Receta e Cekes: ROLE ME MISH QENGJI

  • 27 September 2017 - 09:16
Receta e Cekes: ROLE ME MISH QENGJI

PËRBËRËSIT: Një copë mish qengji nga brinjët, 200 gr. mish të bluar, 30 gr. galetë, 1 qepë, 1 vezë për yç, 3 vezë të ziera, 1 karotë, kripë, piper, majdanoz, vaj ose gjalpë, mustard. Nga mishi largohen brinjët, rrahet lehtë që të fitohet një copë më e madhe, kriposet, piperoset dhe lyhet me mustardë. Në ndërkohë përgatitet yçi nga qepët e grira në rende dhe të fërguara pak. Shtohet mishi I bluar, galeta e lagur, karota e kaluar në rende ose e zier dhe e prerë imët, majdanozi I grirë hollë. Të gjitha këto kriporen dhe u hidhet një vezë e tundur. Masa përzihet mirë dhe me të lyhet mishi. Rradhiten vezët e ziera njëra pas tjetrës, mbështillet me kujdes në role dhe lidhet me spango kuzhine. Rolada vendoset në enë qelqi të lyer me yndyrë, mbi I hidhet yndyrë e nxehtë, 1 dcl ujë e verë e bardhë dhe futet në furrë të nxehtë. Gjatë pjekjes rolada laget me lëngun të cilin e lëshon gjat pjekjes. Nëse ka nevojë, shtohet ujë I nxehtë ose verë. Rolada e pjekur vendoset në pjatë ovale të nxehtë, pas 10 min. pritet në pjesë të barabarta dhe shërbehet me perime të ziera, patate të skuqura ose pilaf. Lëngut të cilin e lëshon gjatë pjekjes I shtohet ajkë, përzihet sa të marrë një valë dhe hidhet mbi mish.

(Kosova Sot)