjithatë, ai ishte i vendosur në rrugën e tij drejt fronit, duke bërë që babai i tij të zemërohej edhe më shumë.

Ngaqë babai i tij ishte shumë i prekur nga revolta e beut princ, ai i vuri një shufër në sy, duke bërë kështu që ai të humbte çdo të drejtë për fron. I njëjtin dënim u zbatua nga perandori bizantin Joani V për djalin e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, princin Andronikos.

Edhe pse Princi Savi humbi shikimin, ai nuk e humbi dëshirën për fronin dhe filloi përsëri të përgatitej për rebelim. Megjithatë, këtë herë babai i tij, Murati I, nuk ishte aq i duruar dhe nuk e fali djalin e tij, duke e mbytur. Kjo ishte historia e trishtë e jetës së shkurtër të një princi të ri, i cili ishte vetëm 14 vjeç.

(Kosova Sot Online)