Reçeta e Cekës - Shportë shalqiri në flakë

  • 12 August 2017 - 09:00
Reçeta e Cekës - Shportë shalqiri në flakë

PËRBËRËSIT: 1 shalqi, pemë të ndryshme, sikurse ananas, karambolla(fryt ylli), banane, pjepër, pjeshkë etj. , 100 gr sheqer të kafenjtë, lëngu i 2 portokajve, 1 lugë kanellë, 2 dcl rum. Shalqiri pritet në formë shporte. Largohet me kujdes brendia. Pemët priten në copa ose rrathë. Sheqeri shkrihet në zjarr të ulët dhe, sa të paraqiten fluskat, shuhet me lëng portokalli. Shurupi vlohet gjersa të trashet. Ndërkohë radhiten pemët e ndryshme në shkopinj metali ose shishqebapi dhe futen në shurup të trashë duke i lagur nga të gjitha anët. Pas 5 minutash, ena largohet nga zjarri. Nxehet rumi në xhezve, hidhet mbi pemë të nxehta dhe ndizet flakë. Pemët me aromë të këndëshme futen në shportë shalqiri dhe shërbehen. 

(Kosova Sot)