Receta e Cekës - Pite me presh
PËRBËRËSIT:
1 kg presh,
1/2 gotë ajkë,
1/2 kg petë për pite,
4 vezë,
1 lugë gjalpë,
150 gr margarinë,
1 gotë ujë mineral,
kripë.
Preshtë pastrohen nga gjethet e gjelbra. Pjesët e bardha të preshve priten imët dhe fërgohen me një lugë yndyrë, në tenxhere të mbuluar gjersa të zbuten. Hidhen kripë dhe ½ gotë ajkë. Në tepsi të lyer me yndyrë, shtrohen 3-4 petë një nga një duke i spërkatur me yndyrë dhe ujë mineral. Hidhet gjysma e preshve dhe vazhdohet në të njëjten mënyrë me petë, prapë presh dhe përfundojnë petët. Vezët tunden me ujin e mbetur dhe hidhen mbi petë. Tepsia futet në furrë të nxehtë në fillim me 220 gradë C, e pastaj ulet temperatura në 200 gradë C për t’u pjekur për 30 minuta. Nëse përgaditen 3 petë karmeri dhe shtrohen në tepsi, pastaj veprohet si më lartë dhe mbulohet me tri petë katmeri, atëherë pitja do të jet më e butë dhe e mirë.
(Kosova Sot)